Njoftim për vendimet nga seanca shqyrtuese e mbajtur më 29 mars 2021

29.03.2021

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 29 mars 2021, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesat: 1. KI 177/19; 2. KI 217/19; 3. KI 05/20; 4. KI 48/20; 5. KI 68/20; 6. KI 191/20 dhe 7. KI 195/20. Më poshtë mund t’i lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve (tekstet e plota të vendimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

1. Lënda: KI 177/19
Parashtrues: NNT “Sokoli”

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac.nr.2386/2018], të datës 17 maj 2019, në ndërlidhje me aktvendimin Gjykatës Themelore në Prishtinë [Cp.nr.200/2016], të datës 13 prill 2018. Pala parashtruese pretendonte se me vendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore, të garantuara me nenin 31 [E Drejta për një Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në nenet 21.4 [Parimet e Përgjithshme] dhe 113.7 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenet 21.4 dhe 113 (7) të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 56 (1) të Rregullores së punës:

VENDOS

I. TA SHPALLË kërkesën të pranueshme;

II. TË KONSTATOJË se ka pasur shkelje të nenit 31 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;

III. TË KONSTATOJË se Aktvendimi i Gjykatës së Apelit të Kosovës, Ac.nr.2386/2018, i 17 majit 2019, është i pavlefshëm dhe se i njëjti kthehet në rigjykim;

IV. TË URDHËROJË Gjykatën e Apelit që ta informojë Gjykatën Kushtetuese sa më shpejt që është e mundur, por jo më larg se 6 (gjashtë) muaj, respektivisht deri më 12 shtator 2021, lidhur me masat e ndërmarra për zbatimin e Aktgjykimit të kësaj Gjykate, në pajtim me rregullin 63 të Rregullores së punës;

V. TË MBETET e përkushtuar në këtë çështje në pritje të respektimit të këtij urdhri;

2. Lënda: KI 217/19
Parashtrues: Astrit Shabiu

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [ARJ-UZVP. nr. 77/2019], të datës 10 qershor 2019, në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës [AA. nr. 367/2018], të datës 19 dhjetor 2018 dhe me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative [A. nr. 729/16], të datës 4 maj 2018. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me vendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij, të garantuara me nenet: 23 [Dinjiteti i Njeriut], 24 [Barazi para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] dhe 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

3. Lënda: KI 05/20
Parashtrues: Labinot Namani

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev.nr. 324/2019], të datës 17 tetor 2019, me të cilin, sipas pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij, të garantuara me nenet 24 [Barazia para Ligjit] dhe 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E Drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 22 [Procedimi i kërkesës] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

4. Lënda: KI 48/20
Parashtrues: N.N.P “Kristal”

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [CML.nr.14/2019], të datës 18 nëntor 2019, në lidhje me aktvendimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac.nr. 4082/18], të datës 16 tetor 2018 dhe me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë [PPP.nr.1408/18], të datës 29 maj 2019. Pala parashtruese pretendonte se me vendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore, të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me nenin 10 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me nenin 21.4 dhe me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

5. Lënda: KI 68/20
Parashtrues: Hysen Thaqi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev.nr.383/2019], të datës 14 janar 2020, në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac.nr. 4470/2016], të datës 4 korrik 2019. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me vendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij, të garantuara me nenet: 3.2 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

6. Lënda: KI 191/20
Parashtrues: Adnan Ahmeti

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së akteve të paspecifikuara të autoriteteve publike. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu nuk ka qartësuar saktësisht se, cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pretendon t’i jenë cenuar nëpërmjet ndonjë akti të një autoriteti publik.
Kërkesa bazohej në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara], të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, dhe me rregullat 35 (5) dhe 59 (3) të Rregullores së punës, kërkesa të refuzohet.

7. Lënda: KI 195/20
Parashtrues: Aigars Kesengfelds, pronar i institucionit financiar jo-bankar “Monego”

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [ARJ-UZVP.nr. 42/2020], të datës 25 qershor 2020, me të cilin pala parashtruese pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore, të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), me nenin 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës, në ndërlidhje me nenin 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të KEDNJ-së, me nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 1 (Mbrojtja e pronës) të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së, si dhe me nenet 7, 8 dhe 10 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe Përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 21.4 dhe me nenin 113 (7) të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, dhe me rregullin 59 (1) të Rregullores së punës,

VENDOS

I. TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;

II. TË KONSTATOJË se Aktgjykimi, ARJ-UZVP.nr. 42/2020, i 25 qershorit 2020, i Gjykatës Supreme, është në përputhshmëri me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;