KI70/18, Parashtruesi i kërkesës: Alfred Zylfaj, Vlerësim i kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, PML. nr. 120/17, të 13 dhjetorit 2017
KI70/18, Aktvendim për papranueshmëri i 6 shkurtit 2019, i publikuar më 18.03.2019.
Fjalët kyç: kërkesë individuale, procedurë penale, reformatio in pieus, kërkesë qartazi e pabazuar
Parashtruesi i kërkesës konsideron se në procedurën penale të zhvilluar në gjykatat e rregullta i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me Kushtetutë dhe KEDNJ. Parashtruesi në ankesat e tij kishte theksuar se parimi reformatio in pieus ishte shkelur në dëm të tij.
Parashtruesi i kërkesës kërkoi nga Gjykata Kushtetuese që të vlerësojë kushtetutshmërinë e vendimeve të gjykatave të rregullta dhe nëse parimi reformatio in pieus ishte shkelur në dëm të tij.
Gjykata Kushtetuese vlerësoi se në rastin e parashtruesit të kërkesës nuk ishte shkelur parimi reformatio in pieus sepse prokurori publik ishte ankuar në dy instanca gjyqësore dhe se çështja ishte kthyer në rigjykim nga fillimi sipas detyrës zyrtare. Gjykata konkludoi se kërkesa e parashtruesit është e papranueshme si qartazi e pabazuar në baza kushtetuese siç përcaktohet me nenin 113.7 të Kushtetutës, siç parashihet me nenin 48 të Ligjit dhe siç specifikohet më tej me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.
Alfred Zylfaj
KI - Kërkesë individuale
Aktvendim për papranueshmëri
Kërkesa është qartazi e pabazuar
Penale