Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme, AA. nr. 34/2017, të 17 nëntorit 2017

Nr. të lëndës KI142/17

Parashtruesit: Mentor Jashari

Shkarko:

KI142/17, Parashtruesi e kërkesë: Mentor Jashari, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme, AA. nr. 34/2017, të 17 nëntorit 2017

KI142/17, Aktvendim për papranueshmëri i 2 marsit 2018, i publikuar më 20 prill 2018

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, vlerësim i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, procedurë administrative, qartazi e pabazuar

Kërkesa bazohet në nenin 113.7 të Kushtetutës, nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121, dhe në rregullin 29 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Parashtruesi i kërkesës pretendon se, si kandidat i subjektit politik Iniciativa Qytetare, kishte fituar vendin e dytë për nga numri i votave dhe se në pajtim me këtë, atij duhet t’i ndahet mandati i dytë i KK të Skenderajt. Megjithatë, KQZ këtë mandat ia ka ndarë kandidatit të gjinisë femërore me më pak vota të fituara në bazë të kuotës prej 30%.

Gjykata konsideron se Gjykata Supreme ka dhënë një përgjigje të arsyetuar për të gjitha pretendimet e parashtruesit të kërkesës; dhe parashtruesi i kërkesës nuk paraqet fakte dhe argumente që tregojnë se vendimi i kontestuar ia ka mohuar gëzimin e të drejtës së parashtruesit të kërkesës për zgjedhje të lira, siç parashihet me nenin 45 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes] të Kushtetutës ose nenin 3 të Protokollit 1 të KEDNJ-së.

Si përfundim, Gjykata konsideron se parashtruesi i kërkesës nuk ka dëshmuar pretendimet e tij për shkeljen e të drejtave të tij kushtetuese të garantuara me nenin 45 të Kushtetutës në lidhje me nenin 3 të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së.

Prandaj, Gjykata konstaton se kërkesa e parashtruesit është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe në pajtim me rregullin 36 (1) (d) dhe (2) (b) të Rregullores së punës është e papranueshme.

Parashtruesit:

Mentor Jashari

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Administrative