Vendimet e publikuara gjatë muajit korrik 2023

18.08.2023

Gjatë muajit korrik 2023, në Gjykatën Kushtetuese:

• janë shqyrtuar 12 raste;
• janë marrë vendimet për 8 raste;
• janë publikuar 16 vendime;

Në ueb-faqen e Gjykatës janë publikuar: tri (3) Aktgjykime dhe dymbëdhjetë (12) Aktvendime për papranueshmëri.

Aktgjykimet
___________________________________________________________________

1. KO159/21 dhe KO160/21
Parashtrues: Komuna e Prishtinës
Publikuar më: 4 korrik 2023

Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e akteve të kontestuara të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përkatësisht (i) “Raportin e vlerësimit të ligjshmërisë së aktit Komunal nr. 020-558/17 të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të 12 korrikut 2021”, në lidhje me “konfirmimin e ligjshmërisë së aktit të Komunës së Prishtinës nr. 5133 të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të 9 korrikut 2021”; dhe (ii) “Raportit të vlerësimit të ligjshmërisë së aktit Komunal nr. 020-558/10 të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të 8 korrikut 2021” në lidhje me “konfirmimin e ligjshmërisë së aktit të Komunës së Prishtinës nr. 6077 të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë të 7 korrikut 2021”. Gjykata gjeti se aktet e kontestuara nuk janë në pajtueshmëri me paragrafin 2 të nenit 12 [Pushteti Lokal], paragrafin 1 dhe 3 të nenit 123 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafin 2, 3 dhe 7 të nenit 124 [Organizimi dhe Funksionimi i Vetëqeverisjes Lokale] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe si të tilla shpallen të pavlefshme, pasi vlerësoi se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, duke mos bërë vlerësimin e ligjshmërisë së vendimeve të Komunës brenda afatit të përcaktuar ligjor dhe duke e njoftuar për pezullimin e zbatimit të tyre, i kishte pamundësuar Komunës së Prishtinës ushtrimin e kompetencave të saj të përcaktuara saktësisht me dispozitat e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale.
Tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu

2. KO164/21
Parashtrues: Komuna e Prishtinës
Publikuar më: 5 korrik 2023

Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e pikës 3.1 dhe 3.2 të paragrafit 3 të nenit 6 (Komisioni përzgjedhës) të Udhëzimit Administrativ nr.151/2020 të 22 dhjetorit 2020 të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit që ndërlidhen me shpalljen e konkursit nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Prishtinës për plotësimin e një numri pozitash për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë të institucioneve publike edukativo-arsimore dhe aftësuese parauniversitare në Komunën e Prishtinës. Gjykata konstatoi se bazuar në pikën d) të nenit 5 të Ligjit për Arsimin në Komuna dhe paragrafit 1 të nenit 20 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar, drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e institucioneve edukativo-arsimore zgjedhen në pajtim me procedurat ligjore të përcaktuara nga MASHTI, nga një komision i caktuar nga Kuvendi Komunal, në të cilin dy (2) anëtarë do të jenë nga Komuna dhe një (1) nga MASHTI. Të njëjtën përmbajtje ka edhe Udhëzimi Administrativ i kontestuar. Si i tillë, ky i fundit nuk tejkalon kompetencat komunale të përcaktuara me Ligjin për Arsimin në Komuna dhe Ligjin për Arsimin Parauniversitar dhe gjithashtu, në rrethanat e rastit konkret, nuk cenon përgjegjësitë e Komunës sipas përcaktimeve të paragrafit 4 të nenit 113 (Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara) të Kushtetutës.
Tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu

3. KI55/22
Parashtrues: Sasha Spasiq
Publikuar më: 5 korrik 2023

Gjykata vlerësoi kushtetutshmërinë e Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj [2022:19820], të 17 majit 2022 dhe Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Pn1. Nr. 704/2022], të 31 majit 2022. Gjykata vlerësoi se, në lidhje me vazhdimin e paraburgimit ndaj parashtruesit të kërkesës, Gjykata e Apelit kishte vërtetuar qëndrimin e Gjykatës Themelore, por nuk kishte adresuar pretendimin specifik dhe thelbësor të ngritur në ankesën e tij para saj, përkatësisht nuk kishte dhënë përgjigje nëse vazhdimi i paraburgimit të tij për më tepër se katër (4) muaj para ngritjes së aktakuzës për një vepër penale të dënueshme deri në pesë (5) vjet, ishte në kundërshtim me nenin 190 të Kodit të Procedurës Penale. Gjykata theksoi se, mos adresimi i një pretendimi kaq thelbësor, që ndërlidhet me garancitë kushtetuese për liri dhe siguri të parashtruesit të kërkesës nga Gjykata e Apelit, nuk është në pajtim me nenin 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë ] të Kushtetutës në lidhje me nenin 5 (E drejta për liri dhe siguri ) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut si dhe me parimet dhe standardet e vendosura përmes praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Tekstin e plotë të Aktgjykimit dhe të përmbledhjes në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, dhe në gjuhën angleze, mund ta lexoni duke klikuar këtu

Aktvendimet për papranueshmëri
___________________________________________________________________

I.
Në tetë (8) nga Aktvendimet për papranueshmëri të publikuara nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se të njëjtat janë të pabazuara, bazuar në paragrafin 2 të rregullit 39 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës sepse pretendimet e parashtruesve të kërkesave përkatëse hyjnë në kategorinë e shkallës së katërt, dhe/ose të njëjtat janë të pambështetura apo të paarsyetuara.

Këto Aktvendime përfshijnë rastet në vijim:

1. KI117/22
Parashtrues: Musli Mehmetaj
Publikuar më: 4 korrik 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës – Departamenti për Krime të Rënda [PN. nr. 430/2022], të 22 prillit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

2. KI122/22
Parashtrues: Ilaz Rrahmani
Publikuar më: 5 korrik 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit [AC-I-21-0527], të 15 korrikut 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu 

3. KI42/23
Parashtrues: Smajl Mekaj
Publikuar më: 5 korrik 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev.nr. 73/2022], të 7 tetorit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

4. KI91/22
Parashtrues: Kosovska Banka d.d.
Publikuar më: 5 korrik 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [AC-I-18-0491], të 18 shkurtit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

5. KI29/22
Parashtrues: “Kosovska Banka” DD Beograd
Publikuar më: 11 korrik 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit [AC-I-21-0174], të 13 janarit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

6. KI219/22
Parashtrues: Drita Morina
Publikuar më: 14 korrik 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 152/2022], të 11 tetorit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

7. KI11/23
Parashtrues: “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.
Publikuar më: 25 korrik 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [E. Rev. nr. 47/2022], të 1 shtatorit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

8. KI139/22
Parashtrues: Hajredin Canolli
Publikuar më: 25 korrik 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Rev. nr. 510/2021], të 10 majit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

II.
Në dy (2) nga Aktvendimet për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se kërkesat e parashtruesve përkatës janë të papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, paragrafin 2 të nenit 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit, pikën (c) të paragrafit (1), paragrafin (2) dhe pikën (b) të paragrafit (3) të rregullit 39 (Kriteret e pranueshmërisë) të Rregullores së punës, pjesërisht për shkak si pretendime “të pambështetura ose të paarsyetuara”, dhe pjesërisht për shkak se nuk janë shteruar mjetet juridike siç është përcaktuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, paragrafit 2 të nenit 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit dhe pikës (b) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

1. KI39/22
Parashtrues: Arianit Bruqaj
Publikuar më: 7 korrik 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [PML.nr.379/2021], të 15 nëntorit 2021.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

2. KI77/22
Parashtrues: Nuredin Sylejmani
Publikuar më: 19 korrik 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml.nr.9/2022], të 19 janarit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

III.
Në një (1) nga Aktvendimet për papranueshmëri, të publikuara nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi që kërkesa e parashtruesit përkatës është e papranueshme bazuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, paragrafin 2 të nenit 47 (Kërkesa Individuale) dhe nenin 49 (Afatet) të Ligjit dhe nënëparagrafin (c) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores së punës, për shkak të mos paraqitjes së saj brenda afatit katër (4) mujor.

1. KI25/23
Parashtrues: Shpejtim Ahmeti
Publikuar më: 5 korrik 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës [Pml.nr.326/2022], të 27 shtatorit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

IV.
Në një (1) Aktvendim për papranueshmëri të publikuar nga Gjykata, kjo e fundit konstatoi se kërkesa e parashtruesit përkatës nuk i plotëson kriteret e pranueshmërisë para Gjykatës, pasi që nuk janë shteruar mjetet juridike siç është përcaktuar në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, paragrafit 2 të nenit 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit dhe pikës (b) të paragrafit (1) të rregullit 39 të Rregullores së punës.

1. KI38/22
Parashtrues: Elvis Drmaku
Publikuar më: 4 korrik 2023

Kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës [PN. nr. 1297/21], të 28 janarit 2022.
Tekstin e plotë të Aktvendimit dhe përmbledhjes përkatëse, në dy gjuhët zyrtare të Republikës së Kosovës, mund ta lexoni duke klikuar këtu

Vërejtje:

Ky njoftim është përgatitur nga Sekretaria e Gjykatës vetëm për çështje informative. Tekstet e plota të vendimeve u janë dorëzuar të gjitha palëve të përfshira në raste dhe do të publikohen në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës brenda afateve të përcaktuara.