Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [A.A.7/2022], të 6 qershorit 2022

Nr. të lëndës KI104/22

Parashtruesit: Emine Shabani

Shkarko:

KI104/22, Parashtruese: Emine Shabani, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [A.A.7/2022], të 6 qershorit 2022

KI104-22, Aktvendim për papranueshmëri, i 29 janarit 2024, publikuar më 5 mars 2024

Fjalët kyç: kërkesë individuale, e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, barazia para ligjit 

Kërkesa ishte dorëzuar nga Emine Shabani, me vendbanim në fshatin Bresalc, Komuna e Gjilanit.

Parashtruesja e kërkesës pretendonte shkelje të neneve 3 [Barazia para Ligjit], 7 [Vlerat], 21 [Parimet e Përgjithshme], 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 46 [Mbrojtja e Pronës], 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave], 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës.

Gjykata vërejti se në rastin konkret janë zhvilluar disa procedura,  përkatësisht: i. Procedura e zhvilluar lidhur me padinë e parashtrueses së kërkesës për pengim posedimi; ii. Procedura lidhur me inicimin e procedurës disiplinore kundër kryetarit dhe gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Gjilan; iii. Procedura e dytë lidhur me inicim të procedurës disiplinore në Këshillin Gjyqësor të Kosovës kundër kryetarit të Gjykatës Themelore R.A;  iv. Procedura lidhur me inicim të procedurës disiplinore në Këshillin Gjyqësor të Kosovës ndaj kryetarit të Gjykatës Supreme.

Gjykata pasi vlerësoi secilën procedurë veç e veç konstatoi se (i) sa i përket procedurës së parë lidhur me padinë e parashtrueses së kërkesës, kërkesa e parashtrueses së kërkesës lidhur me këtë pjesë deklarohet e papranueshme në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 47.2 të Ligjit dhe rregullin 34 (1) (b) të Rregullores së punës, për shkak të mos shterjes së mjeteve juridike; (ii) sa i përket procedurës së dytë lidhur me Vendimin e kryetarit të Gjykatës Supreme GJS-2019-009, të 25 nëntorit 2019, kërkesa e parashtrueses së kërkesës deklarohet e papranueshme në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 49 të Ligjit dhe rregullin 34 (1) (c) të Rregullores së punës, për shkak se është e paafatshme;

(iii) lidhur me procedurën e tretë, kërkesa e parashtrueses së kërkesës është e pa bazuar dhe duhet të shpallet e papranueshme duke u bazuar në rregullin 34 (2) të Rregullores së Punës; dhe (iv) edhe në procedurën e katërt kërkesa e parashtrueses së kërkesës duhet të shpallet qartazi e pabazuar dhe si e tillë e papranueshme.

Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se kërkesa e parashtrueses së kërkesës në tërësinë e saj duhet të shpallet e papranueshme.

Parashtruesit:

Emine Shabani

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është qartazi e pabazuar

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile