Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës Ac.nr. 3034/18, të 6 shtatorit 2018

Nr. të lëndës KI 189/18

Parashtruesit: Osman Mazreku

Shkarko:

KI189/18, Parashtrues: Osman Mazreku, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës Ac.nr. 3034/18, të 6 shtatorit 2018

KI189/18, Aktvendim   i 22 janarit 2020, publikuar më 19 shkurt 2020 

Fjalët kyç: kërkesë individuale, kërkesë qartazi e pabazuar

Parashtruesi i kërkesës si pasojë e një vendimi me të cilin iu është ndërprerë marrëdhënia e punës kishte filluar procedurat përkatëse pranë gjykatave të rregullta. Aktgjykimi i parë i cili kishte përmbaruar në shumën prej 2.941,30 Euro, përmes Aktvendimit E.nr.1718/12, në favor të parashtruesit të kërkesës, ishte Aktgjykimi C.nr.811/09, i Gjykatës Komunale në Prizren i vërtetuar me një tjetër Aktgjykim të Gjykatës së Qarkut në Prizren, AC.nr. 236/2011. Meqenëse, këto Akgjykime ishin ndryshuar përmes revizionit të ushtruar nga punëdhënësi, nga kjo, kishte filluar procedura e kundërpërmbarimit dhe procedura e ri-gjykimit lidhur me rastin. E gjithë kjo procedurë në ri-gjykim, kishte përfunduar me Aktgjykimin C.nr.1282/15, i 15 shkurtit 2016, i Gjykatës Themelore, ndërsa vendimi i fundit në procedurë përmbarimore ishte Aktvendimi i Gjykatës së Apelit Ac.nr.3034/18 i 6 shtatorit 2018.

Parashtruesi i kërkesës, në Gjykatën Kushtetuese në esencë ankohet lidhur me shpenzimet gjyqësore që i janë shkaktuar atij, dhe thekson se gjykatat e rregullta nuk i kanë arsyetuar vendimet e tyre  lidhur me çështjen e pagesës së shpenzimeve gjyqësore, dhe pretendon se në rastin e tij, do duhej të aplikoheshin dispozitat e Ligjit për Procedurën Përmbarimore dhe Ligjit për Procedurën Kontestimore.

Gjykata duke i adresuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës fillimisht theksoi se bazuar në praktikën e  Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut neni 6, paragrafi 1, i detyron gjykatat që të arsyetojnë vendimet e tyre, megjithatë, kjo nuk mund të interpretohet në mënyrë të tillë që nga gjykatat të kërkohet përgjigje e hollësishme për secilin pretendim, dhe në rastin e parashtruesit të kërkesës gjykatat e rregullta i kishin sqaruar se cili dokument përbën titull përmbarues, dhe si i janë llogaritur shpenzimet gjyqësore.

Në anën tjetër, lidhur me pretendimet e parashtruesit se cili ligj do duhej të aplikohej në rastin e tij, Gjykata i konsideroj këto pretendime si të ligjshmërisë dhe theksoi se nuk është detyrë e Gjykatës Kushtetuese të merret me gabimet e fakteve apo të ligjit që pretendohet të jenë kryer nga gjykatat e rregullta me rastin e vlerësimit të provave apo aplikimit të ligjit (ligjshmërisë), përveç dhe për aq sa ato të mund të kenë shkelur të drejtat dhe liritë e mbrojtura me Kushtetutë (kushtetutshmërinë). Gjykata gjithashtu i sqaroi parashtruesit se është detyrë e gjykatave të rregullta që të interpretojnë dhe të zbatojnë rregullat përkatëse të së drejtës procedurale dhe materiale.

Rrjedhimisht, Gjykata konkludoi se kërkesa është qartazi e pabazuar në baza kushtetuese dhe deklarohet e papranueshme.

Parashtruesit:

Osman Mazreku

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile