Vendimet nga seanca shqyrtuese e mbajtur më 12 mars 2020

12.03.2020

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 12 mars 2020, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi dhe vendosi për kërkesat: 1. KI 222/19; 2. KI 180/19; 3. KI 205/19 dhe 4. KI 212/19.
Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve të Gjykatës (tekstet e plota të aktvendimeve dhe të aktgjykimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

1. Aktvendim
Lënda: KI 222/19
Parashtrues: Nexhdet Hoti

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac.nr.2720/16], të datës 8 tetor 2019, më të cilin parashtruesi pretendonte se i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenin 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në nenin 113.7 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, dhe me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

2. Aktvendim
Lënda: KI 180/19
Parashtrues: Miloš Šćekić dhe Ljubica Šćekić

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prizren [K. nr. 2169-17], të datës 28 mars 2019, me të cilin parashtruesit e kërkesës pretendonin se u janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet: 24 [Barazia para ligjit], 31 [E drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm], 32 [E drejta për mjete juridike], 46 [Mbrojtja e pronës], 54 [Mbrojtja gjyqësore e të drejtave] dhe 109 [Prokurori i Shtetit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 8 [E drejta për respektimin e jetës private dhe familjare] dhe nenin 1 të Protokollit 1 [Mbrojtja e pronës] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në nenin 113.7 të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (1)(b) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.

3. Vendim
Lënda: KI 205/19
Parashtrues: Sahit Musa

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev.nr.197/2019], të datës 11 korrik 2019, me të cilin parashtruesi, si përfaqësues i pretenduar i palës J.K., pretendonte se këtij të fundit i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të mbrojtura me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Parashtruesi nuk i dëshmoi Gjykatës autorizimin për përfaqësim, që të dorëzoj kërkesën në emër të palës J.H.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me rregullin 35 (5) të Rregullores së punës, vendosi ta refuzojë kërkesën.

4. Vendim
Lënda: KI 212/19
Parashtrues: Shaban Gashi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [AA.nr.396/2019], të datës 22 tetor 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte t’i jenë shkelur të drejtat e tij të garantuara me nenin 32 [E drejta për mjete juridike] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe palët e autorizuara] të Kushtetutës , në nenin 22 [Procedimi i kërkesës] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, si dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, dhe me rregullin 39 (2) të Rregullores së punës, vendosi se kërkesa është e papranueshme.