Aktvendim për papranueshmëri

Metush Haziri kundër Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, A. Nr. 2705/2007

Nr. të lëndës KI 44/09

Parashtruesit: Metush Haziri

Shkarko:

Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë kundër aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës e cila i konfirmoi vendimet e organeve administrative me të cilat parashtruesit i hiqet e drejta për pension dhe pension invalidor, Ai pretendon se me ketë vendim është shkelë e drejta e tij për pension duke mos e specifikuar, a përkufizuar në mënyrë të qartë, se cilat të drejta dhe liri kushtetuese pretendon se i janë shkelur, dhe nuk ka mbështetur me asnjë fakt shkeljen konkrete që eventualisht i është cenuar, Gjykata Kushtetuese duke ju referuar Ligjit mbi Gjykatën Kushtetuese sipas të cilit kërkesa duhet të dorëzohet brenda katër muajve, vlerësoi se kërkesa është parashtruar pas këtij afati, i cili e bën atë të papranueshme, Më tej, Gjykata vendosi se edhe po ta shtrinte autoritetin e vet për ta shqyrtuar kërkesën, do ta refuzonte atë si të papranueshme me arsyetimin se pas shqyrtimit të procedurave administrative, nuk pa që procedurat ishin të padrejta a të prekura nga arbitrariteti, ngase parashtruesi nuk ka ofruar asnjë provë a fakt relevant që do të tregonte shkeljen e të drejtave të tij kushtetuese

Parashtruesit:

Metush Haziri

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është ratione temporis jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile