Vendimet nga seanca shqyrtuese e mbajtur më 7 nëntor 2019

07.11.2019

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 7 nëntor 2019, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe vendosi për kërkesat: 1. KI 76/19; 2. KI 81/19; 3. KI 82/19; 4. KI 84/19; 5. KI 99/19; 6. KI 112/19; 7. KI 102/19; 8. KI 109/18 dhe 9. KI 129/19.  Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve të Gjykatës (tekstet e plota të aktvendimeve dhe të aktgjykimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

1. Aktvendim
Lënda: KI 76/19
Parashtrues: A. C., D. C. dhe F. C.

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme [Rev. nr. 48/2019], të datës 27 mars 2019, aktgjykimit të Gjykatës së Apelit [Ac. nr. 3488/2014], të datës 14 nëntor 2018, dhe aktgjykimit të Gjykatës Themelore [C. nr. 1851/08], të datës 15 prill 2014. Parashtruesit e kërkesës pretendonin se, me këto aktgjykime u janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] dhe nenin 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 41 (Shpërblimi i drejtë) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullin 32.6 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të nenit 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullave 32 (6), 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

2. Aktvendim
Lënda: KI 81/19
Parashtrues: Skender Podrimqaku

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit [AC-I-19-0007], të datës 14 mars 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet: 10 [Ekonomia], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], 32 [E drejta për mjete juridike], 46 [Mbrojtja e pronës], 53 [Interpretimi i dispozitave për të drejtat e njeriut] dhe 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës të Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 22 [Procedimi i kërkesës] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (Nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të neneve 20 dhe 27.1 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, dhe të rregullave 39 (2), 57 (4)(a) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

3. Vendim
Lënda: KI 82/19
Parashtrues: Izet Ahmetxhekaj

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [A.nr.664/2010], të datës 29 mars 2011 dhe aktvendimit të Gjykatës Themelore në Pejë [C.nr.96/016], dega në Istog, të datës 15 prill 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet 49 [E drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit] dhe 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të nenit 23 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe në pajtim me rregullin 35 të Rregullores së punës, vendosi të miratojë kërkesën për tërheqjen e kërkesës nr. KI 82/19.

4. Aktvendim
Lënda: KI 84/19
Parashtrues: Merita Ramadani

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit [Ae. nr. 279/18], të datës 30 janar 2019, me të cilin parashtruesja e kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore kushtetuese të garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe të drejtat e garantuara me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 (6) [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të nenit 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullave 32 (6), 39 (1)(c), 39 (3)(b) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

5. Aktvendim
Lënda: KI 99/19
Parashtrues: Persa Raičević

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit [AC-1-16-0038], të datës 2 maj 2019, dhe aktgjykimit të Kolegjit të Specializuar të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit [C-IV-13-1641], të datës 9 tetor 2015. Parashtruesja e kërkesës pretendonte se, me këto vendime i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të saj të garantuara me nenet 7 [Vlerat], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], 46 [Mbrojtja e pronës], 49 [E drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit], 51 [Mbrojtja shëndetësore dhe sociale], 156 [Refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; me nenet 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe 14 (Ndalimi i diskriminimit) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; me nenet 1, 2 dhe 8 të Kartës Sociale Evropiane; si dhe me nenin 11 të Konventës për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Gruas.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të nenit 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullave 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

6. Aktvendim
Lënda: KI 112/19
Parashtrues: Ilir Kabashi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 47/2019], të datës 12 mars 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të nenit 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 39 (1)(c) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

7. Vendim
Lënda: KI 102/19
Parashtrues: Bedri Gashi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit për papranueshmëri të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës (nr. KI 174/18), të datës 7 maj 2019, në lidhje me tri shkresat e Zyrës së Prokurorit Disiplinor, të cilat, sipas pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, për shkak të sjelljes “joprofesionale” të gjyqtarit H. G., kanë shkelur qëllimisht të drejtat kushtetuese të klientëve të tij, të garantuara me nenet 24 [Barazia para ligjit], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] dhe 46 [Mbrojtja e pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 47 dhe 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe i përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 116.1 të Kushtetutës, të nenit 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullit 35 (5) të Rregullores së punës, vendosi të refuzojë kërkesën me procedurë të shkurtër.

8. Aktvendim
Lënda: KI 109/18
Parashtrues: Limak Kosovo International Airport J. S. C. “Adem Jashari”

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr.54/2018], të datës 12 prill 2018, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] dhe nenin 32 [E drejta për mjete juridike] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4, të nenit 21 [Parimet e përgjithshme] dhe paragrafin 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të nenit 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullave 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

9. Aktvendim
Lënda: KI 129/19
Parashtrues: Ramadan Koçinaj

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 78/2019], të datës 20 mars 2019, me të cilin ishte refuzuar si i pabazuar revizioni i tij kundër aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac. nr. 3192/2016], të datës 15 nëntor 2018. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me aktgjykimin e Gjykatës Supreme i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet 23 [Dinjiteti i njeriut], 24 [Barazia para ligjit] dhe 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafin 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121), si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113.7 të Kushtetutës, të nenit 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullave 32 (6), 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.