Adresa e Gjykatës është:
“Perandori Justinian” nr. 44, 10 000 Prishtinë
Tel: +383 (0) 38 60 61 62
Fax: +383 (0) 38 60 61 70
Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 (nëntë) gjyqtarë.
Përgjegjësia kryesore e Gjykatës është të siguroj funksionalitetin e institucioneve të vendit në pajtim me Kushtetutën dhe mbrojtja e të drejtave dhe e lirive individuale të garantuara me Kushtetutë. Roli dhe përgjegjësitë e Gjykatës Kushtetuese janë të përcaktuara në Kushtetutën e Kosovës dhe në Ligjin për Gjykatën Kushtetuese.
Përderisa gjykatat e niveleve të tjera merren me shqyrtimin e fakteve, verifikimin e ligjshmërisë së krijimit dhe të marrjes së provave, dhe me kontrollin e procesit të rregullt ligjor, Gjykata Kushtetuese merret vetëm me kontrollin kushtetues të procesit gjyqësor të zhvilluar në gjykatat e rregullta. Gjykata Kushtetuese nuk është instancë e katërt brenda hallkës së sistemit gjyqësor.
Secila palë e autorizuar ose individ mund të parashtrojë kërkesë në Gjykatë dhe të përfaqësojë veten. Në bazë të nenit 113 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, palët e autorizuara për të parashtruar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese janë: Kuvendi i Kosovës (Kryetari i Kuvendit dhe dhjetë apo më shumë deputetë), Presidenti i Republikës së Kosovës, Qeveria e Kosovës, Avokati i Popullit, komunat, gjykatat e rregullta dhe individët.
Parashtrimi i kërkesës në Gjykatën Kushtetuese bëhet duke e plotësuar formularin e kërkesës, i publikuar edhe në ueb-faqen e Gjykatës së bashku me “Udhëzimet” për plotësimin e formularit. Formularin e kërkesës mund ta kërkoni edhe drejtpërdrejt në Gjykatë, por kjo mund t’ju marrë më shumë kohë. Para se të plotësoni formularin e kërkesës, ju lutemi që të konsultoni “Udhëzimet” për plotësimin e formularit. Kërkesa duhet t’i drejtohet Sekretarit të Përgjithshëm, duhet të përfshijë datën e parashtrimit të saj dhe duhet të jetë e nënshkruar nga personi që e parashtron atë. Formularin e kërkesës të plotësuar duhet ta dorëzoni përmes postës së rregullt në adresën:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës
Sekretari i Përgjithshëm
Rr.: “Perandori Justinian”, nr. 44
10 000 Prishtinë
Republika e Kosovës
Kërkesën mund ta parashtroni edhe personalisht në Gjykatë, gjatë orarit të rregullt të punës, ose edhe nëpërmjet postës elektronike [email protected].
Kërkesën mund ta parashtroni në njërën nga gjuhët zyrtare në përdorim në Kosovë, pra në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe.
Jo. Gjykata nuk mund t’ju ndihmojë në plotësimin e formularit të kërkesës. Gjykata duhet të mbetet neutrale në të gjitha kërkesat e parashtruara nga palët tjera. Për këtë duhet të lexoni “Udhëzuesin” e publikuar në ueb-faqen e Gjykatës.
Në rastet kur parashtruesi zgjedh që të përfaqësohet nga një person tjetër apo nga një avokat, është e domosdoshme që së bashku me kërkesën të dorëzohet edhe fletë-autorizimi përkatës.
Jo. Gjykata nuk mund t’ju ndihmojë që të angazhoni avokat për rastin tuaj. Për këtë mund të kontaktoni Odën e Avokatëve të Kosovës
Gjykata Kushtetuese regjistron dhe procedon çdo kërkesë të parashtruar. Shqyrtimi i kërkesës së parashtruar fillon me regjistrimin e kërkesës në Sekretariatin e Gjykatës. Për pranimin e kërkesës më pas njoftohet Kryetari i Gjykatës, i/e cili/a me metodën e shortit cakton gjyqtarin raportues për lëndën përkatëse, si dhe Kolegjin shqyrtues të përbërë nga 3 (tre) gjyqtarë. Gjyqtari raportues përgatit raportin paraprak përkitazi me rastin, duke u mbështetur në faktet, në lejueshmërinë dhe në themelësinë e kërkesës, të cilin më pas ia dorëzon Sekretariatit të Gjykatës. Sekretariati më tutje ia përcjell Kolegjit shqyrtues një kopje të raportit, si dhe kopjet e shkresave të lëndës, të cilat përfshijnë kërkesën, çfarëdo përgjigje ndaj saj dhe dokumentet e bashkëngjitura. Të gjithë gjyqtarët e tjerë marrin nga një kopje të raportit të përgatitur nga gjyqtari raportues.
Gjykata i shqyrton kërkesat e parashtruara sipas një rendi të caktuar dhe në bazë të radhës së regjistrimit, brenda afateve të përcaktuara me Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe me Rregulloren e punës. Por, Gjykata gjithmonë e merr parasysh rëndësinë dhe urgjencën e rasteve të paraqitura. Kjo nënkupton që, për shembull, kërkesat që kanë të bëjnë me interesin publik apo kërkesat për vendosje të masës së përkohshme, kanë çdoherë prioritet ndaj kërkesave të tjera pavarësisht kohës së parashtrimit të tyre.
Gjykata Kushtetuese merr vendime me shumicën e votave të gjyqtarëve që janë të pranishëm dhe që votojnë. Gjykata ka kuorum nëse janë të pranishëm 7 (shtatë) gjyqtarë.
Gjykata mund të urdhërojë mbajtjen e seancës dëgjimore, në rast se beson se ajo është e nevojshme për të qartësuar provat. Seancat dëgjimore janë publike, përveç nëse Gjykata urdhëron ndryshe.
Jo. Gjykata Kushtetuese mund të shqyrtojë dhe të marrë vendim për një çështje specifike vetëm pas parashtrimit të kërkesës nga palët e autorizuara me Kushtetutë.
Vendimet e Gjykatës janë të obligueshme për gjyqësorin dhe për të gjithë personat dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
Deri në anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës dhe gëzimit të së drejtës për të parashtruar kërkesë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare dhe të paapelueshme.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Versioni elektronik i vendimeve gjithashtu publikohet në ueb-faqen e Gjykatës në katër gjuhë: në gjuhën shqipe, serbe, turke dhe angleze.