Aktvendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, PAKR. nr. 364/2015, të 21 tetorit 2015, dhe Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pzd. nr. 154/2017, të 13 shkurtit 2018

Nr. të lëndës KI 120/18

Shkarko:
Përmbledhje

KI120/18, Parashtrues: Arian Lluka, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit, PAKR. nr. 364/2015, të 21 tetorit 2015 në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë, P. nr. 04/2013, të 19 marsit 2014, si dhe Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Pzd. nr. 154/2017, të 13 shkurtit 2018

KI120/18, Aktvendim për papranueshmëri, i 26 nëntorit 2018, publikuar më 27 dhjetor 2018

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kërkesë për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit, kërkesë e paafatshme

Në kërkesën e tij, parashtruesi i kërkesës konteston Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, si dhe Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, të nxjerra, respektivisht në kuadër të procedurës penale dhe procedurës përkitazi me kërkesën për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit.

Parashtruesi i kërkesës ishte shpallur fajtor për kryerjen e një vepre penale dhe dënuar me burgim. Marrë për bazë faktin se parashtruesi i kërkesës gjatë kryerjes së veprave penale ishte akoma i mitur, Gjykata Themelore në aktgjykimin e saj me të cilin kishte shpallur parashtruesin e kërkesës fajtor dhe dënuar atë me burgim kishte zbatuar dispozitat e Kodit të Drejtësisë për të Mitur.

Parashtruesi i kërkesës kundër aktgjykimit dënues kishte parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit. Gjykata e Apelit, ankesën e parashtruesit të kërkesës e kishte refuzuar si të pabazuar, duke vërtetuar Aktgjykimin e Gjykatës Themelore.

Pas një periudhe të caktuar, në një procedurë tjetër, parashtruesi në Gjykatën Supreme kishte paraqitur kërkesë për zbutje të jashtëzakonshme të dënimit të shqiptuar me aktgjykimin e formës së prerë të Gjykatës Themelore. Gjykata Supreme, kërkesën e parashtruesit e kishte refuzuar si të pabazuar.

Gjykata, konstatoi se kërkesa e parashtruesit në lidhje me dy vendimet e kontestuara nga ai nuk ishte dorëzuar brenda afatit ligjor prej 4 (katër) muajsh, të paraparë në nenin 49 të Ligjit dhe rregullit 39 (1) (c) të Rregullores së punës dhe, rrjedhimisht kishte përfunduar se kërkesa e tij është e paaftshme.

Parashtruesit:

Arian Lluka

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim