Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev. nr. 352/2016, të 16 marsit 2017

Nr. të lëndës KI 100/17

Shkarko:
Përmbledhje

Kl100/17, Parashtruesi i kërkesës: Miftar Gashi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme, Pml. nr. 352/2016,  të 16 marsit 2017

KI100/17,  Aktvendim për papranueshmëri i miratuar më 17 maj 2018, i publikuar më 11 qershor 2018

Fjalët kyç:  Kërkesë individuale, procedurë disiplinore, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, parimi i subsidiaritetit, kërkesë e papranueshme.

Në rastin në fjalë, parashtruesi u ankua se gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm i kishin shkelur të drejtat për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, sepse gjyqtari zëvendësues nuk kishte dëgjuar dy dëshmitarë që ishin dëgjuar nga gjyqtari i mëparshëm. Parashtruesi u ankua se i ishte shkelur edhe e drejta për qasje në gjykatë.

Gjykata vuri re se parashtruesi nuk ishte ankuar para gjykatave të rregullta, as shprehimisht as në mënyrë të nënkuptuar, lidhur me mos-ridëgjimin e dëshmitarëve dhe pretendimin për shkelje të së drejtës së tij për qasje në gjykatë. Ky pretendim u hodh poshtë si i papranueshëm për shkak se hera e parë që ngrihej ishte përpara  Gjykatës Kushtetuese. Gjykata theksoi se parashtruesit të kërkesës i ishte mundësuar zhvillimi i procedurës në bazë të parimit të kontradiktoritetit dhe se atij i ishte dhënë mundësia të paraqiste në kohë, gjatë fazave të ndryshme të kësaj procedure, arsyet dhe provat që i konsideronte të rëndësishme për rastin e tij.

Gjykata konstatoi se kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç parashihet me nenin 113 (7) të Kushtetutës dhe nenin 48 të Ligjit dhe siç përcaktohet më tej me rregullën 36 (2) (d ) të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Miftar Gashi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative