Vendimet nga seanca shqyrtuese e mbajtur më 15 prill 2020

15.04.2020

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 15 prill 2020, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe vendosi për kërkesat: 1. KI 58/18; 2. KI 241/19; 3. KI 14/20 dhe 4. KI 179/19. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve të Gjykatës (tekstet e plota të vendimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

1. Aktvendim
Lënda: KI 58/18
Parashtrues: “IIC Assistance”

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetushmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [ARJ. UZVP nr. 69/ 2017], të datës 25 janar 2018, me të cilin parashtruesi pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe me nenin 49 [E drejta e punës dhe ushtrimit të profesionit] të Kushtetutës.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e përgjithshme] dhe paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

2. Aktvendim
Lënda: KI 241/19
Parashtrues: Sali Krasniqi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetushmërisë së vendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit [AC-I-19-0158-A0018], të datës 17 tetor 2019, me të cilin është refuzuar kërkesa e parashtruesit për revizion e parashtruar kundër aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të DHPGJS-së [AC –I – 13–0019 – A0018], të datës 15 gusht 2019, dhe aktgjykimit të Kolegjit të Specializuar të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me këtë vendim i janë shkelur të drejtat dhe liritë e tij të garantuara me nenin 24 [Barazia para ligjit] dhe nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20, 47.2 dhe 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, dhe me rregullin 39.1 (b) e 39 (c) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

3. Aktvendim
Lënda: KI 14/20
Parashtrues: Armend Thaqi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetushmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 425/2019], të datës 10 dhjetor 2019, me të cilin ishte refuzuar si i pabazuar revizioni i parashtruesit kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac. nr. 2630/19], të datës 24 korrik 2019. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me këtë aktvendim i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenet 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] dhe 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

4. Aktvendim
Lënda: KI 179/19
Parashtrues: Ardian Ymeri

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetushmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 196/2019], të datës 13 gusht 2019, në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac.nr.5453/17], të datës 6 mars 2019 dhe me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan [C.nr.142/2015], Dega në Viti, të datës 24 tetor 2017. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me këtë aktgjykim i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenet 113.7 dhe 21.4 të Kushtetutës, me nenet 20 e 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, dhe me rregullat 39 (2) e 59 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.