Vendim

Mimoza Kusari – Lila kundër Komisionit Qendror Zgjedhor

Nr. të lëndës KI 73/09

Parashtruesit: Mimoza Kusari-Lila

Shkarko:

Parashtruesja e kërkesës ka paraqitur kërkesë me të cilën kërkon vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) i cili, sipas saj, certifikoi rezultatet e zgjedhjeve pa e pritur rezultatin e të gjitha ankesave që ishin paraqitur në Gjykatën Supreme nga subjekti i saj politik, pas hedhjes poshtë të tyre nga Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP), Ajo pretendon se me këtë vendim të KQZ, i është shkelur liria zgjedhore dhe pjesëmarrja si dhe mbrojta gjyqësore e të drejtave, Në të njëjtën kohë, parashtruesja e kërkesës pati kërkuar vënien e masës së përkohshme me të cilën kërkonte anulimin e rezultateve të zgjedhjeve në Komunën e Gjakovës në vendvotimet ku procesi i zgjedhjeve është shkelur, ndërsa Gjykata Kushtetuese pati hedhur poshtë atë me një vendim të mëparshëm, Gjykata Kushtetuese vendosi që të refuzojë kërkesën e parashtrueses si të papranueshme, duke qenë se në këtë procedurë parashtruesja kërkon mbrojtje të të drejtave të saj individuale, për të cilat ajo duhet t’i shterë të gjitha mjetet juridike, e që ajo nuk e ka bërë, Gjykata kujton se neni 119 i Ligjit mbi Zgjedhjet e Përgjithshme, lejon secilin person që ka interes ligjor në një çështje brenda juridiksionit të KZAP-it të paraqesë ankesë, ndërsa këto mjete ishin shfrytëzuar nga subjekti politik i parashtrueses i cili kishte apeluar në KZAP dhe në Gjykatën Supreme, e jo ajo si individ, siç paraqitet pranë Gjykatës Kushtetuese, Rrjedhimisht, duke u bazuar në këto, Gjykata vendosi që ta shpallë kërkesën e parashtrueses si të papranueshme për shkak të mos shterjes së mjeteve juridike

Parashtruesit:

Mimoza Kusari-Lila

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Array

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

administrative