Gjatë muajit tetor 2024, në Gjykatën Kushtetuese:
• janë shqyrtuar shtatëmbëdhjetë (17) raste;
• janë marrë vendimet për trembëdhjetë (13) raste:
• janë publikuar tridhjetë e katër (34) vendime;
Gjatë kësaj periudhe, në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese janë publikuar (i) katër (4) Aktgjykime; (ii) njëzet e gjashtë (26) Aktvendime për papranueshmëri; dhe (iii) katër (4) Vendime.
Aktgjykimet
____________________________
I.
1. KI49/23
Parashtrues: Shaban Dulahu dhe të tjerët
Publikuar më: 1 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ-UZVP.NR.109/2022], të 20 tetorit 2022
Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e Aktgjykimit [ARJ-UZVP.NR.109/2022] të 20 tetorit 2022 të Gjykatës Supreme të Kosovës. Aktgjykimi fillimisht sqaron se, rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me ankesën që parashtruesi i kërkesës Shaban Dulahu, e kishte paraqitur në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (në tekstin e mëtejmë: KPMK), lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores mbi organizimin e brendshëm të administratës qendrore të Universitetit të Prishtinës të modeleve të sistematizimit për fakultete, si dhe Rregullores lidhur me të ardhurat personale në Universitetin e Prishtinës (në tekstin e mëtejmë: UP). KPMK-ja e refuzoi të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës. Më pas, ky i fundit parashtroj padi kundër vendimit të KPMK-së në Gjykatën Themelore, e cila iu refuzua gjithashtu si e pabazuar. Vendimi i Gjykatës Themelore u vërtetua edhe nga Gjykata e Apelit, e cila refuzoi si të pabazuar ankesën e parashtruesit të kërkesës Shaban Dulahu. Ndërkohë, parashtruesit e kërkesës Shaban Dulahu, Suzana Gusija, Mustafë Zhinipotoku dhe Tasim Vehapi paraqitën padi kundër UP-së në emër të kompensimit të pagave për punën shtesë pas orarit të rregullt dhe në komisione, duke filluar nga viti 2006 deri më 1 tetor 2012. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm e aprovoi kërkesëpadinë e parashtruesve të kërkesës dhe detyroi palën e paditur, UP “Hasan Prishtina”, që parashtruesve të kërkesës t’ua paguajë kompensimin e pagave për punën shtesë pas orarit të rregullt dhe në komisione për periudhën e lartcekur. Gjykata e Apelit, duke vepruar në bazë të ankesës së palës së paditur, respektivisht UP-së, prishi aktgjykimin e Gjykatës Themelore dhe çështjen e ktheu tek gjykata e shkallës së parë në rigjykim. Gjykata Themelore-Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Civil, në rigjykim vendosi që: (i) Gjykata Themelore-Departamenti Civil shpallet jo kompetent në pikëpamje lëndore, për të vendosur në këtë çështje juridike; (ii) pas plotfuqishmërinë së këtij aktvendimi, lënda do t’i dorëzohet Departamentit për Çështje Administrative të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Parashtruesit e kërkesës paraqitën ankesë në Gjykatën e Apelit duke pretenduar shkelje të dispozitave të Ligjit Nr. 03/L-202 për Konfliktet Administrative (në tekstin e mëtejmë: LKA) me propozim që ankesa të aprovohet dhe vendimi i ankimuar të ndryshohet ashtu që të aprovohet kërkesa në tërësi, ose çështja të kthehet në rivendosje. Gjykata e Apelit e refuzoi të pabazuar ankesën e parashtruesve të kërkesës ndërsa vërtetoi Aktvendimin e Gjykatës Themelore-Departamenti për Çështje Administrative. Gjykata e Apelit vlerësoi se Gjykata Themelore-Departamenti për Çështje Administrative me të drejtë ka hedhë poshtë padinë e parashtruesve në këtë çështje juridiko-administrative, për shkak se kjo çështje juridike është gjë e gjykuar res iudicata me aktgjykim të formës se prerë. Gjykata Supreme refuzoi si të pabazuar kërkesën e parashtruesve për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, të paraqitur kundër Aktvendimit të Gjykatës së Apelit, duke vlerësuar se për këtë çështje ekziston vendimi i formës së prerë dhe se në situatën konkrete, kjo çështje është gjë e gjykuar (res iudicata) nga ana e gjykatave të instancës më të ulët. Në vijim, Aktgjykimi sqaron se, në kërkesën e tyre dorëzuar në Gjykatë, parashtruesit e kërkesës pretenduan se përmes Aktgjykimit të kontestuar të Gjykatës Supreme të Kosovës, u është cenuar e drejta e tyre e garantuar me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, si rezultat i vlerësimit të kërkesëpadisë së tyre për kompensim për punë shtesë pas orarit, si çështje e gjykuar res iudicata. Parashtruesit e kërkesës theksuan se, ekzistojnë dallime ndërmjet padisë së mëhershme të parashtruesit të kërkesës Shaban Dulahu dhe kërkesëpadisë së tyre përkitazi me objektin e kontestit, palët dhe identitetin e tyre, dhe se faktet e çështjes po ashtu nuk janë të njëjta. Në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesve të kërkesës, Gjykata, fillimisht shtjelloi parimet e praktikës së saj gjyqësore dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me të drejtën për qasje në gjykatë, dhe më pas aplikoi të njëjtat në rrethanat e rastit konkret. Së pari, Gjykata vërejti se parashtruesit e kërkesës, në kërkesën e tyre për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor në Gjykatën Supreme – në substancë dhe shprehimisht – kanë theksuar se, padia e tyre ka të bëj me kompensim për punë jashtë orarit. Ndërsa, kërkesa e mëhershme e parashtruesit të kërkesës Shaban Dulahu kishte të bënte me ndryshimin e Rregullores mbi organizimin e brendshëm të administratës qendrore të UP-së dhe Rregullores lidhur me të ardhurat personale në UP. Në kontekst të rrethanave të rastit konkret, Gjykata vlerësoi se në rastin e parashtruesve të kërkesës kemi të bëjmë me një “kontest të vërtetë dhe serioz”, në mes të parashtruesve të kërkesës, si paditës dhe punëdhënësit të tyre UP si palë e paditur, e cila pretendohet se ka një detyrim ligjor (obligim monetar) për të përmbushur ndaj parashtruesve të kërkesës për kompensim për punën jashtë orarit. Gjykata në vazhdim vlerësoi nëse Gjykata Supreme me rastin refuzimit si të pabazuar të kërkesës për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, ua ka mohuar parashtruesve të kërkesës të drejtën për “qasje në gjykatë” përkatësisht zgjidhjen meritore të rastit të tyre. Gjykata vlerësoi se, në procedurën administrative që u zhvillua në departamentet administrative përkatëse të Gjykatës Themelore, Gjykatës së Apelit dhe Gjykatës Supreme (i) nuk u shqyrtua kërkesëpadia shprehimore e parashtruesve të kërkesës për kompensim nga UP-ja për punën shtesë pas orarit të punës; por (ii) në vend të saj, shqyrtuan kërkesëpadinë e mëhershme të parashtruesit të kërkesës Shaban Dulahu lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores mbi organizimin e brendshëm të administratës qendrore të UP-së dhe Rregullores lidhur me të ardhurat personale në UP, të cilën e konsideruan si çështje të gjykuar res iudicata. Gjykata vlerësoi se, qasja e gjykatave të rregullta përfshirë Gjykatën Supreme, të cilat fare nuk shqyrtuan objektin e kërkesëpadisë lidhur me kompensim për punën shtesë pas orarit, është e papajtueshme me të drejtën e parashtruesve të kërkesës për qasje në gjykatë, sepse u pamundëson këtyre të fundit shqyrtimin në merita të rastit të tyre përkundër faktit se bëhet fjalë për një kontest “të vërtetë dhe serioz”. Për pasojë dhe bazuar edhe në sqarimet e dhëna në Aktgjykimin e publikuar, Gjykata konstatoi që përmes Aktgjykimit të kontestuar të Gjykatës Supreme të Kosovës, si rezultat i mohimit të qasjes në gjykatë përkatësisht mos marrjes së përgjigjes në merita lidhur me kompensimin për punën shtesë pas orarit të punës, parashtruesve të kërkesës u është shkelur e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, e garantuar me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Njoftimin përkitazi me Aktgjykimin mund ta lexoni duke klikuar këtu
Ndërsa, tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu
2. KI36/23
Parashtrues: “DONA-IMPEX” sh.p.k.
Publikuar më: 30 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [E. Rev. nr. 45/2021], të 10 nëntorit 2022
Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e Aktgjykimit [E. Rev. nr. 45/2021] të 10 nëntorit 2022 të Gjykatës Supreme të Kosovës. Aktgjykimi fillimisht sqaron se, rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me një kontratë mbi qiranë të lidhur më 6 prill 2005, në mes të parashtruesit të kërkesës dhe Ndërmarrjes Publike Banesore, për shfrytëzimin e një lokali, të cilin raport kontraktual nga shkresat e lëndës rezulton se palët e kanë vazhduar me kontratat e 7 marsit 2006, 27 gushtit 2007, 15 shtatorit 2009, dhe në mënyrë të heshtur deri më 7 mars 2014. Më pas, Ndërmarrja Publike Banesore parashtroi padi në Gjykatën Komunale kundër parashtruesit të kërkesës, për pagesë borxhi nga baza e kontratës mbi qiranë e lokalit afarist për periudhën kontestuese, përkatësisht 2005-2014. Pasi që Gjykata Komunale në Prishtinë ishte shpallur jokompetente për të vendosur lidhur me rastin, lënda ishte transferuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe kjo e fundit, kishte miratuar në tërësi kërkesëpadinë e Ndërmarrjes Publike Banesore, duke e obliguar parashtruesin që të paguaj borxhin e përgjithshëm në emër të qirasë në shumën prej 33.766,01 euro. Pas ankesës së parashtruesit në Gjykatën e Apelit, kjo e fundit kishte miratuar ankesën dhe çështjen e kishte kthyer në rivendosje, procedurë kjo që sërisht kishte rezultuar në miratimin e kërkesëpadisë së Ndërmarrjes Publike Banesore. Vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë ishte vërtetuar më pas nga Gjykata e Apelit, ndërsa Gjykata Supreme ndonëse refuzoi si të pabazuar revizionin e paraqitur nga parashtruesi i kërkesës, në arsyetim të aktgjykimit të saj, megjithatë kishte theksuar që vendimi i shkallës së dytë, përkatësisht ai i Apelit “është i përfshirë me shkelje thelbësore të dispozitave të procedurës kontestimore”. Parashtruesi i kërkesës kontestoi vendimmarrjen e Gjykatës Supreme para Gjykatës, duke pretenduar se i janë cenuar të drejta e tij të garantuara me nenet 3 [Barazia para Ligjit], 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] të Kushtetutës, si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt), nenin 13 (E drejta për zgjidhje efektive) dhe nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke argumentuar, në thelb, që Aktgjykimi i Gjykatës Supreme, ishte kundërthënës dhe i paarsyetuar. Në kontekstin e lartcekur dhe sipas sqarimeve të dhëna në Aktgjykim, Gjykata konsideroi se parashtruesi kishte ngritur para Gjykatës çështje thelbësore në lidhje me trajtimin e çështjes së tij, respektivisht faktin se, vendimi i kontestuar i Gjykatës Supreme kishte kundërthënie në mes të (i) arsyetimit të dhënë, respektivisht paragrafit kontestues i cili edhe rezulton të jetë në kundërshtim me pjesën tjetër të arsyetimit dhe vet dispozitivin, sipas të cilit, revizioni i parashtruar nga parashtruesi kundër vendimit të lartcekur të Gjykatës Apelit është refuzuar si i pabazuar. Sipas sqarimeve të dhëna në Aktgjykim, Gjykata, ndër tjerash, vlerësoi se, pjesa e arsyetimit të Aktgjykimit të kontestuar, i cila rezulton të jetë në kundërshtim me vet dispozitivin, nuk rezulton të jetë çështje thjesht teknike, por reflekton mungesë të vendimit të arsyetuar gjyqësor në kundërshtim me garancitë procedurale ndërlidhur me të drejtën në gjykim të drejtë dhe të paanshëm sipas përcaktimeve të Kushtetutës. Rrjedhimisht, bazuar në gjithë atë që u tha me lartë, Gjykata konstatoi që Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Supreme nuk plotëson standardin e një gjykimi të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për shkak të mungesës së vendimit të arsyetuar. Në fund, Aktgjykimi gjithashtu sqaron se, konstatimi i Gjykatës ndërlidhet vetëm me mungesën e arsyetimit të vendimit gjyqësor dhe në asnjë mënyrë nuk paragjykon meritat e rastit përgjatë rivendosjes së Gjykatës Supreme.
Njoftimin përkitazi me Aktgjykimin mund ta lexoni duke klikuar këtu
Ndërsa, tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu
3. KI43/24
Parashtrues: Merita Visoka, Eroll Visoka dhe Melinda Visoka
Publikuar më: 30 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 382/2023], të 17 tetorit 2023
Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e Aktvendimit [Rev. nr. 382/2023] të 17 tetorit 2023 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës. Aktgjykimi fillimisht sqaron që rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me një kontest për vërtetim pronësie në prona të paluajtshme, në të cilën procedurë parashtruesit e kërkesës ishin në cilësinë e paditësve. Sipas sqarimeve të dhëna në Aktgjykim, (i) prona në fjalë ishte shpronësuar në vitin 1980, e cila më pas ishte regjistruar si pronë shoqërore në emër të Komunës së Podujevës; (ii) parashtruesit e kërkesës filluan procedurën ligjore, përmes së cilës kërkuan që të vërtetohej se ata janë pronarë të pronës së paluajtshme; dhe (iii) të njëjtit në kërkesëpadinë e tyre nuk e kishin specifikuar vlerën e kontestit në fjalë. Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit refuzuan në tërësi padinë e parashtruesve të kërkesës, ndërsa kërkesa për revizion e parashtruar në Gjykatën Supreme u refuzua për arsye procedurale, përkatësisht arsyetimit që vlera e objektit të kontestit nuk e kalon pragun prej 3.000 euro sipas përcaktimeve të paragrafit 3 të nenit 211 (pa titull) të Ligjit për Procedurës Kontestimore, përkundër faktit që e njëjta nuk ishte e përcaktuar në procedurat paraprake. Parashtruesit e kërkesës, para Gjykatës, kontestojnë Aktvendimin e lartcekur të Gjykatës Supreme, duke pretenduar shkelje të të drejtave të mbrojtura me nenin 3 [Barazia para Ligjit] dhe nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në thelb, parashtruesit e kërkesës pretendojnë se përmes vendimit të Gjykatës Supreme është cenuar e drejta e tyre për „qasje në gjykatë“ e garantuar me nenet e lartcekura të Kushtetutës dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ndër të tjera sepse (i) gjykatat nuk e përcaktuan vlerën e objektit të kontestit sipas detyrës zyrtare përkundër detyrimit specifik që rrjedh nga Ligji për Procedurën Kontestimore; ndërsa (ii) Gjykata Supreme kishte refuzuar kërkesën për revizion pikërisht në bazë të vlerës së kontestit, pavarësisht dështimit të gjykatave më të ulëta për të përcaktuar këtë vlerë. Në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesve të kërkesës, Gjykata (i) elaboroi parimet e përgjithshme të së drejtës për qasje në gjykatë, të zhvilluara përmes praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të afirmuara përmes praktikës gjyqësore së Gjykatës Kushtetuese, përfshirë këtu edhe parimet dhe kriteret e zhvilluara nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në lidhje me kufizimin ratione valoris për qasje në gjykatat të shkallës më të lartë, për të vazhduar (ii) me aplikimin e këtyre parimeve dhe kritereve në rrethanat e rastit konkret. Aktgjykimi i Gjykatës në mënyrë specifike i referohet parimeve dhe kritereve të vendosura në rastin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut Zubac kundër Kroacisë, të cilat Gjykata Kushtetuese i ka aplikuar edhe në rastin para saj, përkatësisht, KI199/22, parashtrues P.T.P. “Arta XH”, që ndërlidhen me kufizimin ratione valoris për qasje në Gjykatën Supreme. Aktgjykimi, fillimisht thekson se nuk është kontestuese kompetenca e Gjykatës Supreme e përcaktuar me ligj, që para vlerësimit të revizionit në merita, të shqyrtojë lejueshmërinë e revizionit në kuptim të pragut ratione valoris bazuar në paragrafin 3 të nenit 211 të Ligjit për Procedurën Kontestimore. Përveç kësaj, në zbatimin e kritereve të lartcekura në rrethanat e rastit konkret, në Aktgjykim gjithashtu theksohet se, duke marrë parasysh vetë thelbin e juridiksionit dhe kompetencës së Gjykatës Supreme për të gjykuar për çështjet e ligjshmërisë së vendimeve të marra nga gjykatat e shkallës më të ulët, si autoriteti më i lartë gjyqësor, pragu ratione valoris është (i) i përcaktuar me ligj; dhe (ii) ndjek një qëllim legjitim, i cili shërben për të mbështetur sundimin e ligjit dhe administrimin të mirëfilltë të drejtësisë. Megjithatë, në vlerësimin e asaj nëse, në rrethanat e rastit konkret, vlerësimi i pragut ratione valoris ishte proporcional me qëllimin legjitim, Gjykata, konsideroi se përfundimi i Gjykatës Supreme, bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe të praktikës së saj gjyqësore, cilësohet si “formalizëm i tepruar” në interpretimin dhe zbatimin e ligjit në kontekstin e qasjes në gjykatë, ndër të tjera, sepse është detyrim i Gjykatës Supreme të interpretojë dhe zbatojë dispozitat e Ligjit për Procedurën Kontestimore në tërësinë e tyre dhe se refuzimi i revizionit me argumentin që nuk kalohet vlera e objektit të kontekstit në rrethana në të cilat kjo vlerë nuk ishte përcaktuar nga gjykatat më të ulëta përkundër detyrimeve që burojnë nga ligji i aplikueshëm, ka rezultuar në cenimin e së drejtës së parashtruesve për qasje në drejtësi, përkatësisht të drejtës për të përdorur në mënyrë efektive mjetin juridik të kërkesës për revizion sipas dispozitave të Ligjit për Procedurën Kontestimore. Gjykata theksoi gjithashtu faktin se konstatimi i saj për shkeljen e paragrafit 1 të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i referohet vetëm rrethanave specifike të këtij rasti, vlerësimi i të cilave duhet të bëhet rast pas rasti, dhe i referohet vetëm të drejtës për qasje në gjykatë, respektivisht në Gjykatën Supreme, dhe në asnjë mënyrë nuk paragjykon rezultatin e meritave të rastit.
Njoftimin përkitazi me Aktgjykimin mund ta lexoni duke klikuar këtu
Ndërsa, tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu
4. KI84/22
Parashtrues: Slavica Đorđević
Publikuar më: 30 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 170/2021], të 19 tetorit 2021
Gjykata ka vlerësuar kushtetutshmërinë e Aktvendimit [Rev. nr. 170/2021] të 19 tetorit 2021 të Gjykatës Supreme të Kosovës. Aktgjykimi fillimisht sqaron se rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me kërkesën e parashtrueses së kërkesës që (i) në kuadër të procedurave gjyqësore të lirohej nga pagesa e taksës gjyqësore në shumën prej njëmijë (1.000) euro, të paraparë për padinë e parashtruar, përmes së cilës kërkonte kompensim të dëmit; si dhe (ii) kishte propozim për caktimin e masës së sigurisë mbi pronën përkatëse kontestuese dhe lidhur me të cilën Gjykata Kushtetuese kishte nxjerrë Aktgjykimin KI86/18 në vitin 2021. Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit, kishin refuzuar si të pabazuar kërkesën e parashtrueses për lirim nga pagimi i taksës gjyqësore dhe shpenzimet procedurale. Përgjatë këtyre procedurave, bazuar në nenin 96 (pa titull) të Ligjit nr. 03/L-006 për Procedurën Kontestimore, gjuha në procedurë ishte gjuha e parashtrueses së kërkesës, përkatësisht ajo serbe. Kërkesa e parashtrueses përkatëse për revizion në Gjykatën Supreme ishte refuzuar si e pasafatshme, vendimmarrje të cilën parashtruesja e kërkesës e ka kontestuar para Gjykatës, duke pretenduar cenimin e të drejtave të saj që burojnë nga neni 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] i Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 6 (E Drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në kontekst të qasjes në drejtësi. Kjo sepse, kërkesa për revizion në Gjykatën Supreme (i) ishte dorëzuar brenda afateve të përcaktuara me ligjin e aplikueshëm nga momenti kur ishte pranuar në gjuhën serbe Aktvendimi përkatës i Gjykatës së Apelit; por jo (ii) brenda afateve të përcaktuara me ligjin e aplikueshëm nga momenti kur ishte pranuar në gjuhën shqipe Aktvendimi përkatës dhe të cilin parashtruesja e kërkesës kishte kërkuar ta pranoj në gjuhën e saj. Në vlerësimin e pretendimeve të parashtrueses së kërkesës, Gjykata, fillimisht shtjelloi parimet e praktikës së saj gjyqësore dhe të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut lidhur me të drejtën e qasjes në gjykatë, dhe më pas aplikoi të njëjtat në rrethanat e rastit konkret. Sipas sqarimeve të dhëna në Aktgjykim, përmes nenit 96 (pa titull) të Ligjit nr. 03/L-006 për Procedurën Kontestimore, përcaktohet e drejta themelore e palëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë për të përdorur gjuhën e tyre amtare ose një gjuhë që ata e kuptojnë gjatë zhvillimit të procedurave para gjykatës, në rast se pala paraqet një kërkesë të tillë. Në rrethanat e rastit konkret, me kërkesën e palës, e tërë procedura gjyqësore ishte zhvilluar në gjuhën e zgjedhur të parashtrueses së kërkesës, me përjashtim të vendimmarrjes përfundimtare të Gjykatës së Apelit, përkundër faktit që bazuar në dispozitën e lartcekur, kjo gjykatë kishte detyrimin që palës të ia dorëzonte vendimin përkatës në gjuhën e zgjedhur në procedurë. Sipas sqarimeve të dhëna në Aktgjykim, kërkesa pasuese e parashtrueses për të pranuar vendimin përkatës në gjuhën e saj, kishte rezultuar në pasoja lidhur me afatet përkitazi me përdorimin e mjetit juridik në Gjykatën Supreme, fakt ky të cilin kjo e fundit kishte dështuar të marrë parasysh në rrethanat e rastit, duke rezultuar në cenimin e të drejtës së saj për qasje në gjykatë. Aktgjykimi i Gjykatës gjithashtu sqaron që, konstatimet e saj ndërlidhen vetëm me aspektin e qasjes në drejtësi në kontekst të garancive procedurale kushtetuese dhe në asnjë mënyrë nuk paragjykojnë vendimmarrjen meritore të Gjykatës Supreme gjatë rivendosjes së këtij rasti.
Njoftimin përkitazi me Aktgjykimin mund ta lexoni duke klikuar këtu
Ndërsa, tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu
Aktvendimet për papranueshmëri
________________________________
Gjatë periudhës raportuese janë publikuar njëzetë e gjashtë (26) Aktvendime për papranueshmëri nga të cilat:
II.
Në një (1) Aktvendim për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se, kërkesa e parashtruesit është e papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 48 (Saktësimi i kërkesës) të Ligjit, paragrafin (1) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës sepse: është parashtruar nga një palë e paautorizuar:
5. KI102/23
Parashtrues: Nezir Hoxha
Publikuar më: 10 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së kohëzgjatjes së procedurës në lëndën [C-III-12-0730] në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
III.
