Gjatë muajit prill 2024, në Gjykatën Kushtetuese:
• janë shqyrtuar njëzet e gjashtë (26) raste;
• janë marrë vendimet për njëzet e tri (23) raste:
• janë publikuar dhjetë (10) vendime;
Gjatë kësaj periudhe, në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese janë publikuar (i) një (1) Aktgjykim; (ii) tetë (8) Aktvendime për papranueshmëri; dhe (iii) një (1) Vendim për hedhje poshtë të kërkesës.
Aktgjykimet
_____________________________________
I.
1. KI38/23
Parashtrues: Flamur Dylhasi
Publikuar më: 25 prill 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 205/2022], të 10 tetorit 2022
Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e Aktvendimit [Rev. nr. 205/2022] të Gjykatës Supreme të Republikës Kosovës, të 10 tetorit 2022. Rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me një kontest nga marrëdhënia e punës. Sipas sqarimeve të dhëna në Aktgjykim, (i) parashtruesi i kërkesës kishte lidhur kontratë pune me Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS), në kohë të caktuar, përkatësisht nga 1 korriku 2015 deri më 30 qershor 2016; (ii) në shkurt të vitit 2016, BKS kishte marrë Vendimin [nr. 331/16], me të cilin parashtruesit të kërkesës i ishte shkëputur kontrata e punës, për të cilin i njëjti u njoftua më 10 mars 2016; dhe (iii) parashtruesi i kërkesës, më 21 mars 2016, ishte ankuar në organet e BKS-së, por nuk kishte marrë përgjigje dhe për pasojë, më 4 maj 2016, kishte ushtruar kërkesëpadi në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Kjo e fundit kishte aprovuar kërkesëpadinë tij dhe kishte anuluar në tërësi Vendimin e BKS-së, vendimmarrje kjo që ishte konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit pas ankesës së BKS-së. Megjithatë, Gjykata Supreme, duke vepruar sipas kërkesës për revizion të BKS-së, nëpërmjet Aktvendimit të kontestuar ndryshoi Aktgjykimet e instancave më të ulëta, duke konstatuar se kërkesëpadia e parashtruesit të kërkesës ishte ushtruar jashtë afatit prej tridhjetë (30) ditëve të paraparë me nenin 79 (Mbrojtja e të punësuarit në Gjykatë) të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës.
Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës kontestoi Aktvendimin e lartcekur të Gjykatës Supreme, duke pretenduar shkeljen e të drejtës së tij për gjykim të drejtë dhe paanshëm të garantuar me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], në ndërlidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në esencë, duke argumentuar cenimin e të drejtës për qasje në drejtësi, që ka ardhur si rezultat i llogaritjes së gabuar të Gjykatës Supreme të afatit mbi parashtrimin e kërkesëpadisë në gjykatën e shkallës së parë. Në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata fillimisht (i) shtjelloi parimet e përgjithshme të praktikës së saj gjyqësore dhe asaj të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përkitazi me parimin e qasjes në drejtësi, dhe (ii) më pas i aplikoi të njëjtat në rrethanat e rastit konkret. Në këtë aspekt, Gjykata vërejti se parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar kërkesëpadi në Gjykatën Themelore në ditën e tridhjetë (30) kalendarike, më 4 maj 2016, përkatësisht pasi kishte kaluar afati pesëmbëdhjetë (15) ditor për të marr përgjigje për ankesën e ushtruar më 21 mars 2016 në organet e BSK-së, afat i cili ligjërisht do të përfundonte më 4 prill 2016. Nga kjo datë, sipas këndvështrimit të Gjykatës, parashtruesi i kërkesës kishte në dispozicion edhe tridhjetë (30) ditë afat shtesë, gjegjësisht deri më 4 maj 2016, për të parashtruar kërkesëpadinë në Gjykatën Themelore kundër vendimit të punëdhënësit, gjë të cilën e kishte bërë, në pajtueshmëri të plotë me afatet e përcaktuara me dispozitat e nenit 78 (Mbrojtja e të drejtave për të punësuarit) dhe 79 (Mbrojtja e të punësuarit në Gjykatë) të Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës. Për pasojë dhe siç është shpjeguar detajisht në Aktgjykimin e publikuar, Gjykata konstatoi se duke i ndryshuar aktgjykimet e gjykatave të instancës me të ulët, që ishin në favorin e parashtruesit të kërkesës, bazuar në llogaritje të pasaktë të afateve të përcaktuara në Ligjin e Punës, Gjykata Supreme ia mohoi atij të drejtën për qasje në drejtësi dhe zgjidhje efektive të kontestit.
Rrjedhimisht, Gjykata konkludoi se Aktvendimi [Rev. nr. 205/2022] i Gjykatës Supreme të Republikës Kosovës, i 10 tetorit 2022, nuk është në pajtueshmëri me të drejtat kushtetuese të parashtruesit të kërkesës, të garantuara nëpërmjet nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës, në lidhje nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventes Evropiane për të Drejtat e Njeriut
Njoftimin përkitazi me Aktgjykimin mund ta lexoni duke klikuar këtu
Ndërsa, tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu
Aktvendimet për papranueshmëri
_____________________________________
II.
Në pesë (5) Aktvendime për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se, kërkesat e parashtruesve janë të papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 48 (Saktësimi i kërkesës) të Ligjit, paragrafin (2) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës sepse (i) pretendimet e parashtruesve të kërkesave reflektojnë pretendime me “mungesë të dukshme të shkeljes”, dhe/ose (ii) të njëjtat janë “të pambështetura apo të paarsyetuara”.
2. KI123/22
Parashtrues: Getoar Mjeku
Publikuar më: 11 prill 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme Republikës së Kosovës [ARJ.nr.36/2022], të 13 qershorit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
3. KI267/23
Parashtrues: Elife Murseli
Publikuar më: 25 prill 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml.nr.368/2023], të 17 gushtit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
4. KI274/23
Parashtrues: Naser Husaj
Publikuar më: 25 prill 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml.nr.516/2023], të 8 nëntorit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
5. KI73/23
Parashtrues: Ali Bytyqi
Publikuar më: 30 prill 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit [AC-I-22-0147], të 16 marsit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
6. KI152/22
Parashtrues: Bejtush Babatinca
Publikuar më: 30 prill 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [Ac. Nr. 493/2021], të 19 korrikut 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
III.
Në dy (2) Aktvendime për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se kërkesat e parashtruesve janë të papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 49 (Afatet) të Ligjit, pikën (c) paragrafin (1) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, sepse të njëjtat janë parashtruar jashtë afatit katër (4) mujor.
7. KI260/23
Parashtrues: E.H.
Publikuar më: 25 prill 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 120/202], të 12 qershorit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
8. KI271/23
Parashtrues: Adem Hoti
Publikuar më: 30 prill 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr.362/22], të 4 prillit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
IV
Në një (1) Aktvendim për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se kërkesa e parashtruesit është e papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, paragrafin 2 të nenit 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit, pikën (b) paragrafin (1) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, si rezultat i mosshterimit të mjeteve juridike.
9. KI146/22
Parashtrues: Ruzhdi Sefa
Publikuar më: 30 prill 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [PN.nr.808/22], të 5 gushtit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
Vendimet
_____________________________________
V.
Në një (1) Vendim për Refuzim të Kërkesës të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se kërkesa refuzohet bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit, pikën (a) paragrafin (1) të rregullit 54 (Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës) të Rregullores së punës, sepse pretendimi i parashtruesit për shkelje kushtetuese nuk është më aktiv.
10. KI70/23
Parashtrues: Xhemile Ademi
Publikuar më: 25 prill 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [Ae. Nr. 835/19], të 11 nëntorit 2022
Tekstin e plotë të Vendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
Vërejtje:
Ky njoftim është përgatitur nga Sekretaria e Gjykatës vetëm për çështje informative. Tekstet e plota të vendimeve u janë dorëzuar të gjitha palëve të përfshira në raste dhe do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës brenda afateve të përcaktuara.