Judgment

Amendamentet e propozuara kushtetuese, të dorëzuara nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës më 23 mars 2012 dhe 4 maj 2012

Case No. KO29/12, KO48/12

Applicant: Kryetari i Kuvendit të Republikë së Kosovës

Parashtruesi paraqiti kërkesën bazuar në Nenin 113.9 dhe Nenin 144.3 të Kushtetutës me ç’rast dorëzoi një grup të amendamenteve të propozuara për të vlerësuar paraprakisht nëse ato pakësojnë të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës. Nga pakoja e amandamenteve kushtetuese, Gjykata veçoi dhe konstatoi se nenet e reja të propozuara 85.2, 86.3, 90.5 (2), 90.5 (3), 90.5 (5), 104.1, 114.2, 162.1 pakësojnë të drejtat dhe liritë e njeriut të përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës.

Nenin i ri i propozuar 85.2 lidhur me kufizimin e të drejtës për të qenë kandidat për President vetëm për qytetarët që kanë qenë banorë të përhershëm të Republikës së Kosovës për pesë vjet, Gjykata arsyetoi mes tjerash se amendamenti i propozuar paraqet kufizim të së drejtës së cilitdo qytetar të Republikës së Kosovës që nuk ka pasur banim të përhershëm në Kosovë për pesë vjet të plota para kandidimit për post, dhe se pakëson të drejtat dhe liritë e përcaktuara me Kapitullin II të Kushtetutës. Neni i ri i propozuar 86.3 lidhur me propozimet për postin e Presidentit të Kosovës -sepse ka të bëjë vetëm me subjektet politike parlamentare qe e kanë kaluar pragun zgjedhor në zgjedhjet e fundit, Gjykata arsyetoi mes tjerash pasiqë neni i ri i propozuar nuk lejon propozimin nga të gjitha subjektet politike të regjistruara, pakëson të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës.Neni i ri i propozuar 90.5 (2) lidhur me kufizimin e kompetencave të Ushtruesit të Detyrës së Presidentit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, Gjykata arsyetoi mes tjerash se nëse paraqiten rrethana të cilat kerkojnë që shteti të sigurohet dhe Ushtruesi i Detyrës se Presidentit i ka duart e lidhura, atëherë mund të paraqitet krizë kushtetuese të drejtat dhe liritë e njeriut të të gjithë qytetarëve në shtet mund të jenë në rrezik në një situatë të tillë, dhe se kufizimi i mundësisë së Ushtruesit të Detyrës së Presidentit për të shpallur gjendje të jashtëzakonshme pakëson të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës.Neni i ri i propozuar 90.5 (3) lidhur me kufizimin e kompetencave të Ushtruesit të Detyrës së Presidentit për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, Gjykata mes tjerash arsyetoi se drejtësia nuk mund të administrohet nëse gjyqtarët dhe prokurorët nuk janë në detyrë. Pengesa për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve mund të konsiderohet pengesë për administrimin e drejtësisë dhe pakësim i të drejtave dhe lirive të përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës.Neni i ri i propozuar 90.5 (5) lidhur me kufizimin e kompetencave të Ushtruesit të Detyrës së Presidentit për shpalljen e faljeve, Gjykata mes tjerash arsyetoi se me nenin e ri propozohet që kur një person meriton të falet, në pajtim me ligjin, falja e tillë mund të mos lejohet, dhe se kjo përbën pakësim të të drejtave dhe lirive të përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës. Neni i ri i propozuar 104.1 lidhur me veton pezulluese të Presidentit për emërimin e gjyqtarëve të gjykatave të rregullta, Gjykata mes tjerash arsyetoi se me rastin e shqyrtimit të nenit 90.5 (3), Gjykata theksoi se kufizimi i kompetencës së Ushtruesit të Detyrës së Presidentit për të emëruar gjyqtarë pakëson të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës. Gjykata më tutje theksoi se i njëjti arsyetim vlen edhe për veton pezulluese të propozuar për Presidentin për t’i kthyer prapa emrat e gjyqtarëve të propozuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës per t’u emëruar. Neni i ri i propozuar 114.2 lidhur me veton pezulluese të Presidentit për emërimin e gjyqtarëve të Gjykates Kushtetuese, Gjykata mes tjerash arsyetoi se qëndrimi në lidhje me emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese është qëndrim që mund të shkaktojë vonesa të paarsyeshme nga Presidenti nëse ai ose ajo e kthen prapa gjyqtarin e propozuar të Gjykatës Kushtetuese, dhe se neni i ri i propozuar përbën pakësim i të drejtave dhe lirive të garantuara me Kapitullin II të Kushtetutës. Neni i ri i propozuar 162.1 lidhur me ndërprerjen e parakohshme të mandatit të Presidentit të Republikës së Kosovës, Gjykata mes tjerash arsyetoi se ndërprerja e parakohshme e mandatit te Presidentit, siç parashihet me amendamentin e propozuar, ndikon në parimet themelore kushtetuese, në veçanti, parimin e ndalimit të shkurtimit të mandatit të fituar ligjërisht të postit kushtetues, si dhe parimin e mbrojtjes së besimit të arsyetuar të qytetarëve në ligjet e Kosovës dhe të zgjedhjes dhe mandatit të Presidentit të tyre duke u bazuar në ato ligje. Gjykata më tutje theksoi se mandati i Presidentit është i bazuar në Kushtetutë dhe si i tillë është i panecueshëm për të siguruar respektim të parimit të ndarjes së pushteteve dhe për ta ruajtur sigurinë në rendin juridik dhe kushtetues. Gjykata konstatoi se ndërpreja e parakoshme e mandatit të Presidentit të Republikës së Kosovës përbën pakësim të të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me Kapitullin II të Kushtetutës.

Për shkak të arsyeve të përmendura, Gjykata konkludoi se Amendamentet e lartpërmendura 1) pakësojnë të drejtat dhe liritë e njeriut të përcaktuara në Kapitullin II të Kushtetutës, 2) Aktgjykimi do t’u komunikohet palëve dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare në pajtim me nenin 20.4 te Ligjit; dhe 3) Aktgjykimi hyn në fuqi menjëherë.

Applicant:

Kryetari i Kuvendit të Republikë së Kosovës

Type of Referral:

KO - Referral from state organisations

Type of act:

Judgment

Violation of constitutional rights

Type of procedure followed before other institutions :

Other