Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, PML. nr. 102/17, të 29 majit 2017

Nr. të lëndës KI 91/17

Shkarko:
Përmbledhje

KI91/17, Parashtrues i kërkesës: Enver Islami, vlerësim i kushtetutshmërisë i Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës  PML nr. 102/17, të 29 majit 2017

KI91/17, Aktvendim për papranueshmëri i 22 nëntorit 2018, i publikuar më 19 dhjetor 2018

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, qartazi e pabazuar

Parashtruesi i kërkesës e dorëzoi kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, neneve 22 dhe 47 të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe rregullin 32 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës e Kosovës.

Më 5 tetor 2016, Gjykata Themelore në Prishtinë përmes me Aktgjykimit [P. nr. 434/14] e shpalli parashtruesin e kërkesës fajtor për veprën penale të vrasjes së rëndë dhe e dënoi me burgim. Më 31 janar 2017, Gjykata e Apelit përmes Aktgjykimit [PAK. nr. 724/16] e refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës dhe ankesën e Prokurorisë duke vërtetuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore.  Parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme kundër Aktgjykimeve të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore.

Në kërkesën e tij drejtuar Gjykatës, parashtruesi i kërkesës nuk specifikoi se cilat të drejta dhe liri janë shkelur me aktin e autoritetit publik të cilin ai konteston, përkatësisht me Aktgjykimin e Gjykatës Supreme. Për më tepër, parashtruesi i kërkesës nuk i kishte saktësuar faktet dhe pretendimet për shkelje të të drejtave kushtetuese.

Rrjedhimisht, dhe në rrethanat e këtij rasti, kërkesa e parashtruesit të kërkesës është në pajtim me kriteret e përcaktuara në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës dhe me nenet 47 dhe 49 të Ligjit. Megjithatë, kërkesa e parashtruesit nuk i plotëson kërkesat e pranueshmërisë siç parashihet në nenin 48 të Ligjit dhe pikën (d) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

Prandaj, Gjykata deklaron kërkesën si të papranueshme sepse  ajo nuk i përmbush kriteret e pranueshmërisë siç parashihen

Parashtruesit:

Enver Islami

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale