Parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës (në tekstin e mëtejmë: “Gjykata”) të vlerësojë kushtetutshmërinë e vendimit të Gjykatës Supreme, me të cilin të drejtat e tij të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës dhe nenin 6 (E drejta për një gjykim të drejtë) të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore (në tekstin e mëtejmë: “KEMDNJ”) pretendohen të jenë shkelur, Për më tepër, Parashtruesi i kërkesës kërkon nga Gjykata të vendosë masën e përkohshme “[…] të shtyrjes së fillimit të vuajtjes së dënimit me burg përderisa Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës të vendos lidhur me këtë kërkesë,” Parashtruesi i kërkesës nuk ofron asnjë argument tjetër pse Gjykata duhet të vendosë masën e përkohshme, Gjykata konstatoi se kërkesa për shkeljet e pretenduara refuzohet si qartazi e pabazuar dhe refuzoi kërkesën për masë të përkohshme
Arianit Dyla
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Penale