Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Specializuar të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që lidhen me AKP-në, C-II-13-0045, të 31 marsit 2014

Nr. të lëndës KI 125/16

Shkarko:
Përmbledhje

KI125/16, Parashtrues: Živorad Dejanović, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Specializuar të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që lidhen me AKP-në, C-II-13-0045, të 31 marsit 2014

KI125/16, Aktvendim për papranueshmëri, i 15 majit 2018, publikuar më 13 qershor 2018

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, e drejta për mjete juridike, parimi i subsidiaritetit

Kolegji i Specializuar i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që lidhen me AKP-në, nëpërmjet Aktgjykimit C-II-13-0045, të 31 marsit 2014, refuzoi si të papranueshme ankesën e parashtruesit të kërkesës, i cili kishte  pretenduar se ka të drejtë në 20% të të ardhurave nga privatizimi NSH “Fabrika e Letrës dhe Kartuçit” në Lipjan. Ankesa u refuzua si e papranueshme me arsyetimin se e njëjta është parashtruar jashtë afatit kohor.

Parashtruesi i kërkesës u ankua në Gjykatën Kushtetuese se  nuk e ka pranuar asnjëherë vendimin e kontestuar, dhe si rrjedhojë, parashtruesi i kërkesës kishte pretenduar se i është shkelur e drejta e tij e garantuar me nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës nuk i ka shteruar të gjitha mjetet juridike të përcaktuara me ligj dhe vlerësoi se ai nuk i ka plotësuar kriteret e pranueshmërisë, të përcaktuara me Kushtetutë, dhe të parapara më tej me Ligj dhe të specifikuara me Rregullore të punës.

Parashtruesit:

Živorad Dejanović

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Nuk janë shterur mjetet juridike

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile