Parashtruesi i kërkesës ka paraqitur kërkesë me të cilën kërkon vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimeve të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, ku parashtruesi pati paraqitur ankesë kundër AKM-së e cila nuk e kishte përfshire atë në listën e punëtoreve legjitim për të përfituar 20% e të ardhurave nga privatizimi i fabrikës ku ai kishte punuar më parë, Ai pretendoi se me këtë rast i janë mohuar të drejtat e njeriut, barazia para ligjit dhe e drejta e lirisë dhe sigurisë, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtruesit si të papranueshme me arsyetimin se kërkesa është dorëzuar pas afatit kohor të paraparë me Ligjin mbi Gjykatën, dhe si e tillë nuk mund të konsiderohet se parashtruesi i ka përmbushur kërkesat për pranueshmërinë e kërkesës
Fillim Musa Guga
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është paraqitur pas afatit
Civile