Në dy (2) Aktvendime për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se, kërkesat e parashtruesve janë të papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 48 (Saktësimi i kërkesës) të Ligjit, paragrafin (1) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës sepse: nuk janë shteruar të gjitha mjetet efektive të përcaktuara me ligj kundër aktit të kontestuar:
6. KI270/23
Parashtrues: Muhamed Mustafa Lahu
Publikuar më: 11 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [PN. nr. 689/2023], të 4 korrikut 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
7. KI116/22
Parashtrues: “Conzorciumi për Rindërtimin e Kosovës CRK” sh.p.k.
Publikuar më: 28 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [CMLnr.11/2021], të 8 shkurtit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
IV.
Në dy (2) Aktvendim për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se, kërkesat e parashtruesve janë të papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 48 (Saktësimi i kërkesës) të Ligjit, paragrafin (1) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës sepse: është parashtruar pas afatit prej katër (4) muajve:
8. KI263/23
Parashtrues: “Swiss Bau” Sh.p.k
Publikuar më: 18 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit [K.DH.SH.II.nr.233/23] të 10 majit 2023 të Gjykatës Komerciale të Kosovës – Dhoma e Shkallës së Dytë dhe Njoftimit të Zyrës së
Kryeprokurorit të Shtetit [KMLC.nr.91/2023], të 31 korrikut 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
9. KI39/24
Parashtrues: Xhylinaze Rama
Publikuar më: 28 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr. 187/2023], të 23 majit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
V.
Në dy (2) Aktvendime për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se, kërkesat e parashtruesve janë të papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 48 (Saktësimi i kërkesës) të Ligjit, paragrafin (1) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës sepse: nuk është qartësuar saktësisht dhe nuk janë paraqitur në mënyrë adekuate faktet dhe pretendimet për shkelje të të drejtave apo dispozitave kushtetuese:
10. KI223/23
Parashtrues: Adem Dauti
Publikuar më: 10 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 106/2023], të 24 majit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
11. KI149/23
Parashtrues: Nazmi Rexhepi
Publikuar më: 30 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [Ac. nr. 9394/2021], të 9 marsit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
VI.
Në tetëmbëdhjetë (18) Aktvendime për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se, kërkesat e parashtruesve janë të papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 48 (Saktësimi i kërkesës) të Ligjit, paragrafin (2) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës sepse (i) pretendimet e parashtruesve të kërkesave përkatëse hyjnë në kategorinë e shkallës së katërt; (ii) reflektojnë pretendime me “mungesë të dukshme të shkeljes”, dhe/ose (iii) të njëjtat janë “të pambështetura apo të paarsyetuara”:
12. KI53/23
Parashtrues: Paradiso sh.p.k.
Publikuar më: 1 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [E.Rev.nr.40/2022], të 27 dhjetorit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
13. KI123/24
Parashtrues: Naim Prokshi
Publikuar më: 1 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [PML.nr.68/2024], të 4 prillit 2024
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
14. KI76/24
Parashtrues: Dukagjin Haxhijaha
Publikuar më: 2 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr. 83/2024], të 6 marsit 2024
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
15. KI234/23
Parashtrues: Q.I.
Publikuar më: 2 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr. 495/2023], të 3 tetorit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
16. KI131/24
Parashtrues: “IC Consulenten” sh. p. k.
Publikuar më: 10 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit [K.DH.SH.II.nr.1001/2023] të Gjykatës Komerciale të Republikës së Kosovës, Dhoma e Shkallës së Dytë, të 17 nëntorit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
17. KI163/24
Parashtrues: Nysret Kabashi, Bajram Kabashi dhe Driton Kabashi
Publikuar më: 10 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit [AC-I-0195-A0001] të 8 majit 2024, të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës
për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
18. KI10/24
Parashtrues: “Agrounion” sh.p.k.
