Vendimet nga seanca shqyrtuese e mbajtur më 18 dhjetor 2019

18.12.2019

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 18 dhjetor 2019, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe vendosi për kërkesat: 1. KI 180/18; 2. KI 172/18; 3. KI 140/18 dhe 4. KI 07/18.
Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve të Gjykatës (tekstet e plota të aktvendimeve dhe të aktgjykimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

1. Aktvendim
Lënda: KI 180/18
Parashtrues: Metullahe Hoxha

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 144/2018], të datës 5 maj 2018, me të cilin parashtruesja e kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenet: 3 [Barazia para ligjit], 4 [Forma e qeverisjes dhe ndarja e pushtetit], 21 [Parimet e përgjithshme], 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], dhe 57 [Parimet e përgjithshme] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7, të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 22 [Procedimi i kërkesës] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (1)(c) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

2. Aktvendim
Lënda: KI 172/18
Parashtrues: Arbër Kryeziu

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [CA. nr. 925/2018], të datës 16 korrik 2018, nëpërmjet të cilit parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenet 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] dhe nenin 102 [Parimet e përgjithshme të sistemit gjyqësor] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (1)(b), 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

3. Aktvendim
Lënda: KI 140/18
Parashtrues: Naim Osmani

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Pml. nr. 36/2018], të datës 30 prill 2018, me të cilin ishte refuzuar si e pabazuar kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e parashtruesit të kërkesës. Parashtruesi pretendonte se me këtë aktgjykim i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 21 [Parimet e përgjithshme], nenin 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i marrëveshjeve dhe instrumenteve ndërkombëtare], nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, me nenin 11 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, me nenin 14 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, si dhe me nenet 53 [Interpretimi i dispozitave për të drejtat e njeriut] dhe 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës.
Kërkesa bazohej në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

4. Aktgjykim
Lënda: KI 07/18
Parashtrues: “Çeliku Rollers” sh.p.k.

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [E. Rev. nr. 14/2017], të datës 14 shtator 2017, në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit [Ae. nr. 133/2016], të datës 14 prill 2017 dhe me aktgjykimin e Departamentit për Çështje Ekonomike të Gjykatës Themelore në Prishtinë [IC. nr. 660/2013], të datës 31 mars 2016. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se, me këtë aktgjykim i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ).
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e përgjithshme] dhe paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në mbështetje të nenit 113, paragrafët 1 dhe 7, të Kushtetutës, të neneve 20 dhe 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe të rregullave 39, 57 dhe 59 të Rregullores së punës, vendosi:
I. TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;
II.TË KONSTATOJË se aktgjykimi i Gjykatës Supreme [E. Rev. nr. 14/2017], i datës 14 shtator 2017, është në përputhshmëri me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së;