Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë te Aktgjykimit Rev. nr. 184/2008 të datës 27 janar 2009 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës

Nr. të lëndës KI 74/09

Parashtruesit: Feti (Hamez) Gashi

Shkarko:

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar se i është shkelur e drejta e tij kushtetuese për të punuar, me aktgjykimin e Gjykatës Supreme i cili e kishte mbështetur përjashtimin e tij nga puna pas një veprimi disiplinor, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sepse ajo ishte dorëzuar pothuajse njëmbëdhjetë muaj pasi Parashtruesi kishte pranuar vendimin përfundimtar të Gjykatës Supreme, që do të thotë pas skadimit të afatit katër mujor të përcaktuar në nenin 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese

Parashtruesit:

Feti (Hamez) Gashi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile