Vendim

Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së një vendimi ose akti të pacaktuar të një autoriteti publik

Nr. të lëndës KI136/17

Parashtruesit: Nexhmedin Llumnica

Shkarko:

KI136/17 – Kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së një vendimi ose akti të pacaktuar të një autoriteti publik

KI136/17, Parashtrues: Nexhmedin Llumnica

Vendim për refuzim të kërkesës, i 20 prillit 2018

Fjalët kyçe: Kërkesë individuale, shqyrtimi i vendimeve të paspecifikuara të autoriteteve publike, kërkesë e paplotë ose e paqartë, vendim për refuzim me procedurë të shkurtë

Parashtruesi nuk ka kontestuar ndonjë vendim apo akt të veçantë të ndonjë autoriteti publik dhe as nuk ka pretenduar ndonjë shkelje të ndonjë të drejte ose lirie të garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Parashtruesi thjesht kërkoi kompensim monetar nga Qeveria e Kosovës për shkak të “vuajtjeve” që ai pretendonte të ketë përjetuar si rezultat i ngjarjeve të ndryshme të jetës.

Gjykata kërkoi nga parashtruesi që ta qartësonte dhe plotësonte kërkesën e tij në pajtim me Rregulloren e punës, por parashtruesi i kërkesës nuk i ishte përgjigjur kërkesës së Gjykatës. Si rezultat, Gjykata konsideroi se kërkesa e parashtruesit nuk i ka plotësuar kriteret formale për shqyrtim të mëtejmë, sepse kërkesa ishte e paplotë dhe e paqartë.

Në këto rrethana, Gjykata, në pajtim me rregullin 32 (5) të Rregullores së punës, vendosi që ta refuzojë kërkesën me procedurë të shkurtë.

Parashtruesit:

Nexhmedin Llumnica

Lloji i kërkesës:

KI - Kërkesë individuale

Lloji i aktit:

Vendim

Lloji i procedurës së ndjekur para institucioneve tjera :

Civile