Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 7 tetor 2020, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesat: 1. KI 26/19; 2. KI 45/19; 3. KI 106/19; 4. KI 135/19 dhe 5. KI 242/19. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve (tekstet e plota të vendimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):
1. Aktvendim
Lënda: KI 26/19
Parashtrues: Xhavit Thaqi
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac.nr. 3480], të datës 24 shtator 2018, si dhe të dy Njoftimeve të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit [KMLC.nr. 162/2018], të datës 14 nëntor 2018 dhe 3 dhjetor 2018. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me këto akte i janë shkelur të drejtat dhe liritë e tij të garantuara me nenet: 3 [Barazia para Ligjit], 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt), nenin 13 (E drejta për zgjidhje efektive) dhe nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr.03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (1)(b), 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.
2. Aktvendim
Lënda: KI 45/19
Parashtrues: Komuna e Vushtrrisë
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac. nr. 4858/2018], të datës 19 shkurt 2019, me të cilin, parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 24 [Barazia para Ligjit] dhe nenin 44 [Liria e Asociimit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.
3. Aktvendim
Lënda: KI 106/19
Parashtrues: Mark Nikolla
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac.nr.496/18], të datës 20 mars 2019, në lidhje me Urdhrin e Përmbaruesit Privat [P.nr.364/14], të datës 12 janar 2018. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me vendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 3 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës të Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 47 [Kërkesat Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] e 59 [Llojet e vendimeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.
4. Aktvendim
Lënda: KI 135/19
Parashtrues: Shkodran Hashani
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac.nr.2469/15], të datës 4 korrik 2019, në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë [C.nr.520/09], të datës 9 dhjetor 2014. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me vendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës të Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 22 [Procedimi i kërkesës] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.
5. Vendim
Lënda: KI 242/19
Parashtrues: Bejtush Isufi, si përfaqësues i pretenduar i Kompanisë R. I. GMBH
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit [AC-I-13-0067-A0001], të datës 22 gusht 2019, me të cilin parashtruesi i pretenduar pretendonte se Kompanisë R. I. GMBH, i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të mbrojtura me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenet 22.4 dhe 47.1 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës, kërkesa të refuzohet.