Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë te mosekzekutimi te Aktgjykimit A nr. 1428/2005 te Gjykatës Supreme të Kosovës, te 13 qershorit 2006

Nr. të lëndës KI 46/09

Parashtruesit: Miftar Sejdiu

Shkarko:

Parashtruesi e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar se i janë shkelur të drejtat e tij kushtetuese si pasojë e dështimit të Gjykatës Supreme që të ekzekutojë aktgjykimin në të mirë të tij që i siguronte atij pensionin e aftësisë së kufizuar, i cili ishte nxjerrë në vitin 2006. Në vitin 2007, përkundër aktgjykimit, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale sërish e refuzoi kërkesën e tij për pension duke e këshilluar Parashtruesin se i kishte 30 ditë brenda të cilave ai mund të ankohej për ketë refuzim në Gjykatën Supreme, Në vend se ta bëj ketë, në vitin 2009, Parashtruesi u ankua drejtpërdrejt në Gjykatën Kushtetuese, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte e papranueshme sipas nenit 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (“Ligji”) dhe Rregullës 17.1(b) të Rregullores së Punës pasi që vendimi i kontestuar ishte nxjerrë para hyrjes në fuqi të Ligjit dhe Kërkesa nuk ishte parashtruar brenda 4 muajsh nga hyrja në fuqi e Ligjit, duke cituar nenet 56 dhe 58 të Ligjit

Parashtruesit:

Miftar Sejdiu

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është paraqitur pas afatit

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile