Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë të Urdhëresës Administrative te UNMIK-ut Nr. 2003/13, të ndryshuar dhe zëvendësuar.

Nr. të lëndës KI29/09, KI32/09, KI47/09

Parashtruesit: Teki Bokshl, Avdi Rizvanolli dhe Qaush Smajlaj

Shkarko:

Parashtruesit, tre avokatët, e kishin dorëzuar Kërkesën në bazë neneve 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës dhe neneve 6 dhe 14 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke pohuar se dy dispozita kundërthënëse të një Udhëzimi Administrativ të UNMIK-ut ishin diskriminuese dhe shkelnin nenet 5, 23, 24 dhe 31 të Kushtetutës, sepse në disa raste palëve u kërkohej të bartnin shpenzimeve të përkthimit të dokumenteve në gjuhën angleze e në disa raste të tjera përkthimet përgatiteshin nga Dhoma e Posaçme, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte papranueshme sipas neneve 53 dhe 113.7 të Kushtetutës, nenit 47.1 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregullës 69 të Rregullores së Punës sepse asnjë nga Parashtruesit nuk kishte demonstruar se ishte palë e autorizuar për parashtrimin e Kërkesës duke u bazuar në shkeljen e të drejtave ose lirive të tij kushtetuese individuale. Gjykata theksoi se ankesa për shkelje kushtetuese e paraqitur si një actio popularis nga dikush që nuk ka qenë drejtpërdrejtë i prekur është e papranueshme, duke cituar rastin Ilhan v. Turkey

Parashtruesit:

Teki Bokshl, Avdi Rizvanolli dhe Qaush Smajlaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa nuk është paraqitur nga një palë e autorizuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative