KI 122/16 Parashtrues: Riza Dembogaj, i cili kërkon vlerësim të kushtetutshmërisë së Aktvendimit CML. nr. 6/2016 të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, të 13 shtatorit 2016
Parashtruesi i kërkesës pretendon se Aktvendimi [CML. nr. 6/2016] i 13 shtatorit 2016 i Gjykatës Supreme, ishte nxjerrë në shkelje të të drejtave të tij të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje më nenin 6 të KEDNJ-së, nenin 49 të Kushtetutës, nenin 54 të Kushtetutës në lidhje me nenin 13 të KEDNJ-së dhe 102 të Kushtetutës, sepse gjykatat e rregullta kishin zbatuar ligjin e gabuar në vlerësimin e afateve kohore të padisë së tij. Parashtruesi i kërkesës pretendon se gjykatat e rregullta kishin aplikuar dhe interpretuar qartazi gabimisht ligjin në rastin e tij.
Marrëdhënia e punës së parashtruesit të kërkesës me Inspektoratin Policor të Kosovës ishte ndërprerë në vitin 2007. Parashtruesi e ka kontestuar vendimin për ndërprerje që nga viti 2007, fillimisht në procedurën administrative dhe më pas në procedurë gjyqësore, të cilën ai e kishte iniciuar më 7 nëntor 2007. Data e fillimit të procedurave gjyqësore, domethënë afatet e ankesës së tij, iu nënshtruan shqyrtimit të tetë vendimeve të gjykatave të rregullta, të cilat zbatuan tri ligje të ndryshme, të gjitha përmbanin afate të ndryshme për paraqitjen e ankesave, në kontestin e parashtruesit. Në fund, me refuzimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë së Prokurorit të Shtetit, Gjykata Supreme konkludoi se kërkesa fillestare e parashtruesit ishte e paafatshme, megjithëse e arsyetonte atë në bazë të Ligjit për KPMK-në e vitit 2010, jo në fuqi kur kishte filluar kontesti i parashtruesit të kërkesës.
Pas vlerësimit të rastit në tërësi, Gjykata konstatoi se në rastin e parashtruesit të kërkesës, ligji ishte aplikuar qartazi në mënyrë të gabuar dhe kishte rezultuar në përfundime arbitrare për parashtruesin e kërkesës. Prandaj, bazuar në praktikën gjyqësore të GJEDNJ-së, Gjykata konstatoi se ishin shkelur të drejtat e parashtruesit të kërkesës për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të KEDNJ-së.
Riza Dembogaj
KI - Bireysel Başvuru
Mahkeme Kararı
İhlal Edilen Anayasal Haklar
İdari Usul