Vendimet e publikuara gjatë muajit nëntor 2024

09.12.2024

Gjatë muajit nëntor 2024, në Gjykatën Kushtetuese:

• janë shqyrtuar nëntëmbëdhjetë (19) raste;
• janë marrë vendimet për katërmbëdhjetë (14) raste:
• janë publikuar dymbëdhejtë (12) vendime;

Gjatë kësaj periudhe, në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese janë publikuar: dymbëdhjetë (12) Aktvendime për papranueshmëri.

Aktvendimet për papranueshmëri
_______________________________

I.
Në një (1) Aktvendim për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se, kërkesat e parashtruesve janë të papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 48 (Saktësimi i kërkesës) të Ligjit, paragrafin (1) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës sepse: (b) “nuk janë shteruar të gjitha mjetet efektive të përcaktuara me ligj kundër aktit të kontestuar”.

1. KI57/24
Parashtrues: “Erisi J” sh.p.k.
Publikuar më: 15 nëntor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [Ac.nr.9241/2021[, të 12 tetorit 2023

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

II.
Në dy (2) Aktvendime për papranueshmëri të publikuara nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se, kërkesat e parashtruesve janë të papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 48 (Saktësimi i kërkesës) të Ligjit, paragrafin (1) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës sepse: (c) kërkesa është parashtruar pas afatit prej katër (4) muajve.

2. KI31/24
Parashtrues: Nuhi Metaj
Publikuar më: 8 nëntor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr.320/23], të 21 gushtit 2023

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

3. KI180/24
Parashtrues: Domenik Prenkaj
Publikuar më: 13 nëntor 2024
Kërkesë për kthim në gjendje të mëparshme dhe kërkesë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml.nr.304/2023], të 18 korrikut 2023

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

III.
Në tetë (8) Aktvendime për papranueshmëri të publikuara nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se, kërkesat e parashtruesve janë të papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 48 (Saktësimi i kërkesës) të Ligjit, paragrafin (2) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës sepse (i) pretendimet e parashtruesve të kërkesave përkatëse hyjnë në kategorinë e shkallës së katërt; (ii) reflektojnë pretendime me “mungesë evidente të shkeljes”, dhe/ose (iii) të njëjtat janë “të pambështetura apo të paarsyetuara”.

4. KI211/22
Parashtrues: Naim Prokshi
Publikuar më: 4 nëntor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 233/2022], të 18 korrikut 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

5. KI93/23
Parashtrues: AAB CONSTRUCTION sh.p.k.
Publikuar më: 6 nëntor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Komerciale të Republikës së Kosovës [K.DH.SH. II. nr. 425/2022], të 8 dhjetorit 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

6. KI108/24
Parashtrues: Bekim Fazliu dhe Rrahman Fazliu
Publikuar më: 8 nëntor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr. 61/2024], të 29 shkurtit 2024

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

7. KI109/23
Parashtrues: Basri Blakqori
Publikuar më: 13 nëntor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [AC-I-15-0157-A0001], të 3 shkurtit 2023, të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

8. KI156/23
Parashtrues: Elvan Imami
Publikuar më: 19 nëntor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Nr. AC-I-21-0781-A0001], të 6 prillit 2023

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

9. KI167/24
Parashtrues: N.T.SH. “PATRONI”
Publikuar më: 19 nëntor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ-UZVP.nr. 44/2024], të 4 prillit 2024

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

10. KI255/23
Parashtrues: Genc Qorri
Publikuar më: 19 nëntor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së kohëzgjatjes së procedurës në lëndën [C.nr.4671/19], të Gjykatës Themelore në Prishtinë

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

11. KI187/22
Parashtrues: Elmi Mena
Publikuar më: 27 nëntor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 165/2022], të 6 korrikut 2022

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

IV.
Në një (1) Aktvendim për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se, kërkesat e parashtruesve janë të papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 48 (Saktësimi i kërkesës) të Ligjit, paragrafin (3) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës sepse: (c) kërkesa është ratione materiae.

12. KI29/24
Parashtrues: Gulten Kulak, Semsettin Krusa, Ali Mercan, Yasar Mercan dhe Adile Mercan
Publikuar më: 4 nëntor 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [CPP.3/2021], të 30 shtatorit 2021

Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

Vërejtje:

Ky njoftim është përgatitur nga Sekretaria e Gjykatës vetëm për çështje informative. Tekstet e plota të vendimeve u janë dorëzuar të gjitha palëve të përfshira në raste dhe do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës brenda afateve të përcaktuara.