Parashtruesi Banka NLB Prishtina e kishte dorëzuar Kërkesën në bazë të nenit 113.7 të Kushtetutës, duke pretenduar se i janë shkelur të drejtat sipas nenit 54 të Kushtetutës me aktgjykimin e Gjykatës Supreme, i cili konfirmonte vendimin e Gjykatës Ekonomike të Qarkut të Prishtinës për refuzimin e kërkesës së Parashtruesit për mosekzekutim të aktgjykimit për pasurimin e paligjshëm i cili ishte vendosur në dobi të debitorit, dhe duke kërkuar masa të përkohshme. Parashtruesi argumentoi se pretendimi i debitorit për akuzën për pasurim të paligjshëm nuk kishte bazë ligjore, se marrëveshja e kontestuar për kredinë ishte realizuar në mënyrë të vullnetshme dhe të ligjshme, se debitori e kishte shkelur marrëveshjen dhe se vendimi i konfirmuar i Gjykatës Ekonomike të Qarkut ishte në kundërshtim me një vendim të mëhershëm kontrollues, Gjykata vendosi se Kërkesa ishte qartazi e pabazuar dhe e papranueshme sipas Rregullës 36.1(c) të Rregullores së Punës sepse Parashtruesi ishte ankuar për vendimet e Gjykatës Supreme dhe gjykatave më të ulëta lidhur me gjendjen faktike dhe materiale, ndërsa kompetenca e Gjykatës Kushtetuese është e kufizuar vetëm në zgjidhjen e kontesteve kushtetuese, duke cituar rastet Sevdail Avdyli dhe Garcia Ruiz kundër Spanjës, si p.sh. se a i është siguruar Parashtruesit gjykim i drejtë, duke cituar rastin Edwards kundër Mbretërisë së Bashkuar. Gjykata konstatoi se Parashtruesi kishte dështuar që të ofrojë prova prima facie se vendimi i kontestuar i Gjykatës Kushtetuese kishte qenë arbitrar apo i padrejtë, duke cituar rastet Shub kundër Lituanisë dhe Vanek kundër Republikës së Sllovakisë. Gjykata po ashtu refuzoi kërkesën për masën e përkohshme sipas nenit 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese sepse Parashtruesi ka dështuar që të vërtetojë mundësinë shkaktimit të dëmit të pariparueshëm ose se aprovimi i këtyre masave është në interes publik
NLB Prishtina sh. a.
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Civile