Aktvendim për papranueshmëri

Vlerësim i kushtetutshmërisë së  Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, GSK-KPA-A-243/15, të 4 dhjetorit 2018

Nr. të lëndës KI62/19

Parashtruesit: Gani Gashi

Shkarko:

KI62/19, Parashtrues: Gani Gashi , Vlerësim i kushtetutshmërisë së  Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, GSK-KPA-A-243/15, të 4 dhjetorit 2018

KI62/19, Aktvendim për Papranueshmëri, i 13 nëntorit 2019, publikuar më 19 dhjetor 2019

Fjalët kyçe: kërkesë individuale, kërkesë  qartazi e pabazuar, ratione temporis

Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës Kushtetuese, kontestoi Aktgjykimin [GSK-KPA-A-243/15], të Gjykatës Supreme të Kosovës, të 4 dhjetorit 2018, me të cilin refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit kundër Vendimit [KPPC/D/R/263/2014], të 21 tetorit 2014, të Komisionit për Kërkesa Pronësore të Kosovës.

Faktet e rastit Gjykata i kishte paraqitur të ndara për shkak të dy procedurave gjyqësore të zhvilluara në këtë rast.

Në procedurën e parë përkitazi me ndarjen e banesës, Komisioni për Çështje Pronësore Banesore përmes Vendimit [HPCC/REC/66/2006] të 30 gushtit 2006 kishte refuzuar kërkesën e parashtruesit të kërkesës dhe të M.B si të pabazuara me arsyetimin se asnjëra palë nuk kishte dëshmuar mjaftueshëm të drejtën e tyre pronësore në pronën kontestuese. Vendimi  ishte bërë res judikata më 27 shtator 2006.

Më 22 dhjetor 2007, S.D. në cilësinë e anëtarit të bashkësisë familjare M.B.,  si bartës i pretenduar i të drejtës pronësore, kishte parashtruar kërkesë në Agjencinë Kosovare të Pronës duke kërkuar ri posedimin e pronës kontestuese.

Komisioni për Kërkesa Pronësore të Kosovës  përmes vendimit të lartpërmendur, kishte hedhur poshtë kërkesën e S.D. duke theksuar se kjo çështje është çështje e gjykuar (res judikata), duke arsyetuar se e njëjta kërkesë e saj për të njëjtën banesë nga provat e dorëzuara nga palët dhe të siguruar ex officio kishte rezultuar se kjo çështje ishte vendosur me vendim të formës së prerë.

Parashtruesi i kërkesës, lidhur me procedurën e parë që ka rezultuar me vendim të formës së prerë pretendoi si i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 24 [ Barazia para Ligjit] i Kushtetutës, ndërsa lidhur me pretendimin e dytë gjyqësore parashtruesi pretendoi se Gjykata Supreme nuk kishte marrë për bazë pretendimet e parashtruesit të kërkesës.

Gjykata konstatoi se kërkesa në lidhje me pretendimin e parashtruesit të kërkesës që ndërlidhet me procedurën e parë gjyqësore, ishte e papranueshme sepse nuk është ratione temporis në pajtim me Kushtetutën.

Lidhur me procedurën e dytë gjyqësore, Gjykata konstatoi se parashtruesi i kërkesës nuk e kishte mbështetur pretendimin e tij, lidhur me vërtetimin e të drejtës pronësore.

Parashtruesit:

Gani Gashi

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Aktvendim për papranueshmëri

Kërkesa është ratione materiae jashtë juridiksionit të Gjykatës

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile