Gjatë muajit mars 2024, në Gjykatën Kushtetuese:
• janë shqyrtuar pesëmbëdhjetë (15) raste;
• janë marrë vendimet për trembëdhjetë (13) raste:
• janë publikuar pesëdhjetë e gjashtë (56) vendime;
Gjatë kësaj periudhe, në ueb-faqen e Gjykatës Kushtetuese janë publikuar (i) pesë (5) Aktgjykime; (ii) katërdhjetë e tetë (48) Aktvendime për papranueshmëri; (iii) dy (2) Vendime për refuzim të kërkesës dhe (iv) një (1) Aktvendim për mospërmbarim.
Aktgjykimet
__________________________________
I.
1. KI43/23
Parashtrues: Armend Hamiti
Publikuar më: 11 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [AA. nr. 37/22], të 18 janarit 2023
Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e Aktgjykimit [AA. nr. 37/22] të 18 janarit 2023 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës në lidhje me Vendimin [KPK/ Nr. 1513/2022] të 29 nëntorit 2022 të Këshillit Prokurorial të Kosovës (në tekstin e mëtejmë:KPK). Rasti ndërlidhet me procedurat disiplinore të iniciuara nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore, në cilësinë e Autoritetit kompetent bazuar në ligjin e aplikueshëm, ndaj parashtruesit të kërkesës, i cili ushtron funksionin e Prokurorit në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Procedurat e lartcekura ishin iniciuar, pasi që përmes një portali, ishte publikuar një lajm me disa fotografi të një takimi në mes të parashtruesit të kërkesës dhe Sh.K., i dënuar për vepra të ndryshme penale. Si rrjedhojë, në bazë të shkresave të lëndës, KPK themeloi Panelin Hetimor për Zhvillimin e Hetimeve Disiplinore ndaj parashtruesit të kërkesës. Këtij paneli, më pas iu ndryshua përbërja nga kryesuesi i KPK-së, me qëllim të zëvendësimit të njërit nga anëtarët e panelit, me arsyetimin se i njëjti gjendej në pushim vjetor. Parashtruesi i kërkesës iu drejtua më pas Agjencisë për Parandalim të Korrupsionit (APK), nga e cila kërkoi që të vlerësojë nëse inicimi i procedurës disiplinore nga eprori i parashtruesit të kërkesës, në cilësi të Autoritetit kompetent, paraqet konflikt të interesit. KPK suspendoi procedurën disiplinore deri në vendimmarrjen e APK-së, e cila pas shqyrtimit të kërkesës, konstatoi që inicimi i procedurës disiplinore nga ana e eprorit të parashtruesit, nuk përbënte konflikt të interesit. Në ndërkohë, parashtruesi i kërkesës kërkoi nga KPK (i) zëvendësimin e anëtarit të Panelit Hetimor me arsyetimin se njëjti është nxjerrë kundërligjshëm nga organi jokompetent, respektivisht kryesuesi i KPK-së dhe jo nga KPK si organ kolegjial; (ii) suspendimin e procedurës disiplinore me arsyetimin se i njëjta është zhvilluar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi; (iii) kontestoi mandatin e Panelit Hetimor me arsyetimin se të njëjtit i ka skaduar afati ligjor për ndërmarrjen e veprimeve hetimore; si dhe kërkoi (iv) përjashtimin e të gjithë anëtarëve të Panelit Hetimor, me arsyetimin se të gjithë anëtarët përkatës janë nga vendi i tij i lindjes. Sipas sqarimeve të dhëna në Aktgjykim, (i) më 1 nëntor 2022, Paneli Hetimor ia dorëzoi KPK-së Raportin hetimor, sipas të cilit, veprimet e parashtruesit të kërkesës, kishin rezultuar në shkelje të nenit 6 (Shkeljet disiplinore për prokurorë) të Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve; (ii) më 2 nëntor 2022, KPK protokolloi vendimin për refuzimin e kërkesës së parashtruesit të kërkesës për përjashtimin e tre (3) anëtarëve të Panelit Hetimor, si dhe obligoi këtë të fundit që të vazhdojë me zhvillimin e hetimeve dhe të dorëzojë raportin me shkrim brenda afatit të përcaktuar; ndërsa (iii) më 29 nëntor 2022, KPK e aprovoi Raportin hetimor si të bazuar dhe si pasojë i shqiptoi parashtruesit të kërkesës sanksionin disiplinor “Vërejtje publike me shkrim”. Ky vendim u vërtetua nga Gjykata Supreme. Në kërkesën e tij drejtuar Gjykatës, parashtruesi i kërkesës pretendoi se KPK dhe Gjykata Supreme kanë cenuar të drejtën e tij kushtetuese për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me nenin 31 [E drejta në Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, pasi që nuk kanë arsyetuar vendimet e tyre, respektivisht, nuk kanë shqyrtuar fare pretendimet ankimore të tij, që ndërlidheshin, mes tjerash, (i) me kompetencën ligjore të kryesuesit të KPK-së për zëvendësimin e anëtarit të Panelit Hetimor; (ii) ligjshmërinë e suspendimit të procedurës disiplinore gjatë kohës sa rasti ishte në trajtim përkitazi me konfliktin e interesit në AKP; (iii) me pretendimin se Panelit Hetimor i kishte kaluar mandati si rezultat i skadimit të afatit ligjor për ndërmarrjen e veprimeve hetimore; si dhe (iv) procedimin e raportit të Panelit Hetimor në KPK përderisa kjo e fundit ende nuk kishte marrë vendim lidhur me kërkesën e përjashtimit të anëtarëve të këtij paneli. Me qëllim të adresimit të pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata fillimisht (i) shtjelloi parimet e përgjithshme lidhur me të drejtën për vendim të arsyetuar gjyqësor, siç garantohen përmes nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut; dhe (ii) më pas i zbatoi të njëjtat në rrethanat e rastit konkret. Në këtë kontekst dhe sipas parimeve të përgjithshme dhe dispozitave relevante në fuqi, të shtjelluara në mënyrë të detajuar në Aktgjykim, Gjykata vlerësoi se Gjykata Supreme përmes vendimit të kontestuar nuk kishte adresuar pretendimet thelbësore të ngritura nga parashtruesi i kërkesës që ndërlidheshin, mes tjerash, me (i) ligjshmërinë e përbërjes së Panelit Hetimor; (ii) suspendimin e procedurës disiplinore; si dhe (iii) vendosjen e rastit nga Paneli hetimor jashtë afatit ligjor. Për pasojë, Gjykata me qëllim që vendimi i Gjykatës Supreme të jetë në përputhje me të drejtën e parashtruesit të kërkesës për një vendim të arsyetuar gjyqësor, ktheu të njëjtën në rishqyrtim nga Gjykata Supreme. Aktgjykimi sqaron që konstatimet e Gjykatës në këtë Aktgjykim ndërlidhen vetëm me garancitë procedurale, përkatësisht të drejtën e parashtruesit të kërkesës për një proces të paanshëm dhe pavarur gjyqësor në kontekst të vendimit të arsyetuar gjyqësor. Aktgjykimi nuk paragjykon epilogun e procedurave të mëtejme gjyqësore.
Njoftimin përkitazi me Aktgjykimin mund ta lexoni duke klikuar këtu
Ndërsa, tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu
2. KI103/23
Parashtrues: Zyra e Rregullatorit për Energji e Republikës së Kosovës
Publikuar më: 11 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Arj.nr.116/2022], të 9 marsit 2023
Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e Aktgjykimit [Arj.nr.116/2022] të 9 marsit 2023 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës. Rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me padinë e Avokatit të Popullit (i) për anulimin si të kundërligjshëm të Vendimit të 6 shkurtit 2012 të Zyrës së Rregullatorit për Energji “për reduktimin e humbjeve të shpërndarjes së energjisë elektrike”; si dhe (ii) kërkesën për kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër (4) komunat veriore të Republikës së Kosovës. Avokati i Popullit para gjykatave të rregullta kishte pretenduar, ndër tjerash, që (i) faturimi i energjisë elektrike të shpenzuar në katër (4) komunat veriore të Republikës së Kosovës tek konsumatorët e tjerë që banojnë në komunat tjera të Republikës së Kosovës, paraqet shkelje të Ligjit nr.05/L-084 për Rregullatorin e Energjisë dhe Ligjit nr.05/L-085 për Energjinë Elektrike; dhe (ii) kjo praktikë e faturimit paraqet shkelje të së drejtës në pronë të garantuar me nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës dhe shkelje të së drejtës për barazi para ligjit të garantuar me nenin 24 [Barazia para Ligjit] të Kushtetutës. Pas vlerësimit të pretendimeve të Avokatit të Popullit, Gjykata Themelore kishte anuluar si të kundërligjshëm Vendimin e lartcekur të Zyrës për Rregullatorin për Energji dhe kishte urdhëruar kthimin e shumës së faturuar, respektivisht kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër (4) komunat veriore të Republikës së Kosovës për periudhën 6 shkurt 2012 deri më 20 tetor 2017, në vlerën prej dyzet milionë e tetëqind e pesëdhjetë e pesë mijë e katërqind e tetëdhjetë euro (40.855.480.00 EUR). Konstatimi i Gjykatës Themelore, u konfirmua nga Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme. Sipas gjykatave të rregullta, në esencë dhe ndër tjerash, pavarësisht që Zyra për Rregullatorin për Energji ka kompetencën lidhur me trajtimin e parametrave rregullative dhe faturimin e kostos së rrymës së humbur në sistemin e transmisionit dhe shpërndarjes, të faturuarit e humbjeve të shkaktuara në katër (4) komunat veriore të Republikës së Kosovës tek konsumatorët tjerë të Republikës së Kosovës, kishte rezultuar në trajtim të pabarabartë të qytetarëve, në kundërshtim me përcaktimet e nenit 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës dhe Ligjit nr.05/L-021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi, sepse nuk ka pasur qëllim legjitim dhe proporcionalitet ndërmjet mjeteve të përdorura dhe qëllimit të synuar. Parashtruesi i kërkesës, përkatësisht Zyra e Rregullatorit për Energji, para Gjykatës kontestoi vendimmarrjen e gjykatave të rregullta, duke pretenduar që të njëjtat janë nxjerrë në shkelje të të drejtave të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si rezultat i (i) zbatimit qartazi të gabuar të ligjit; si dhe (ii) mungesës së arsyetimit të vendimit gjyqësor. Në vlerësimin e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata fillimisht shtjelloi parimet e përgjithshme të praktikës së saj gjyqësore dhe asaj të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përkitazi me (i) interpretimin qartazi të gabuar të ligjit; si dhe (ii) të drejtës për vendim të arsyetuar gjyqësor, dhe më pas (ii) i zbatoi të njëjtat në rrethanat e rastit konkret. Sipas sqarimeve të dhëna në Aktgjykim, gjykatat e rregullta kishin marrë parasysh dhe vlerësuar pretendimet thelbësore të parashtruesit të kërkesës dhe duke u referuar në dispozitat kushtetuese dhe ato të ligjeve të aplikueshme, përfshirë (i) nenet 4 (Të drejtat e konsumatorit) dhe 12 (Fatura) të Ligjit nr.04/L-121 për Mbrojtjen e Konsumatorit, të cilat garantojnë të drejtat themelore të konsumatorit, e ku përfshihet edhe e drejta e mbrojtjes së interesave ekonomike të konsumatorit dhe e drejta për të mbrojtur pronën, si dhe (ii) nenin 194 (Rregullat e përgjithshme) të Ligjit nr.04/L-077 për Marrëdhëniet e Detyrimeve për sa i përket pasurimit të pabazë dhe detyrimit të parashtruesit të kërkesës që të bëjë kompensimin e dëmit për konsumatorët të cilët janë faturuar për shpenzimin e rrymës në katër (4) komuna të Republikës së Kosovës, përgjatë periudhës 6 shkurt 2012 deri më 20 tetor 2017, kishin konstatuar që një praktikë e tillë e faturimit nuk është e autorizuar me ligj dhe konsiston në trajtim jo të barabartë të qytetarëve të katër (4) komuna në raport me qytetarët në pjesën tjetër të Republikës së Kosovës.Në vijim, për sa i përket ndërlidhjes së pretendimeve të Zyrës për Rregullatorin për Energji me të gjeturat e Gjykatës në Aktgjykimin KO93/21, me parashtrues Blerta Deliu-Kodra dhe 12 deputetë të tjerë, Aktgjykimi sqaron që ky rast dallon në mënyrë përmbajtësore nga rrethanat e rastit konkret, ndër tjerash, sepse në rastin KO93/21, Gjykata kishte vlerësuar kushtetutshmërinë e Rekomandimeve [Nr.08-R-01] të 6 majit 2021 të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas të cilave (i) ishte autorizuar KOSTT që të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në katër (4) komuna të Republikës së Kosovës, duke shfrytëzuar të hyrat nga buxheti vetanak, mjete këto të cilat do të kompensohen “nga dividenda apo ndonjë mekanizëm tjetër i mundshëm”; dhe (ii) ishte detyruar Qeveria e Kosovës, që brenda afatit gjashtë (6) mujor të sigurojë të gjithë procesin e futjes në sistemin e faturimit, sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi, në bashkëpunim me palët përgjegjëse, për faturimin e konsumatorëve në katër (4) komunat përkatëse me energji elektrike. Sipas sqarimeve të dhëna në Aktgjykimin KO93/21, Gjykata, kishte konstatuar që akti i kontestuar i Kuvendit nuk është në kundërshtim me dispozitat përkatëse të Kushtetutës, ndër tjerash, sepse dallimi në trajtimin e konsumatorëve të energjisë elektrike në bazë të vendbanimit, (i) ndjekte qëllimin legjitim të zbatimit të marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E, përkatësisht Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energjinë Elektrike; dhe (ii) ishte i natyrës së përkohshme. Marrë parasysh dispozitat ligjore, qëllimin legjitim dhe përkohshmërinë e aktit të kontestuar të Kuvendit, përfshirë detyrimin e Qeverisë që të adresojë çështjet që ndërlidhen me sistemin përkatës të faturimit, Gjykata kishte vlerësuar që i njëjti ishte proporcional me qëllimin e ndjekur. Rrjedhimisht, Gjykata, duke aplikuar kriteret dhe parimet e elaboruara përkitazi me vendimin e arsyetuar gjyqësor, konstatoi që të njëjtat kanë adresuar dhe u janë përgjigjur të gjitha pretendimeve thelbësore të parashtruesit të kërkesës të ngritura përmes përgjigjes në padi, përkatësisht ankesës, si dhe kërkesës për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, dhe konstatoi që Aktgjykimi i kontestuar i Gjykatës Supreme, nuk është në kundërshtim me dispozitat e kontestuara të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Njoftimin përkitazi me Aktgjykimin mund ta lexoni duke klikuar këtu
Ndërsa, tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu
3. KI195/22
Parashtrues: Besim Morina
Publikuar më: 11 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [AA.nr. 11/2022] të 25 gushtit 2022
Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e Aktgjykimit [AA.nr. 11/2022] të 25 gushtit 2022 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës. Rrethanat e rasti konkret ndërlidhen me zgjedhjet lokale të 17 tetorit 2021, ku parashtruesi i kërkesës ishte kandidat për anëtar të Kuvendit Komunal në Komunën e Kamenicës nga radhët e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Ky subjekt politik kishte fituar katër (4) vende, ndërsa parashtruesi i kërkesës kisha arritur të merrte njëqind e njëzet e shtatë (127) vota, të cilat nuk ishin të mjaftueshme për t’u zgjedhur anëtar i Kuvendit Komunal. Megjithatë, pas dorëheqjes së znj. D.K., anëtare e Kuvendit Komunal nga radhët e subjektit politik të lartcekur, të njëjtën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e kishte zëvendësuar me znj. K.M., kandidate e të njëjtës gjini, gjithashtu nga i njëjti subjekt politik, e cila në zgjedhjet e mbajtura lokale kishte marrë katër (4) vota më pak se parashtruesi i kërkesës. Parashtruesi i kërkesës kishte kontestuar zëvendësimin përkatës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, dhe më pas, në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, si dhe në Gjykatën Supreme, duke pretenduar që janë cenuar të drejtat e tij për barazi para ligjit dhe ato zgjedhore sipas përcaktimeve të neneve 24 [Barazia para Ligjit] dhe 45 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes] të Kushtetutës, respektivisht, sepse sipas pretendimit në rastin konkret të zëvendësimit, do të duhej t’i jepej përparësi rezultatit të votimit dhe jo zëvendësimit të anëtarëve të Kuvendit Komunal me kandidat nga e njëjta gjini, pasi që në nivel të Kuvendit Komunal kuota prej tridhjetë përqind (30%) ishte tejkaluar, duke pasur parasysh që prej njëzeteshtatë (27) anëtarëve të Kuvendit Komunal, pesëmbëdhjetë (15) apo 55.55 %, ishin meshkuj dhe dymbëdhjetë (12) apo 44.40 %, ishin femra. Në kontekst të këtyre pretendimeve, parashtruesi i kërkesës i ishte referuar edhe Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KI45/20 dhe KI46/20 të 26 marsit 2021, me parashtruese Tinka Kurti dhe Drita Millaku. Autoritetet e lartcekura kishin refuzuar pretendimet e parashtruesit të kërkesës, ndër të tjera, sepse bazuar në paragrafët 3 dhe 4 të nenit 8 (Shpërndarja e vendeve në Kuvendin e Komunës), si dhe paragrafin 10.3 (a) të nenit 10 (Zëvendësimi i anëtarëve të Kuvendit të Komunës) të Ligjit nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale (i) të paktën tridhjetë përqind (30%) nga numri i përgjithshëm i vendeve të subjektit politik, duhet të plotësohen nga kandidatë të gjinisë së kundërt; dhe (ii) anëtarët e Kuvendit Komunal zëvendësohen nga kandidatë të së njëjtës gjini. Parashtruesi i kërkesës, para Gjykatës kontestoi vendimmarrjen e institucioneve përgjegjëse, duke pretenduar që të njëjtat janë nxjerrë në shkelje të të drejtave të garantuara me nenet 24 [Barazia para Ligjit] dhe 45 [Të drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe nenin 3 (E drejta për zgjedhje të lira) të Protokollit nr. 1 të Konventës së lartcekur. Në këtë drejtim, Gjykata, duke u referuar edhe në parimet e përcaktuara përmes Aktgjykimit të Gjykatës në rastet KI45/20 dhe KI46/20, shqyrtoi: (i) nëse dallimi në trajtim është “i përcaktuar me ligj”; (ii) nëse dallimi në trajtim ka ndjekur një “qëllim legjitim”; dhe (iii) nëse ekziston një marrëdhënie e “proporcionalitetit” ndërmjet dallimit në trajtim dhe qëllimit që synohet të arrihet, dhe konstatoi që aktet e kontestuara nuk ishin nxjerrë në kundërshtim me të drejtat e parashtruesit të kërkesës, sepse bazuar në Ligjin nr.03/L-072 për Zgjedhjet Lokale, përfaqësimin minimal prej tridhjetë përqind (30%) përcaktohet edhe në nivel të subjektit politik dhe jo vetëm në nivel të Kuvendit Komunal. Përderisa përfaqësimi për tridhjetë përqind (30%) në Kuvendin Komunal përkatës ishte arritur, ky nuk ishte rasti në kontekst të subjektit politik. Për pasojë, Gjykata konstatoi që, përcaktimi i përfaqësimit minimal të gjinisë pakicë në minimum tridhjetë përqind (30%), si e tillë është e domosdoshme, në mënyrë që të mundësojë përfaqësimin edhe të gjinisë së nënpërfaqësuar, respektivisht grave në Kuvendin Komunal të Kamenicës, duke saktësuar që parashtruesi i kërkesës nuk është diskriminuar në bazë të gjinisë, pasi që në radhë ishte kandidatja K.M., në kontekst të përmbushjes së kuotës minimale prej tridhjetë përqind (30%) përmes rezultatit zgjedhor në kuadër të subjektit politik të lartcekur.
Njoftimin përkitazi me Aktgjykimin mund ta lexoni duke klikuar këtu
Ndërsa, tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu
4. KI168/22
Parashtrues: Nusret Kabashi, Bajram Kabashi dhe Driton Kabashi
Publikuar më: 14 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [AC-I.-22-0418-A0001], të 22 shtatorit
2022
Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e Aktvendimit [AC-I.-22-0418-A0001], të 22 shtatorit 2022, të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës. Rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me procedurën për blerjen nga A.K., në emër të ndërmarrjes “Petrol Kabashi” sh.p.k., të disa pronave të ish-Ndërmarrjes Shoqërore KB “Bujqësia”, përmes procedurës së negocimit të drejtpërdrejtë me Agjencinë Kosovare të Privatizimit (në tekstin e mëtejmë: AKP). Si pasojë, AKP dhe “Petrol Kabashi” sh.p.k, kishin lidhur Kontratën për shitjen dhe bartjen e pronave kontestuese. Parashtruesit e kërkesës kishin paraqitur padi në Kolegjin e Specializuar të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme kundër AKP-së dhe “Petrol Kabashi” sh.p.k., duke kërkuar (i) vendosjen e masës së sigurisë mbi pronat kontestuese; dhe (ii) anulimin e kontratës së lartpërmendur, me pretendimin që e njëjta është në kundërshtim me Ligjin nr.04/L-034 për AKP-në. Kolegji i Specializuar i Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme aprovoi kërkesën për masë të sigurisë deri në zgjidhjen përfundimtare të rastit. Megjithatë, pas ankesës së palëve të paditura në Kolegjin e Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, kjo e fundit miratoi ankesat dhe ndryshoi vendimin e shkallës së parë sa i përket masës së sigurisë. Kolegji i Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme me rastin e ndryshimit të vendimit lidhur me masën e sigurisë, theksoi se si kriter për lëshimin e masës së sigurisë, ndër të tjera është edhe dëmi që mund t’i shkaktohet palës nëse masa e sigurisë nuk lëshohet. Lidhur me kriterin në fjalë, Kolegji i Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme konsideroi se në rastin konkret dëmi i pretenduar tashmë ka ndodhur dhe nuk mund të evitohet, por i njëjti mund të riparohet në aspektin monetar nëse në zgjidhjen në merita të kësaj çështje kontestuese paditësit arrijnë të dalin të suksesshëm në padinë e tyre, duke vlerësuar rrjedhimisht se nuk janë plotësuar kushtet për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me pronat kontestuese. Parashtruesit e kërkesës para Gjykatës pretenduan se përmes Aktvendimit përkatës të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, janë shkelur të drejtat e tyre të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 1 (Mbrojta e Pronës) të Protokollit nr.1 të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, ndër të tjera, sepse vendimi i kontestuar nuk adreson pretendimet thelbësore të tyre përkitazi me ligjshmërinë e vendimit të lartcekur, përfshirë ato që ndërlidhen me nevojën për masën e sigurisë. Gjykata pasi që shtjelloi (i) parimet e përgjithshme përkitazi me të drejtën për një vendim të arsyetuar gjyqësor, siç është e garantuar përmes neneve të lartcekura të Kushtetutës dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut; dhe (ii) aplikoi të njëjtat në rrethanat e rastit konkret, vlerësoi se Kolegji i Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme në rastin konkret nuk kishte arritur baraspeshën e drejtë ndërmjet palëve ndërgjyqëse në këtë procedurë, për shkak se nuk ka adresuar asnjë nga pretendimet dhe argumentet thelbësore, që në rastin konkret përfshijnë (i) mundësinë që përmes refuzimit të kërkesës për masë të përkohshme, parashtruesëve të kërkesës do të mund t’u shkaktohej dëm i pariparueshëm; si dhe (ii) mosdhënies së një përgjigjeje specifike lidhur me pretendimin vendimtar në kontekst të mungesës së legjitimitetit procedural të AKP-së. Gjykata ritheksoi, që bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe të Gjykatës, gjykatat e rregullta kanë diskrecionin të vlerësojnë argumentet e palëve në të cilat duhet dhënë përgjigje, megjithatë adresimi i pretendimeve thelbësore dhe vendimtare të palëve përkatëse është i detyrueshëm në kontekst të së drejtës për një vendim të arsyetuar gjyqësor. Gjykata në fund theksoi se Aktgjykimi i saj është nxjerrë vetëm përkitazi me procedurën për pezullimin/shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve të kontestuara derisa gjykatat e rregullta të vendosin lidhur me meritat e padisë. Çështja e ligjshmërisë së vendimeve të lartcekura është në shqyrtim para gjykatave të rregullta dhe Aktgjykimi i Gjykatës në këtë rast në asnjë mënyrë nuk paragjykon vendimmarrjen e tyre lidhur me meritat e padisë.
Njoftimin përkitazi me Aktgjykimin mund ta lexoni duke klikuar këtu
Ndërsa, tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu
5. KI178/22
Parashtrues: Ibrahim Tërnava
Publikuar më: 11 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 59/2021], të 6 majit 2022
Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e Aktgjykimit [REV.nr.59/2021] të 6 majit 2022 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës. Rrethanat e rastit konkret ndërlidhet me padinë e parashtruesit të kërkesës për anulimin e vendimit të Hekurudhave të Kosovës, përmes të cilit të njëjtit i ishte ndërprerë marrëdhënia e punës, e cila parashihte shkuarjen në pritje të pensionit, për punëtorët e Hekurudhës të cilët kishin arritur moshën 60 vjeçare ose kishin akumuluar së paku 35 vjet të punësimit gjatë vitit 2001, bazuar në Instruksionet Administrative të Departamentit të Transportit dhe Infrastrukturës nr. 2001/3 të 27 shkurtit 2001. Përmes padisë së lartcekur, parashtruesi i kërkesës, kishte kërkuar (i) kthimin e tij në vendin e punës; dhe (ii) kompensimin e pagave për periudhën 28 shkurt 2001 deri më 1 tetor 2007. Pasi rasti i tij ishte rikthyer në rishqyrtim nga gjykatat e rregullta disa herë, përgjatë tre (3) procedurave gjyqësore, të cilat ktheheshin në rigjykim, parashtruesit në parim i aprovohej kërkesëpadia që nga vendimi i parë i Gjykatës Komunale i 12 shkurtit 2003, e deri në procedurën e tretë gjyqësore e cila ishte kthyer në rigjykim nga Gjykata Supreme përmes vendimit të 12 prillit 2012. Në vijim, më 5 janar 2016, Gjykata Themelore kishte aprovuar kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës dhe kishte (i) anuluar Vendimin e lartcekur të të paditurës; (ii) detyruar të paditurën që parashtruesin e kërkesës ta kthejë në vendin e punës; si dhe (iii) t’ia kompensojë në emër të të ardhurave personale shumën prej 16.646,37 euro për kontributin pensional, si dhe shpenzimet tjera procedurale. Konstatimi i Gjykatës Themelore, u konfirmua nga Gjykata e Apelit, ndërsa Gjykata Supreme ndryshoi Aktgjykimet e Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit, duke refuzuar si të pabazuar kërkesëpadinë e parashtruesit të kërkesës. Këtë vendimmarrje të Gjykatës Supreme, parashtruesi i kërkesës e kontestoi para Gjykatës duke pretenduar shkelje të të drejtave të tij të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si rezultat i mungesës së arsyetimit të vendimit gjyqësor, përfshirë në kontekst të mungesës së konsistencën së praktikës gjyqësore të gjykatave të rregullta. Parashtruesi i kërkesës vë theksin tek mungesa e arsyetimit nga Gjykata Supreme, ndër tjerash, në kontekst të (i) aplikueshmërisë së Instruksionit Administrativ të Departamentit të Transportit dhe Infrastrukturës nr. 2001/3; dhe (ii) mungesës së konsistencës së praktikës gjyqësore, si rezultat i vendosjes ndryshe në katër (4) raste me rrethana të njëjta faktike dhe juridike nga ana e Gjykatës Supreme. Gjykata pasi shtjelloi parimet e përgjithshme të praktikës së saj gjyqësore dhe asaj të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në kontekst të (i) vendimit të arsyetuar gjyqësor, përfshirë ndërlidhur me mungesën e konsistencës së praktikës gjyqësore; dhe më pas i (ii) zbatoi të njëjtat në rrethanat e rastit konkret, Gjykata, konstatoi që për dallim nga të gjitha Aktgjykimet tjera dhe të cilat parashtruesi i kërkesës i kishte dorëzuar në Gjykatë dhe të cilat korrespondojnë plotësisht me gjendjen faktike dhe juridike të Aktgjykimit të nxjerrë në rastin e parashtruesit të kërkesës, Gjykata Supreme kishte aplikuar Instruksionin Administrativ nr. 2001/3 në vlerësimin e ligjshmërisë së ndërprerjes së marrëdhënies së punës së punëtorëve, përkatësisht parashtruesit të kërkesës. Në këtë kontekst, Gjykata theksoi se ajo ka parasysh mundësinë që gjykatat e rregullta, gjatë ndërtimit të praktikës gjyqësore, mund të marrin vendime të ndryshme, gjë që pasqyron zhvillimin e praktikës gjyqësore. Megjithatë, theksoi që bazuar në praktikën gjyqësore të Gjykatës dhe atë të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, shmangiet nga konsistenca e praktikës gjyqësore duhet të kenë justifikime dhe arsyetime objektive dhe të arsyeshme, të cilat, në rastin konkret në Aktgjykimin e Gjykatës Supreme mungojnë dhe për pasojë, i njëjti duhet të kthehet në rishqyrtim nga Gjykata Supreme.
Njoftimin përkitazi me Aktgjykimin mund ta lexoni duke klikuar këtu
Ndërsa, tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu
Aktvendimet për mospërmbarim
__________________________________
II.
Në një (1) Aktvendim për mospërmbarim të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit në pajtim me nenin 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 19 (Marrja e Vendimeve) të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe me rregullin 60 (Zbatimi i Vendimeve) të Rregullores së punës, konstatoi që Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës i 3 shkurtit 2021 në rastin Kl86/18, me parashtruese Slavica Dordevic, nuk është zbatuar nga autoritetet përgjegjëse të Republikës së Kosovës.
6. KI86/18
Parashtrues: Slavica Đordević
Publikuar më: 11 mars 2024
Aktvendim për Mospërmbarim lidhur me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin nr. KI86/18, të 3 shkurtit 2021
Tekstin e plotë të Aktvendimit për Mospërmbarim në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
Aktvendimet për papranueshmëri
__________________________________
III.
Në tridhjetë e shtatë (37) Aktvendime për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se, kërkesat e parashtruesve janë të papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 48 (Saktësimi i kërkesës) të Ligjit, paragrafin (2) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës sepse (i) pretendimet e parashtruesve të kërkesave përkatëse hyjnë në kategorinë e shkallës së katërt; (ii) reflektojnë pretendime me “mungesë të dukshme të shkeljes”, dhe/ose (iii) të njëjtat janë “të pambështetura apo të paarsyetuara”.
7. KI164/22
Parashtrues: Partia Demokratike e Kosovës
Publikuar më: 1 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ.nr.45/2022], të 13 qershorit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
8. KI41/23
Parashtrues: Besnik Berisha
Publikuar më: 5 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ.nr.126/2022], të 26 janarit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
9. KI48/22
Parashtrues: Amet Ajdari
Publikuar më: 5 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr.375/2021], të 9 shtatorit 2021
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
10. KI60/23
Parashtrues: Avdi Shala
Publikuar më: 5 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 208/2022], të 19 tetorit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
11. KI62/22
Parashtrues: Rade Božović
Publikuar më: 5 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [Ac. nr. 532/2017], të 13 gushtit 2021
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
12. KI99/22
Parashtrues: Arijeta Bara Abazi
Publikuar më: 5 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr.558/21], të 2 qershorit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
13. KI104/22
Parashtrues: Emine Shabani
Publikuar më: 5 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [A.A.7/2022], të 6 qershorit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
14. KI110/23 dhe KI111/23
Parashtrues: Nora Grajçevci-Mehmeti dhe Besnik Berisha
Publikuar më: 5 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [PN.S.nr 57/2022], të 6 dhjetorit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
15. KI138/23
Parashtrues: Hanumshahe Paçarada
Publikuar më: 5 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [CA. nr. 850/2021], të 21 nëntorit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
16. KI180/23
Parashtrues: Burim Vokrri
Publikuar më: 5 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 179/23], të 24 majit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
17. KI239/23
Parashtrues: Narkize Abdullahu
Publikuar më: 5 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 302/2023], të 3 gushtit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
18. KI30/22
Parashtrues: Ali Aliu
Publikuar më: 12 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ-UZVP. nr. 71/2021], të 28 korrikut 2021
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
19. KI78/22
Parashtrues: Musa Konxheli
Publikuar më: 12 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [A. A. nr. 4/2022], të 19 prillit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
20. KI92/23
Parashtrues: Mimoza Pajaziti
Publikuar më: 12 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml.nr.474/2022], të 22 dhjetorit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
21. KI115/22
Parashtrues: Hasan Suka
Publikuar më: 12 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ. nr. 10/2022], të 15 shkurtit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
22. KI146/23 dhe 163/23
Parashtrues: Nagip Krasniqi
Publikuar më: 12 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr. 279/2023], të 13 qershorit 2023, si dhe Aktvendimit të Gjykatës së Apelit
të Republikës së Kosovës [PN. 1. S. nr. 161/2023], të 24 gushtit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
23. KI203/22
Parashtrues: Edon Murseli
Publikuar më: 12 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml.nr.344/2022], të 26 shtatorit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
24. KI218/23
Parashtrues: Rifadije-Berisha-Bekteshi
Publikuar më: 12 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Kolegjit të Apelit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit
[AC-I-22-0262], të 1 qershorit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
25. KI65/23
Parashtrues: Marjan Kolaj
Publikuar më: 13 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr.248/22], të 24 janarit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
26. KI72/23
Parashtrues: Isa Hashani
Publikuar më: 13 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [Ac.nr.1201/2021], të 7 dhjetorit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
27. KI131/23
Parashtrues: Mehdi Shehu
Publikuar më: 13 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [Ac.nr.1882/23], të 18 prillit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
28. KI133/22
Parashtrues: Jakup Smajli
Publikuar më: 13 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit [Rev. nr. 71/2021] të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, të 11 majit 2022, në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës së
Apelit të Republikës së Kosovës [Ac. nr. 4220/2018], të 11 nëntorit 2020 dhe Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë [C. nr. 1008/14], të 11 qershorit 2018
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
29. KI165/22
Parashtrues: Besim Hajdari
Publikuar më: 14 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml. nr. 280/2022], të 21 korrikut 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
30. KI165/23
Parashtrues: Ibrahim T. Shala
Publikuar më: 14 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ.nr.14/2023], të 23 marsit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
31. KI180/22
Parashtrues: Bashkim Salihu
Publikuar më: 14 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ. nr. 56/2022], të 3 gushtit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
32. KI182/22
Parashtrues: Valdrin Beqiri
Publikuar më: 14 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [PML. nr. 174/22], të 23 qershorit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
33. KI202/22
Parashtrues: NP “Elektroprivreda Srbije”
Publikuar më: 14 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së kohëzgjatjes së procedurës në lëndën [KA.nr.09/22] në Gjykatën Komerciale të Kosovës
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
34. KI209/22
Parashtrues: Naime Krasniqi – Jashanica
Publikuar më: 14 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [A. A. nr. 10/2022], të 22 gushtit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
35. KI215/23
Parashtrues: Gjylferije Mehana
Publikuar më: 14 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 227/2023], të 12 qershorit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
36. KI82/23
Parashtrues: Miradije Gashi Sheremeti
Publikuar më: 18 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ-UZVP. nr. 82/2022], të 3 nëntorit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
37. KI87/23
Parashtrues: Shpejtim Bokshi
Publikuar më: 18 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ.nr.113/22], të 27 dhjetorit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
38. KI196/22
Parashtrues: Arsim Murtezi
Publikuar më: 18 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr.202/2022], të 12 tetorit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
39. KI62/23
Parashtrues: Masar Dushi
Publikuar më: 22 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit [AC-1-22-0652-A0001] të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për çështje që
lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të 12 janarit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
40. KI98/23
Parashtrues: Hasan Isafi dhe Muharrem Isafi
Publikuar më: 22 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [Ac. nr. 6365/22], të 3 shkurtit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
41. KI164/23, KI173/23, KI174/23, KI175/23, KI176/23 dhe KI201/23
Parashtrues: Murat Syla, Gentian Syla, Shqipe Kelmendi, Rinor Sogojeva, Asdren Mustafaj dhe Besnik Elshani
Publikuar më: 22 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së gjashtë aktgjykimeve të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës: Aktgjykimi [Rev. nr. 93/2023] i 24 marsit 2023, Aktgjykimi [Rev. nr.
103/23] i 28 marsit 2023, Aktgjykimi [Rev. nr. 101/2023] i 21 marsit 2023, Aktgjykimi [Rev.nr. 92/2023], i 29 marsit 2023, Aktgjykimi [Rev. nr. 102/2023] i 29 marsit 2023, dhe
Aktgjykimi [Rev. nr. 93/2023] i 16 marsit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
42. KI188/22
Parashtrues: Isak Shehu
Publikuar më: 22 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 580/2022], të 11 janarit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
IV.
Në dy (2) Aktvendime për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se, kërkesat e parashtruesve janë të papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, ku për një pjesë të pretendimeve, janë të papranueshme bazuar në (i) nenin 48 (Saktësimi i kërkesës) të Ligjit, paragrafin (2) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës sepse të njëjtat janë “të pambështetura apo të paarsyetuara”; dhe (ii) bazuar në pikën (b) te paragrafit 3 te rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, një pjesë e pretendimeve janë të papajtueshme ratione materiae me Kushtetutën.
43. KI100/23
Parashtrues: Miradije Tusha, Naser Tusha, Artan Tusha, Ajshe Tusha, Hatixhe Tusha, Nadire Tusha dhe Nurhane Vladi-Tusha
Publikuar më: 5 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 43/2019], të 24 dhjetorit 2020; Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës Kosovës [CN. Nr. 2/2023], të 13 shkurtit 2023; dhe Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës Kosovës [CPP. Nr. 2/2022] të 27 dhjetorit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
44.KI145/22
Parashtrues: Sanija Doliqanin
Publikuar më: 13 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr.552/202], të 21 marsit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
V.
Në pesë (5) Aktvendime për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se kërkesat e parashtruesve janë të papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 49 (Afatet) të Ligjit, pikën (c) paragrafin (1) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, sepse të njëjtat janë parashtruar jashtë afatit katër (4) mujor.
45. KI113/22
Parashtrues: Behxhet Isufi
Publikuar më: 12 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr.598/2020], të 3 marsit 2022, në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [CA.nr.3616/2016], të 21 korrikut 2020
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
46. KI159/23
Parashtrues: Xhafer Beqiri
Publikuar më: 12 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [AC.nr.119/2021], të 12 dhjetorit 2022 dhe Njoftimit të Zyrës së Kryeprokurorit të
Shtetit [KMLC.nr.19/2023;KMLC.nr.35/2023], të 4 prillit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
47. KI15/23
Parashtrues: Agron Dalladaku
Publikuar më: 13 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. Nr. 486/2022], të 15 dhjetorit 2022 në lidhje me Aktvendimin e Gjykatës së
Apelit të Republikës së Kosovës [Ac.nr.1880/2022], të 18 korrikut 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
48. KI166/23
Parashtrues: Bedri Zyberaj
Publikuar më: 14 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [ARJ-UZVP.nr.112/2022], të 3 nëntorit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
49. KI127/23
Parashtrues: Tahir dhe Ðurđica Ramqaj
Publikuar më: 22 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [AC-I-22-0008], të 3 shkurtit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
VI.
Në pesë (5) Aktvendime për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se kërkesat e parashtruesve janë të papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, paragrafin 2 të nenit 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit, pikën (b) paragrafin (1) të rregullit 34 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, si rezultat i mosshterimit te mjeteve juridike.
50. KI48/23
Parashtrues: Eset Berisha
Publikuar më: 5 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [PN.S.nr.41/22], të 22 gushtit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
51. KI245/23
Parashtrues: Marigona Boshnjaku
Publikuar më: 12 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë [PPR.nr.1299/23], të 26 shtatorit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
52. KI33/23
Parashtrues: Flurentin Berisha
Publikuar më: 18 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Gjakovë [P. nr. 36/22] dhe [P. nr.76/22], të 7 tetorit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
53. KI69/23
Parashtrues: Erlis Xërxa
Publikuar më: 18 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [PN.nr.1350/22], të 29 dhjetorit 2022
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
54. KI144/23
Parashtrues: Gëzim Kadriqeli
Publikuar më: 22 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [Ac.nr. 1418/2022], të 13 marsit 2023
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
Vendimet
__________________________________
VII.
Në dy (2) Vendime për Refuzim të Kërkesës të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se, kërkesat refuzohen bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, nenin 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit, pikën (b) paragrafin (2) të rregullit 54 (Hedhja poshtë dhe refuzimi i kërkesës) të Rregullores së punës, sepse e njëjta nuk është e plotë dhe kërkesa tjetër është përsëritje e një kërkese të mëparshme.
55. KI143/23
Parashtrues: Pjetër Boçi
Publikuar më: 5 mars 2024
Kërkesë për rishqyrtimin e Aktvendimit për papranueshmëri nr. KI86/22 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të 9 qershorit 2023
Tekstin e plotë të Vendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
56. KI31/23
Parashtrues: Isuf Musliu
Publikuar më: 18 mars 2024
Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të paspecifikuar të autoritetit publik
Tekstin e plotë të Vendimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu
Vërejtje:
Ky njoftim është përgatitur nga Sekretaria e Gjykatës vetëm për çështje informative. Tekstet e plota të vendimeve u janë dorëzuar të gjitha palëve të përfshira në raste dhe do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës brenda afateve të përcaktuara.