Publikuar më: 11 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [K.Dh.Sh.II.nr.720/23] të Gjykatës Komerciale – Dhomat e Shkallës së Dytë, të 11 dhjetorit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
19.KI81/23
Parashtrues: Pjetër Boçi
Publikuar më: 11 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. Nr. 465/22], të 6 dhjetorit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
20. KI107/24
Parashtrues: Xhafer Shala
Publikuar më: 11 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë
Kosovare të Privatizimit [AC-I-22-0150-A0001], të 8 shkurtit 2024
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
21. KI257/23
Parashtrues: Gerolld Nikoliqi
Publikuar më: 11 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr.317/2023], të 12 korrikut 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
22. KI61/24
Parashtrues: Agjencia Kosovare e Privatizimit
Publikuar më: 17 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ. nr. 198/2023], të 21 dhjetorit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
23. KI143/24
Parashtrues: Shemsedin Zumeri
Publikuar më: 17 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml.nr.220/2024], të 12 prillit 2024
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
24. KI172/24
Parashtrues: Bariş (Mahfuz) Nakipoglu
Publikuar më: 17 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr.184/2024], të 21 marsit 2024
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
25. KI168/23
Parashtrues: E.M.
Publikuar më: 18 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml.nr.466/2023] të 8 shtatorit 2023 në lidhje me Aktvendimin [PN1.DKR.nr.666/2023] e 26 qershorit 2023 të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës, dhe Aktvendimin [PN1.DKR.nr.839/2023] të 10 gushtit 2023 të Gjykatës së Apelit
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
26. KI238/23
Parashtrues: Simon Raja, Elvane Qafani, Elvane Imeraj dhe Arjeta Marku-Metaj
Publikuar më: 18 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 263/23], të 12 korrikut 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
27. KI151/24
Parashtrues: N.T. “SPORTING”
Publikuar më: 28 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit [K.Dh.Shk.II.nr.1276/23] të Gjykatës Komerciale të Republikës së Kosovës, të 5 marsit 2024
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
28. KI66/23
Parashtrues: “Veli Commerce” sh.p.k
Publikuar më: 30 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [E.Rev.nr.2/2023], të 16 janarit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
29. KI153/23
Parashtrues: Bujar Kika
Publikuar më: 30 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së tejzgjatjes së procedurave në Gjykatën Themelore në Prishtinë, përkitazi me lëndën [C. nr. 4953/2022]
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
VII.
Në një (1) Aktvendim për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se, kërkesa e parashtruesit është e papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 48 (Saktësimi i kërkesës) të Ligjit, paragrafin (3) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës sepse kërkesa nuk është ratione materiae në pajtim me Kushtetutën.
30. KI92/24
Parashtrues: Reshad Zherka dhe Xhelal Zherka
Publikuar më: 2 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. Nr. 550/2023], të 17 nëntorit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
Vendimet
______________
Në periudhën raportuese janë publikuar katër (4) Vendime për Refuzim të Kërkesës, dhe atë:
VIII.
Në tre (3) Vendime për Refuzim të Kërkesës të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se, kërkesat refuzohen bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit, pikën (a) paragrafin (2) të rregullit 54 (Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës) të Rregullores së punës, sepse të njëjtat nuk janë të plota:
31. KI146/24
Parashtrues: Avni Tahiraj
Publikuar më: 1 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar
Tekstin e plotë të Vendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
32. KO266/23
Parashtrues: Gjykata Supreme
Publikuar më: 1 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së paragrafit 2 nenit 4, paragrafit 4 të nenit 432, dhe paragrafit 2 të nenit 438 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës Nr.08/L-
032
Tekstin e plotë të Vendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
33. KI28/24
Parashtrues: Avdyl Smajli
Publikuar më: 30 tetor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik
Tekstin e plotë të Vendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
IX.
Në një (1) Vendim për Refuzim të Kërkesës të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se, kërkesa refuzohet bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit, pikën (b) paragrafin (2) të rregullit 54 (Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës) të Rregullores së punës, sepse e njëjta është përsëritje e një kërkese të mëhershme:
34. KI276/23
Parashtrues: Erxhan Ajeti
Publikuar më: 1 tetor 2024
Kërkesë për rishqyrtimin e Vendimit për refuzim të kërkesës nr. KI169/22, të 29 shtatorit 2023, të Gjykatës Kushtetuese
Tekstin e plotë të Vendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
Vërejtje:
Ky njoftim është përgatitur nga Sekretaria e Gjykatës vetëm për çështje informative. Tekstet e plota të vendimeve u janë dorëzuar të gjitha palëve të përfshira në raste dhe do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës brenda afateve të përcaktuara.