Kl100/17, Parashtruesi i kërkesës: Miftar Gashi, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme, Pml. nr. 352/2016, të 16 marsit 2017
KI100/17, Aktvendim për papranueshmëri i miratuar më 17 maj 2018, i publikuar më 11 qershor 2018
Fjalët kyç: Kërkesë individuale, procedurë disiplinore, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, parimi i subsidiaritetit, kërkesë e papranueshme.
Në rastin në fjalë, parashtruesi u ankua se gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm i kishin shkelur të drejtat për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, sepse gjyqtari zëvendësues nuk kishte dëgjuar dy dëshmitarë që ishin dëgjuar nga gjyqtari i mëparshëm. Parashtruesi u ankua se i ishte shkelur edhe e drejta për qasje në gjykatë.
Gjykata vuri re se parashtruesi nuk ishte ankuar para gjykatave të rregullta, as shprehimisht as në mënyrë të nënkuptuar, lidhur me mos-ridëgjimin e dëshmitarëve dhe pretendimin për shkelje të së drejtës së tij për qasje në gjykatë. Ky pretendim u hodh poshtë si i papranueshëm për shkak se hera e parë që ngrihej ishte përpara Gjykatës Kushtetuese. Gjykata theksoi se parashtruesit të kërkesës i ishte mundësuar zhvillimi i procedurës në bazë të parimit të kontradiktoritetit dhe se atij i ishte dhënë mundësia të paraqiste në kohë, gjatë fazave të ndryshme të kësaj procedure, arsyet dhe provat që i konsideronte të rëndësishme për rastin e tij.
Gjykata konstatoi se kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese, siç parashihet me nenin 113 (7) të Kushtetutës dhe nenin 48 të Ligjit dhe siç përcaktohet më tej me rregullën 36 (2) (d ) të Rregullores së punës.
Miftar Gashi
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Administrative