Vendim

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prizren, PPP. nr. 267/2017, të 15 prillit 2019

Nr. të lëndës KI 70/19

Parashtruesit: Lorenc Kolgjeraj

Shkarko:

KI70/19, Lorenc Kolgjeraj, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prizren, PPP. nr. 267/2017, të 15 prillit 2019

 KI70/19, Vendim për refuzim të kërkesës i 23 korrikut 2019, publikuar më 8 gusht 2019

Fjalët kyç: Kërkesë individuale, kërkesë e paplotësuar, vendim për refuzim

Parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se gjykatat e rregullta, duke vendosur lidhur me Urdhrin e Përmbaruesit Privat,  pa të drejtë kishin detyruar parashtruesin e kërkesës që t’i paguaj një shumë të caktuar parash, KRU “Radoniqi-Dukagjini”, në emër të shpenzimit të ujit, duke pretenduar se prona lidhur me të cilën kërkohet borxhi nga KRU “Radoniqi-Dukagjini”, është në emër të personave të tretë dhe jo e parashtruesit të kërkesës. Parashtruesi i kërkesës nuk ka cekur në mënyrë specifike ndonjë të drejtë të garantuar me Kushtetutë, për të cilën ai pretendon se i është shkelur me vendimet e kontestuara.

Marrë parasysh faktin se kërkesa e parashtruesit të kërkesës nuk ishte e plotësuar,   Gjykata i kërkoi parashtruesit të kërkesës që të plotësojë kërkesën e tij, duke: a) plotësuar formularin e kërkesës të Gjykatës; b) specifikuar saktësisht aktet e autoriteteve publike ndaj të cilave ankohet; dhe c) sqaruar ankesat e tij sipas Kushtetutës.

Parashtruesi i kërkesës, duke ju përgjigjur kërkesës së Gjykatës, megjithëse dorëzoi formularin e kërkesës të Gjykatës dhe specifikoi vendimet gjyqësore në lidhje me rastin e tij, ai nuk specifikoi të drejtat kushtetuese që ai pretendon se janë shkelur nga autoritetet publike dhe nuk sqaroi ankesat e tij sipas Kushtetutës.

Rrjedhimisht, Gjykata konsideroi se kërkesa e parashtruesit, nuk i përmbush kriteret procedurale për shqyrtim të mëtejmë, për shkak të moskompletimit të saj me dokumentacion mbështetës dhe informata, ashtu siç kërkohet me nenet 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 32 (2) (e) dhe (g) të Rregullores së punës së Gjykatës, prandaj vendosi që konform nenit 113.7 të Kushtetutës, nenit 47 dhe 48 të Ligjit dhe rregullit 35 (5) të Rregullores së punës, kërkesa të refuzohet me procedurë të shkurtër.

Parashtruesit:

Lorenc Kolgjeraj

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim