Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme PML. nr. 181/2018 të 23 gushtit 2018

Nr. të lëndës KI 142/18

Parashtruesit: Luan Ibrahimi

Shkarko:

KI142/18, Parashtrues i kërkesës: Luan Ibrahimi, vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme PML. nr. 181/2018 të 23 gushtit 2018

KI142/18, Aktvendim për papranueshmëri i 27 nëntorit 2018, publikuar më 26.12.2018

Fjalët kyç: kërkesë individuale, vlerësim i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, qartazi e pabazuar

Parashtruesi i kërkesës parashtroi kërkesë në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, nenet 27 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, nr. 03/L-121 dhe rregullit 32 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Më 26 shkurt 2018, Gjykata Themelore në Ferizaj me Aktgjykimin P. nr. 352/17 e shpalli parashtruesin e kërkesës fajtor për vepër penale dhe e dënoi me burgim, i cili, në pajtim me KPK-në është zëvendësuar me gjobë.

Më 28 maj 2018, Gjykata e Apelit me Aktgjykimin PA1. nr. 499/2018 e refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës, dhe vërtetoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore.

Parashtruesi parashtroi kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykatën Supreme kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Themelore.

Më 23 gusht 2018, Gjykata Supreme me Aktgjykimin Pml. nr. 181/2018, e refuzoi si të pabazuar kërkesën e parashtruesit për mbrojtje të ligjshmërisë.

Në kërkesën e tij në Gjykatë, parashtruesi nuk ka deklaruar qartë se cilat të drejta dhe liri pretendon se i janë shkelur me aktin e autoritetit publik të cilin ai e konteston pranë Gjykatës, përkatësisht vendimin e Gjykatës Supreme. Për më tepër, parashtruesi i kërkesës nuk deklaron saktësisht faktet dhe pretendimet për shkeljen e të drejtave kushtetuese.

Prandaj, në rrethanat e këtij rasti, kërkesa e parashtruesit është në pajtim me kriteret e përcaktuara në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës dhe të neneve 47 dhe 49 të Ligjit. Megjithatë, kërkesa e parashtruesit nuk i plotëson kushtet e pranueshmërisë siç parashihet me nenin 48 të Ligjit dhe pikën (d) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

Rrjedhimisht, Gjykata e deklaroi kërkesën e parashtruesit të papranueshme, sepse ajo nuk i plotëson kushtet e pranueshmërisë siç parashihet në nenin 48 të Ligjit dhe pikën (d) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

Parashtruesit:

Luan Ibrahimi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Penale