Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 29 prill 2020, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe vendosi për kërkesat: 1. KI 56/19; 2. KI 103/19; 3. KI 225/19; 4. KI 216/19 dhe 5. KI 02/20. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve të Gjykatës (tekstet e plota të vendimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):
1. Aktvendim
Lënda: KI 56/19
Parashtrues: Xhevat Thaçi
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [PML.nr. 70/2019], të datës 4 mars 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet: 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] dhe 53 [Interpretimi i dispozitave për të drejtat e njeriut] të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 22 [Procedimi i kërkesës] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39(1)(b), 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
2. Vendim
Lënda: KI 103/19
Parashtrues: Illmi Sopa
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktvendimit për Papranueshmëri KI 49/18 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të datës 14 dhjetor 2018, në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës [PML. nr. 316/2016,] të datës 15 mars 2017, me të cilat, sipas pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, atij i janë shkelur të drejtat kushtetuese të garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 47 [Kërkesa individuale] dhe 48 [Saktësimi i kërkesës] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 22.4 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës, vendosi të refuzojë kërkesën.
3. Aktvendim
Lënda: KI 225/19
Parashtrues: Kadri Bullut
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës [AC-I-17-0250-A0001], për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të datës 12 shtator 2019. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se, me këtë aktvendim i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenet 46 [Mbrojtja e pronës] dhe 102 [Parimet e përgjithshme të sistemit gjyqësor] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenet: 6 [E drejta për një proces të rregullt], 13 [E drejta për zgjidhje efektive] dhe 14 [Ndalimi i diskriminimit] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
4. Aktvendim
Lënda: KI 216/19
Parashtrues: Selim Sejdiu
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev.nr.407/2018], të datës 11 dhjetor 2018, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenet: 21 [Parimet e përgjithshme], 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare], 53 [Interpretimi i dispozitave për të drejtat e njeriut] dhe 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me nenin 15 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.
5. Vendim
Lënda: KI 02/20
Parashtrues: Skender Musa (si përfaqësues i pretenduar i personit E. Z.)
Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Pml. nr. 245/2019], të datës 17 shtator 2019, me të cilin pretendohej se personit E.Z., i janë shkelur të drejtat dhe liritë kushtetuese të garantuara me nenet 3 [Barazia para ligjit], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Parashtruesi i pretenduar i kërkesës nuk i dorëzoi Gjykatës dëshminë e autorizimit për përfaqësimin e personit E.Z.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës [Juridiksioni dhe palët e autorizuara], në nenin 22 [Procedimi i kërkesës] dhe nenin 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 22.4 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës, vendosi të refuzojë kërkesën.