Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësimi i Kushtetutshmërisë te Aktgjykimit te Gjykatës se Qarkut Prishtine P.nr. 49/2006 te 30.8.2006, dhe Aktgjykimit te Gjykatës Supreme te Kosovës Pkl. nr/8/09 te 19.4.2010

Nr. të lëndës KI 50/10

Parashtruesit: Alil Memetoviq

Shkarko:

Parashtruesi, një i burgosur që është duke vuajtur dënimin me burgim prej 30 vitesh pasi është dënuar për vrasje të rëndë dhe shkelje që lidhen me armë, kishte parashtruar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës duke pretenduar se me aktgjykimin e Gjykatës Supreme që konfirmonte dënimin e tij nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës janë shkelur disa të drejta të paspecifikuara kushtetuese të tij. Parashtruesi argumentoi se vendimet e gjykatës ishin bazuar në përcaktimin e gabuar të fakteve, përfshirë edhe dështimin për të bërë rikonstruimin në në vendin e ngjarjes dhe se dënimi i dhënë ishte shumë i rëndë, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte qartazi e pabazuar dhe e papranueshme, sipas neneve 102 dhe 113.1 të Kushtetutës dhe neneve 47 dhe 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, sepse Parashtruesi nuk kishte ofruar dëshmi që tregojnë prima facie se procedurat në rastin e tij kanë qenë të padrejta ose se nuk kanë qenë të paanshme. Gjykata theksoi kompetencën e kufizuar të saj që të zgjidh vetëm kontestet kushtetuese dhe se ajo nuk mund të rishqyrtojë vendimet gjyqësore që kanë të bëjnë me faktet dhe aplikimin e të drejtës materiale, nëse procesi ka qenë i drejtë dhe i paanshëm, duke cituar rastin Akdivar kundër Turqisë. Gjykata theksoi se pakënaqësia e Parashtruesit me rezultatin në rastin e tij nuk ishte bazë e mjaftueshme për ta kontestuar atë në Gjykatën Kushtetuese, duke cituar rastin Mezotur-Tiszacugi Tarsulat kundër Hungarisë

Parashtruesit:

Alil Memetoviq

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale