Vendimet e publikuara gjatë muajit qershor 2024

09.07.2024

Gjatë muajit qershor 2024, në Gjykatën Kushtetuese:

• janë shqyrtuar njëzet e pesë (25) raste;
• janë marrë vendimet për njëzet e katër (24) raste:
• janë publikuar njëzet e tri (23) vendime;

Gjatë kësaj periudhe, në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese janë publikuar (i) nëntëmbëdhjetë (19) Aktvendime për papranueshmëri; dhe (ii) katër (4) Vendime.

Aktvendimet për papranueshmëri
_________________________________
I.
Në gjashtëmbëdhjetë (16) Aktvendime për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se, kërkesat e parashtruesve janë të papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 48 (Saktësimi i kërkesës) të Ligjit, paragrafin (2) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës sepse (i) pretendimet e parashtruesve të kërkesave përkatëse hyjnë në kategorinë e shkallës së katërt; (ii) reflektojnë pretendime me “mungesë të dukshme të shkeljes”, dhe/ose (iii) të njëjtat janë “të pambështetura apo të paarsyetuara”.

1. KI23/23
Parashtrues: Vladimir Mladenoviç
Publikuar më: 6 qershor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [UZVP-ARJ. nr. 86/2022], të 29 shtatorit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

2. KI44/23
Parashtrues: N.T.SH. “Zhitia”
Publikuar më: 6 qershor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit [AC-I-27-0710] të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për Çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të
Privatizimit të 20 tetorit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

3. KI51/23
Parashtrues: Elmi Simnica
Publikuar më: 6 qershor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [AC. nr. 406/2021], të 23 shtatorit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

4. KI90/22
Parashtrues: Jusuf Nikçi
Publikuar më: 6 qershor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ-UZVP.nr. 2/2022], të 10 marsit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

5. KI179/23
Parashtrues: Kastriot Thaqi
Publikuar më: 6 qershor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [AA. nr. 51/2023], të 5 korrikut 2023

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

6. KI105/23
Parashtrues: Naim Avdiu
Publikuar më: 13 qershor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ.nr.125/2022], të 27 dhjetorit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

7. KI171/23
Parashtrues: Latif Zariqi
Publikuar më: 13 qershor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 235/2020], të 3 korrikut 2023

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

8. KI252/23
Parashtrues: Liridona Nuza
Publikuar më: 13 qershor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 201/2023], të 29 qershorit 2023

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

9. KI104/23
Parashtrues: Reshat Ibrahimi
Publikuar më: 20 qershor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [AC.nr.1199/2021], të 6 dhjetorit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

10. KI204/23
Parashtrues: Ibrahim Svarça
Publikuar më: 20 qershor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 145/2022], të 5 majit 2023

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

11. KI290/23
Parashtrues: Qazim Saliuka
Publikuar më: 20 qershor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së veprimeve të Prokurorisë Themelore në Gjakovë

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

12. KI154/22
Parashtrues: Bekim Sahiti
Publikuar më: 24 qershor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 518/22], të 8 qershorit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

13. KI197/22
Parashtrues: Afërdita Gjonbalaj Stublla
Publikuar më: 24 qershor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 340/2022], të 13 shtatorit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

14. KI09/24
Parashtrues: Muhamet Pervizaj, Sami Pervizaj dhe Florije Lubiqeva
Publikuar më: 26 qershor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr.7/2023], të 15 gushtit 2023

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

15. KI84/23
Parashtrues: Shahin Shahini
Publikuar më: 26 qershor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr.223/2021], të 31 marsit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

16. KI205/23
Parashtrues: Ramadan Hyseni, Shkumbin Vidishiqi, Mimoza Abazi, Zymer Haliti dhe Gani Selimi
Publikuar më: 26 qershor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [AC.nr.2051/22], të 1 qershorit 2023

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

II.
Në dy (2) Aktvendime për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se kërkesat e parashtruesve janë të papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 49 (Afatet) të Ligjit, pikën (c) paragrafin (1) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, sepse të njëjtat janë parashtruar jashtë afatit katër (4) mujor.

17.KI222/23
Parashtrues: Pal Bala dhe Merita Vitija-Dembogaj
Publikuar më: 3 qershor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [REVU-nr. 6/2023], të 2 shkurtit 2023

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

18. KI99/23
Parashtrues: Hasan Fusha
Publikuar më: 6 qershor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit [AC-I-21-0809-A0001] të 13 prillit 2023 dhe Aktvendimit [AC-I-21-0123] të 2 dhjetorit 2021 të Kolegjit të Apelit të Dhomës së
Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

III.
Në një (1) Aktvendim për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se kërkesa e parashtruesit është e papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, paragrafin 2 të nenit 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit, pikën (b) paragrafin (1) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, si rezultat i mosshterimit te mjeteve juridike.

19. KI42/24
Parashtrues: Vasilije Arsić
Publikuar më: 27 qershor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Rregullores së Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për operacionet me para të gatshme

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

Vendimet
_________________________________
IV.
Në tri (3) Vendime për Refuzim të Kërkesës të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se, kërkesat refuzohen bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit, pikën (b) paragrafin (2) të rregullit 54 (Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës) të Rregullores së punës, sepse të njëjtat nuk janë të plota apo janë të paqarta.

20. KI26/23
Parashtrues: Rrahim Ramadani
Publikuar më: 6 qershor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

Tekstin e plotë të Vendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

21. KI273/23
Parashtrues: Mentor Neziri
Publikuar më: 6 qershor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr. 288/2023], të 12 shtatorit 2023

Tekstin e plotë të Vendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

22. KI119/23
Parashtrues: Adem Peci
Publikuar më: 13 qershor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik

Tekstin e plotë të Vendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

V.
Në një (1) Vendim për Tërheqje të Kërkesës të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në pajtim me nenin 23 (Tërheqja e pales) të Ligjit dhe rregullin 31 (Tërheqja e Palëve nga procedura) të Rregullores së punës, miratoi kërkesën e parashtruesit për tërheqjen e kërkesës.

23. KI47/23
Parashtrues: Nebih Dedinca
Publikuar më: 6 qershor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kërkesës së parashtruesit për tërheqjen e kërkesës, me të cilën ka kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së
Kosovës [AC.nr.1616/2021], të 23 shtatorit 2022

Tekstin e plotë të Vendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

Vërejtje:

Ky njoftim është përgatitur nga Sekretaria e Gjykatës vetëm për çështje informative. Tekstet e plota të vendimeve u janë dorëzuar të gjitha palëve të përfshira në raste dhe do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës brenda afateve të përcaktuara.