Aktvendim për papranueshmëri

Demё Kurbogaj dhe Besnik Kurbogaj kundër vendimit Pkl. Nr. 61/07 të Gjykatës Supreme, vendimit Nr. AP. Nr 510/2007 të Gjykatës Supreme

Nr. të lëndës KI 07/09

Parashtruesit: Demë Kurbogaj dhe Besnik Kurbogaj

Shkarko:

Parashtruesit e kërkesës kanë paraqitur kërkesë në të cilën pohojnë se në gjykimin kundër tyre u janë shkelur të drejtat e garantuara me Kushtetutë, duke pretenduar se faktet e lëndës nuk u vlerësuan në mënyrë të drejtë nga Gjykata Supreme, dhe se lënda u vendos në bazë të paragjykimeve dhe presioni i ushtruar në dëshmitarë, Në të njëjtën kohë, parashtruesit pretenduan se aktgjykimi kundër tyre ishte, inter alia, i bazuar në prova të papranueshme dhe se gjatë procedurës janë bërë shkelje të ndryshme procedurale në gjykatore, kryesisht nga prokurori, dhe se me ketë rast u është cenuar integriteti personal, Përfundimisht, parashtruesit theksojnë se nuk ishin përgjegjës për veprën penale e cila iu ishte ngarkuar, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtruesve si të papranueshme me arsyetimin se parashtruesit nuk i kanë përshkruar dhe demonstruar shkeljet e të drejtës së tyre për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, Më tej, Gjykata konsideron se kërkesa nuk përmban asnjë fakt që do të provonte se gjykatës, gjatë shqyrtimit të lëndës, i mungonte paanshmëria ose procedura ishte e padrejtë, Sipas Gjykatës, fakti se parashtruesit janë të pakënaqur me rezultatin e lëndës nuk mund të shërben si bazë për argumentim të shkeljes së nenit 31 të Kushtetutës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm

Parashtruesit:

Demë Kurbogaj dhe Besnik Kurbogaj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale