Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-II-12-0122, të 14 dhjetorit 2016

Nr. të lëndës KI 39/17

Shkarko:
Përmbledhje

KI39/17, Parashtrues: Milorad Pešić, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, AC-II-12-0122, të 14 dhjetorit 2016

KI39/17, Aktvendim për papranueshmëri, i 5 nëntorit 2018, publikuar më 06 dhjetor 2018

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e drejta për mjete juridike, qartazi e pabazuar

Kolegji i Apelit, duke vendosur në merita të rastit, aprovoi ankesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, të parashtruar kundër Aktgjykimit të Gjykatës Komunale në Prishtinë, me të cilin ishte miratuar padia e parashtruesit dhe ishte shpallur nule Kontrata e shitblerjes e lidhur ndërmjet paraardhësit të parashtruesit të kërkesës dhe Ndërmarrjes Shoqërore KBI “Kosova Export”.

Parashtruesi në kërkesën e tij pretendon se Aktvendimi i Kolegjit të Specializuar, me të cilin ishte pezulluar çështja pas procedurës së likuidimit të NSH “Bujqësia” në Fushë-Kosovë, është i plotfuqishëm, dhe se Kolegji i Apelit kishte vendosur pa kompetencë të tij të vendimmarrjes në këtë çështje juridike kontestimore.

Parashtruesi i kërkesës pretendon se me aktgjykimin e kontestuar të Kolegjit të Apelit, i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], nenin 32 [E Drejta për Mjete Efektive Juridike], nenin 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] dhe nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 [E Drejta për një Proces të Rregullt] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Gjykata konstatoi se kërkesa është e papranueshme, për shkak se parashtruesi i kërkesës nuk e ka mbështetur dhe dëshmuar në mënyrë të mjaftueshme pretendimin e tij. Kërkesa u shpall e papranueshme si qartazi e pabazuar.

Parashtruesit:

Milorad Pešić

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile