Vendimet nga seanca shqyrtuese e mbajtur më 5 nëntor 2020

05.11.2020

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 5 nëntor 2020, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesat: 1. KI 117/19; 2. KI 209/19; 3. KI 28/20 dhe 4. KI 73/20. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve (tekstet e plota të vendimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

1. Aktvendim
Lënda: KI 117/19
Parashtrues: Dedë Bala

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac. nr. 4524/2018], të datës 24 maj 2019, me të cilin ishte refuzuar si e pabazuar ankesa e parashtruesit kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë [PPP.nr.127/2018], të datës 28 shtator 2018. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se, me vendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenet: 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 24 [Barazia para Ligjit] dhe 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E Drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

2. Aktgjykim
Lënda: KI 209/19
Parashtrues: Memli Krasniqi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ka. Nr.664/2019], të datës 5 gusht 2019, në lidhje me Vendimin e Agjencisë Kundër Korrupsionit të Kosovës [nr.AKK-03-02-821/18], të datës 15 gusht 2018. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se, me vendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu kërkoi caktimin e masës së përkohshme ndaj aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenet 20, 27 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 59 (1) dhe 66 të Rregullores së punës,

VENDOS

I. TA SHPALLË kërkesën të pranueshme;

II. TË KONSTATOJË se ka pasur shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 [E drejta për një proces të rregullt] të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut;

III. TË SHPALLË të pavlefshëm Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, [Ka. nr. 664/2019], të 5 gushtit 2019;

IV. TA KTHEJË Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit, [Ka. nr. 664/2019], të 5 gushtit 2019, për rishqyrtim në pajtim me këtë Aktgjykim;

V. TA URDHËROJË Gjykatën e Apelit që të njoftojë Gjykatën, në pajtim me rregullin 66 (5) të Rregullores së punës, për masat e ndërmarra për ta zbatuar Aktgjykimin e Gjykatës jo më larg se më 3 maj 2021;

VI. TA REFUZOJË kërkesën për caktim të masës së përkohshme;

VII. TË MBETET fuqimisht e angazhuar në këtë çështje në pritje të pajtueshmërisë me këtë urdhër;

3. Aktvendim
Lënda: KI 28/20
Parashtrues: Amir Hamza

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së Njoftimit të Inspektoratit Policor në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës [nr. 03/116/1083/1], të datës 29 tetor 2019. Parashtruesi i kërkesës nuk ka qartësuar saktësisht se, cilat të drejta dhe liri të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës i janë cenuar me njoftimin e kontestuar.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (1)(b) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

4. Aktvendim
Lënda: KI 73/20
Parashtrues: Esat Bajrami

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Pml. nr. 117/2020], të datës 24 prill 2020, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] dhe 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.