Vendimet nga seanca shqyrtuese e mbajtur më 23 korrik 2019

23.07.2019

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 23 korrik 2019, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe vendosi për kërkesat: 1. KI 160/18; 2. KI 184/18; 3. KI 192/18; 4. KI 195/18; 5. KI 25/19 dhe 27/19; dhe 6. KI 70/19. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve të Gjykatës (tekstet e plota të aktvendimeve dhe të aktgjykimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

1. Aktvendim
Lënda: KI 160/18
Parashtrues: Interpress R. Company

Objekti i çështjes ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Rev.nr.163/2018, të datës 4 maj 2018, me të cilin pretendohej se kompanisë parashtruese i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenet 31 [E drejta për një Gjykim te Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenet 47 dhe 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe i përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata e deklaroi kërkesën si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese dhe rrjedhimisht të papranueshme për mosplotësim të kritereve të pranueshmërisë, të parapara me nenin 113.7 të Kushtetutës, në lidhje me rregullin 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës.

2. Aktvendim
Lënda: KI 184/18
Parashtrues: Ilir Gashi

Objekt i çështjes ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac.nr. 2783/18], të datës 18 shtator 2018, me të cilin pretendohej se parashtruesit të kërkesës i janë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 31 [E drejta për një Gjykim te Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 47 dhe 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe i përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata e deklaroi kërkesën si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese dhe rrjedhimisht të papranueshme për mosplotësim të kritereve të pranueshmërisë, të parapara me nenin 113.7 të Kushtetutës, në lidhje me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.

3. Aktvendim
Lënda: KI 192/18
Parashtrues: Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji, “KEDS” sh.a.

Objekt i çështjes ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit, Ac. nr. 3208/18, të datës 12 nëntor 2018, me të cilin parashtruesja e kërkesës pretendonte shkeljen e të drejtave të saj, të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesat Individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata e deklaroi kërkesën si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese dhe rrjedhimisht të papranueshme për mosplotësim të kritereve të pranueshmërisë, të parapara me nenin 113.7 të Kushtetutës, në lidhje me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës.

4. Aktvendim
Lënda: KI 195/18
Parashtrues: Afrim Haxha

Objekt i çështjes ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit [PAKR.nr.468/18] të datës 14 nëntor 2018, të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës, në lidhje me aktgjykimin [P.nr.120/2015] të datës 26 korrik 2018, të Gjykatës Themelore në Mitrovicë. Parashtruesi i kërkesës nuk ka qartësuar saktësisht se, cilat të drejta dhe liri themelore pretendon se i janë cenuar përmes aktgjykimit të kontestuar.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata e hodhi poshtë kërkesën në pajtim me nenet 113.1 dhe 113.7 të Kushtetutës, me nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe rregullin 35 (4) të Rregullores së punës.

5. Aktvendim
Lënda: KI25/19 dhe KI27/19
Parashtrues: Hysen Manxholli dhe Bajram Dajaku

Objekt i çështjes së kërkesave ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, Rev. nr. 239/2018, të datës 3 shtator 2018 dhe Rev. nr. 147/2018, të datës 7 maj 2018, me të cilat pretendohej se janë shkelur të drejtat e parashtruesve të kërkesës, të garantuara me nenet 21 [Parimet e Përgjithshme], 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 53 [Interpretimi i Dispozitave për të Drejtat e Njeriut] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe me nenin 15 të Deklaratës Universale për të Drejta të Njeriut.
Kërkesat bazoheshin në paragrafin 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata e deklaroi kërkesën si qartazi të pabazuar në baza kushtetuese dhe rrjedhimisht të papranueshme për mosplotësim të kritereve të pranueshmërisë, të parapara me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës.

6. Aktvendim
Lënda: KI 70/19
Parashtrues: Lorenc Kolgjeraj

Objekt i çështjes ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prizren, PPP. nr. 267/2017, të datës 15 prill 2019, me të cilin ishte hedhur poshtë kërkesa për revizion e parashtruesit kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac. nr. 5107/2018], të datës 8 mars 2019, dhe të gjitha vendimet tjera që ndërlidhen me rastin e tij. Parashtruesi i kërkesës nuk ka specifikuar qartësisht se, cilat të drejta dhe liri themelore të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës pretendon se i janë cenuar përmes vendimit të kontestuar.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 47 [Kërkesa Individuale], 48 [Saktësimi i kërkesës] të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese (nr. 03/L-121) dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata e refuzoi kërkesën në përputhje me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenet 47 dhe 48 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, dhe me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës.