Njoftim për medie

12.11.2010
Ju njoftojmë se më 18 nëntor 2010, në orën 13:30, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do ta bëjë inaugurimin solemn të  bibliotekës së Gjykatës Kushtetuese, e cila u mbështet nga Projekti i GTZ-së për Reformë Ligjore.

Ceremonia do të mbahet në objektin e Gjykatës Kushtetuese, në rrugën “Perandori Justinian” p.n. në Prishtinë.

Të gjitha mediet janë të mirëseardhura të marrin pjesë në këtë ceremoni.