Vendimet nga seanca shqyrtuese mbajtur më 22 korrik 2019

22.07.2019

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 22 korrik 2019, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe vendosi për kërkesat: 1. KI 169/18; 2. KI 32/19; 3. KI 77/17; 4. KI 154/17 dhe KI 05/18; 5. KI 15/18 dhe 6. KI 39/18. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve të Gjykatës (tekstet e plota të aktvendimeve dhe të aktgjykimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

1. Aktvendim
Lënda: KI 169/18
Parashtrues: Përmbaruesi Privat – Sefer Sh. Arifi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së nenit 22, paragrafi 3, të Ligji Nr. 05/L-118 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, në ndërlidhje me nenin 247 të Ligjit për Procedurën Përmbarimore, Nr. 04-L/139. 3. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se neni 22, paragrafi 3, i Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore, i cili ka bërë amendamentimin e nenit 234 të Ligjit për Procedurën Përmbarimore, është në kundërshtim me nenin 247 të Ligjit për Procedurën Përmbarimore, si dhe është diskriminues dhe në kundërshtim më Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në nenin 113.8 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenet 51, 52 dhe 53 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe në rregullin 77 të Rregullores së punës të Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata e deklaroi kërkesën të papranueshme për mosplotësim të kritereve të pranueshmërisë, të parapara me nenin 113.8 të Kushtetutës, nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe rregullin 59 (2) të Rregullores së punës të Gjykatës.

2. Aktvendim
Lënda: KI 32/19
Parashtrues: Sylejman Januzi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit [Rev. nr. 397/2018] të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, të 11 dhjetorit 2018, përmes së cilit, sipas pretendimit, parashtruesit të kërkesës i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet 3 [Barazia para Ligjit], 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], 21 [Parimet e Përgjithshme], 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 31 [ E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], dhe 57 [Parimet e Përgjithshme] të Kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe nenin 6 [E Drejta për një Proces të rregullt] të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 22 [Procedimi i kërkesës] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata e deklaroi kërkesën si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese dhe rrjedhimisht të papranueshme për mosplotësim të kritereve të pranueshmërisë, të parapara me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës të Gjykatës.

3. Aktvendim
Lënda: KI 77/17
Parashtrues: Šerif Aga

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë të dy vendimeve të kontestuara të Kuvendit Komunal, përmes të cilave, sipas pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të komuniteteve joshumicë të garantuara me nenet 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 46 [Mbrojtja e Pronës], 52 [Përgjegjësia për Mjedisin Jetësor] dhe 58 [Përgjegjësitë e Shtetit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 62 të Kushtetutës dhe në nenin 55 të Ligjit nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale dhe rregullin 79 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, me shumicë votash, konstatoi se kërkesa është e papranueshme në pajtim me nenin 62 të Kushtetutës.

4. Aktvendim
Lënda: KI 154/17 dhe KI 05/18
Parashtrues: Basri Deva, Afërdita Deva dhe Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuar “BARBAS”

Objekt i çështjes së kërkesave ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të kontestuar të Gjykatës së Apelit, përmes të cilit pretendohej se janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të parashtruesve të kërkesës të garantuara me nenet 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare] dhe 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe me nenet 46 [Mbrojtja e Pronës] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës.
Kërkesat bazoheshin në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, nr. 03/L-121, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenet 47 dhe 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (1) (c), 39 (2) dhe 57 (1) të Rregullores së punës të Gjykatës, njëzëri vendosi t’i deklarojë kërkesat të papranueshme.

5. Aktvendim
Lënda: KI 15/18
Parashtrues: Fehmi Hasani

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së vendimit të kontestuar, i cili pretendohej t’i ketë shkelur të drejtat e parashtruesit të garantuara me nenin 21 [Parimet e Përgjithshme], nenin 24 [Barazia para Ligjit], nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në ndërlidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), nenin 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 13 [E drejta për Zgjidhje Efektive] të KEDNJ-së dhe nenit 7 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, nr. 03/L-121 dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata e deklaroi kërkesën si të pabazuar në baza kushtetuese dhe rrjedhimisht të papranueshme për mosplotësim të kritereve të pranueshmërisë, të parapara me nenin 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës të Gjykatës.

6. Aktvendim
Lënda: KI 39/18
Parashtrues: Bujar Hoti

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të kontestuar, me të cilin parashtruesi pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 46 [E Drejta e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, nr. 03/L-121, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së Punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata vendosi se kërkesa është e papranueshme, pasi që parashtruesi i kërkesës nuk i ka shteruar mjetet juridike sipas nenit 113.7 të Kushtetutës, nenit 47, paragrafi 2, të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe rregullit 39 (1)(b) të Rregullores së punës të Gjykatës.