Gjatë muajit tetor 2023, në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese janë publikuar pesëmbëdhjetë (15) Vendime, përkatësisht (i) një (1) Aktgjykim; (ii) dymbëdhjetë (12) Aktvendime për papranueshmëri; dhe (iii) dy (2) Vendime për refuzim të kërkesës.
Aktgjykimet
__________________________________________
I.
1. KI90/23
Parashtrues: Shqipdon Fazliu
Publikuar më: 11 tetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ.nr.114/2022] të 23 dhjetorit 2022, ndërlidhur me Aktvendimin
[AA.nr.650/2022] e 1 shtatorit 2022 të Gjykatës së Apelit dhe Aktvendimin [A.nr.1875/22] e 2 gushtit 2022 të Gjykatës Themelore në Prishtinë
Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e Aktgjykimit [ARJ.nr.114/2022] të 23 dhjetorit 2022, të Gjykatës Supreme, ndërlidhur me Aktvendimin [AA.nr.650/2022] të 1 shtatorit 2022, të Gjykatës së Apelit dhe Aktvendimin [A.nr.1875/22] të 2 gushtit 2022, të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të cilat kanë refuzuar si të pasafatshme padinë e parashtruesit kundër vendimeve të Këshillit Prokurorial të Kosovës (në tekstin e mëtejmë “KPK”), të 6 prillit 2022, lidhur me propozimin e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit të Republikës së Kosovës. Thelbi i rrethanave të këtij rasti ndërlidhet me procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, përmes konkursit të shpallur më 14 janar 2022, si rrjedhojë e të cilit, KPK kishte votuar dhe i kishte propozuar për emërim Presidentes së Republikës së Kosovës kandidatin për Kryeprokuror të Shtetit. Më 28 prill 2022, parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar kërkesën e parë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të KPK-së për propozimin e kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit. Gjykata Kushtetuese, përmes Aktvendimit për Papranueshmëri në rastet e bashkuara KI57/22 dhe KI79/22, më 4 korrik 2022, kishte vendosur se kërkesa e parashtruesit të kërkesës ishte e papranueshme për shqyrtim në merita sepse e njëjta nuk plotësonte kriterin kushtetues të shterimit të mjeteve juridike. Ky Aktgjykimi i Gjykatës më tej sqaron që, më 28 korrik 2022, parashtruesi i kërkesës paraqiti në Gjykatën Themelore padi për inicimin e konfliktit administrativ me kërkesën për shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve të kontestuara të KPK-së. Gjykatat e rregullta, përkatësisht Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme, refuzuan padinë e parashtruesit të kërkesës si të pasafatshme. Gjykata, ndër tjerash, vlerësoi pretendimet e parashtruesit lidhur me shkeljen e të drejtave të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Sipas pretendimeve të parashtruesit, ndër tjerash (i) kërkesa e parë e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, pa i shteruar mjetet juridike të përcaktuara me ligj, ishte dorëzuar bazuar në praktikën paraprake të kësaj Gjykate dhe për pasojë, parashtruesi kishte pritje të arsyeshme që Gjykata Kushtetuese do ta trajtonte edhe kërkesën e tij për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimeve të kontestuara të KPK-së; dhe (ii) pas vendimmarrjes nga Gjykata Kushtetuese në rastin KI57/22 dhe KI79/22, i njëjti i ishte drejtuar Gjykatës Themelore përmes inicimit të konfliktit administrativ me padi, duke pretenduar, ndër tjerash, që padia e tij në Gjykatën Themelore, bazuar në dispozitat e ligjit të aplikueshëm, duhet të trajtohet si e afatshme, sepse si pasojë e “mos dijës apo gabimit të hapur të paraqitësit”, kërkesa për vlerësimin e vendimeve të kontestuara të KPK-së, i ishte dorëzuar “organit jo-kompetent”, përkatësisht Gjykatës Kushtetuese. Për pasojë, sipas parashtruesit, ekzistojnë shkaqe të arsyeshme, bazuar në të cilat, Gjykata Themelore duhet të kishte lejuar kthimin në gjendjen e mëparshme për afatin e inicimit të konfliktit administrativ.
Gjykata fillimisht shtjelloi parimet e përgjithshme lidhur me të drejtën për qasje në drejtësi të zhvilluar nga praktika gjyqësore e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe ajo e Gjykatës, me theks në të gjitha ato raste në të cilat është trajtuar cenimi ose jo i të drejtës për qasje në drejtësi, si rezultat i interpretimit/aplikimit të afateve procedurale për inicimin e kontesteve në procedurë administrative/civile; dhe më pas ka aplikuar të njëjtat në rrethanat e rastit konkret. Gjykata vlerësoi se, në rrethanat e rastit të parashtruesit të kërkesës nuk është kontestuese që padia për inicimin e konfliktit administrativ kundër vendimeve të kontestuara të KPK-së është paraqitur jashtë afateve ligjore të përcaktuara në Ligjin për Konfliktet Administrative. Ndërsa, në konstatimin që Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Supreme nuk është nxjerrë në kundërshtim me paragrafin 1 të nenit 31 [E drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykata gjithashtu vuri theks në faktin që: (i) respektimi i afateve procedurale të përcaktuara në ligjet e aplikueshme ndjek qëllimin legjitim të respektimit të parimit të sigurisë juridike; dhe se (ii) në rrethanat e rastit konkret, interpretimi i gjykatave të rregullta është gjithashtu proporcional në raport me mbrojtjen e këtij parimi, duke theksuar gjithashtu faktin që, bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe atë të Gjykatës, palët gjithashtu bartin përgjegjësinë për respektimin e kërkesave të përcaktuara në ligjet e aplikueshme, përkatësisht të ndjekin afatet dhe procedurat përkatëse sipas përcaktimeve ligjore.
Njoftimin përkitazi me Aktgjykimin mund të lexoni duke klikuar këtu
Ndërsa, tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës mund ta lexoni duke klikuar këtu
Aktvendimet për papranueshmëri
__________________________________________
I.
Në njëmbëdhjetë (11) Aktvendime për papranueshmëri të publikuara nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se, kërkesat e parashtruesve janë të papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 48 (Saktësimi i kërkesës) të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, paragrafin (2) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës së Gjykatës, sepse (i) pretendimet e parashtruesve të kërkesave përkatëse hyjnë në kategorinë e shkallës së katërt; (ii) reflektojnë pretendime me “mungesë të dukshme të shkeljes”, dhe/ose (iii) të njëjtat janë “të pambështetura apo të paarsyetuara”.
2. KI193/22
Parashtrues: Avni Selmani
Publikuar më: 2 tetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.Nr. 197/2021], të 6 korrikut 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
3. KI59/23
Parashtrues: Fehmi Grajçevci
Publikuar më: 2 tetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr.243/22], të 17 tetorit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
4. KI17/23
Parashtrues: Ismail Musliu
Publikuar më: 3 tetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [AC. nr. 2084/21], të 25 korrikut 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
5. KI60/22
Parashtrues: Luljeta Sokoli
Publikuar më: 3 tetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml.nr.462/21], të 18 janarit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
6. KI39/23
Parashtrues: Labinot Zekaj
Publikuar më: 3 tetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [A.A.nr.36/2022], të 20 janarit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
7. KI142/22
Parashtrues: Edmond Hoxha
Publikuar më: 6 tetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr.24/2022], të 25 majit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
8. KI52/23
Parashtrues: Nehat Bublica
Publikuar më: 10 tetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml.nr.16/2023], të 23 janarit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
9. KI20/22
Parashtrues: Sadullah Dërmaku
Publikuar më: 12 tetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr. 469/2021], të 29 dhjetorit 2021
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
10. KI105/22
Parashtrues: Driton Morina
Publikuar më: 12 tetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 327/2021], të 6 prillit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
11. KI206/22
Parashtrues: Alush Hoti, Haxhi Hoti dhe Ruzhdi Hoti
Publikuar më: 16 tetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr. 160/2022], të 24 gushtit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
12. KI120/22
Parashtrues: Gëzim Shtufi
Publikuar më: 16 tetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr. 270/22], të 13 korrikut 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
II.
Në një (1) Aktvendim për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se kërkesa e parashtruesit është e papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, paragrafin 2 të nenit 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, pikën (b) paragrafin (1) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, sepse e njëjta është e parakohshme.
13.KI49/22
Parashtrues: Zejnel Ninaj
Publikuar më: 3 tetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit [C. nr. 288/21] të Gjykatës Themelore në Prizren, të 19 janarit 2021
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
Vendimet
__________________________________________
I.
Në dy (2) Vendime për refuzim të kërkesës të publikuara nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se, kërkesat përkatëse refuzohen bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe në pikën (b) të paragrafit (2) të rregullit 54 (Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës) të Rregullores së punës, sepse të njëjtat nuk janë të plota.
14. KI78/23
Parashtrues: Maliqe Sopjani
Publikuar më: 12 tetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 339/22], të 7 nëntorit 2022
Tekstin e plotë të Vendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
15. KI169/22
Parashtrues: Erxhan Ajeti
Publikuar më: 4 tetor 2023
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik
Tekstin e plotë të Vendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
Vërejtje:
Ky njoftim është përgatitur nga Sekretaria e Gjykatës vetëm për çështje informative. Tekstet e plota të vendimeve u janë dorëzuar të gjitha palëve të përfshira në raste dhe do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës brenda afateve të përcaktuara.