Njoftim për vendimet nga seanca shqyrtuese e mbajtur më 28 prill 2021

28.04.2021

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 28 prill 2021, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesat: 1. KI 51/19; 2. KI 74/19; 3. KI 111/19; 4. KI 136/19; 5. KI 186/19, KI 187/19, KI 200/19 dhe KI 208/19; 6. KI 235/19; 7. KI 09/20; 8. KI 113/20; 9. KI 188/20; 10. KI 09/21 dhe 11. KI 21/21. Më poshtë mund t’i lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve (tekstet e plota të vendimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

1. Lënda: KI 51/19
Parashtrues: Qamil Lupçi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [ARJ. UZVP. nr. 37/2018], të datës 5 dhjetor 2018, në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës [AA. nr. 97/2018], të datës 10 tetor 2018 dhe me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë [A. Nr. 724/16], të datës 6 shtator 2017. Objekt i çështjes ishte edhe vlerësimi i kushtetutshmërisë së vendimit të Komisionit të Ankesave të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) [nr. 2379], të datës 5 maj 2016 dhe vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës [A/02/68/2016], të datës 12 prill 2016, me të cilin ishte urdhëruar Komisioni i Ankesave të MPMS-së që të nxjerrë vendim meritor lidhur me kërkesën e parashtruesit të kërkesës.
Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me vendimet e kontestuara i janë shkelur të drejtat dhe liritë e tij, të garantuara me nenin 31 [E drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe me nenin 7 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 59 (1) e 66 (5) të Rregullores së punës,

VENDOS

I. TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;

II. TË KONSTATOJË se ka pasur shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me paragrafin 1 të nenit 6 [E drejta për një proces të rregullt] të Konventës Evropiane për të Drejta të Njeriut;

III. TA KTHEJË çështjen për zgjidhje efektive në Komisionin kompetent të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, në pajtim me Vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës [A/02/68/2016] të 12 prillit 2016 siç është vërtetuar me vendimet e gjykatave të rregullta;

IV. TË KËRKOJË nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, që të njoftojë Gjykatën, në pajtim me rregullin 66 (5) të Rregullores së punës, për masat e ndërmarra për zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës jo më larg se 11 tetor 2021;

V. TË REFUZOJË kërkesën për mbajtje të seancës dëgjimore;

VI. TË MBETET fuqimisht e angazhuar në këtë çështje në pritje të pajtueshmërisë me atë kërkesë;

2. Lënda: KI 74/19
Parashtrues: “SUVA Rechtsabteillung”

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [E. Rev. nr. 39/2018], të datës 8 janar 2019, në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ae. nr. 91/2016], të datës 31 gusht 2018 dhe me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë [III. C. nr. 506/2012], të datës 8 shkurt 2016. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me vendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenet 21.4 dhe 113.7 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 59 (1) të Rregullores së punës,

VENDOS

I. TË DEKLAROJË, njëzëri, kërkesën të pranueshme;

II. TË KONSTATOJË, me shumicë votash, se nuk ka pasur shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës dhe nenit 6 (E drejta për një proces të rregullt) të KEDNJ-së;

3. Lënda: KI 111/19
Parashtrues: Kompania e Sigurimeve “SUVA Rechtsabteillung”

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [E. Rev. nr. 1/2019], të datës 27 shkurt 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenet 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenet 21.4 dhe 113.7 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 59 (1) të Rregullores së punës,

VENDOS

I. TË DEKLAROJË, njëzëri, kërkesën të pranueshme;

II. TË KONSTATOJË, me shumicë votash, se Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, E. Rev. nr. 1/2019, i 27 shkurtit 2019, është në përputhshmëri me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;

4. Lënda: KI 136/19
Parashtrues: “CO COLINA” sh.p.k.

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së nenit 1 të Ligjit [Nr.06/L-155] për Ndalimin e Lojërave të Fatit. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me vendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenin 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me nenin 1 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në nenet 21.4 dhe 113.7 të Kushtetutës, në nenin 47 të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese dhe në rregullin 29 të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20, 47 dhe 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (1)(b) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

5. Lënda: KI 186/19, KI 187/19, KI 200/19 dhe KI 208/19
Parashtrues: Belkize Vula Shala dhe të tjerët

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës [AC-I-13-0181-A0008], për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të datës 29 gusht 2019, me të cilin parashtruesit e kërkesës pretendonin se u janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tyre të garantuara me nenet: 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 1 (Mbrojtja e Pronës) të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 22 (Procedimi i kërkesës) dhe nenin 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 59 (1)(a) të Rregullores së punës:

VENDOS

I. TË DEKLAROJË, me shumicë votash, kërkesën të pranueshme;

II. TË KONSTATOJË, me shumicë votash, se ka pasur shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;

III. TË SHPALLË të pavlefshëm Aktgjykimin [AC-I-13-0181-A0008] e 29 gushtit 2019 të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme;

IV. TË KTHEJË çështjen në rigjykim në Kolegjin e Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, në përputhje me konstatimet e këtij Aktgjykimi;

V. TË URDHËROJË Kolegjin e Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme që ta njoftojë Gjykatën, në pajtim me rregullin 66 (5) të Rregullores së punës, për masat e ndërmarra për zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës deri më 28 korrik 2021;

6. Lënda: KI 235/19
Parashtrues: “Allianz Suisse Versicherungs- Gesellschaft AG”

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [E.Rev.nr.32/2019], të datës 31 korrik 2019, në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ae.nr.289/2017], të datës 31 janar 2019 dhe me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Ekonomike [I.C.nr.238/2015], të datës 31 tetor 2017. Pala parashtruese pretendonte se me vendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr.03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i Kërkesave dhe Përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenet 21.4 dhe 113.7 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 59 (1) të Rregullores së punës:

VENDOS

I. TË DEKLAROJË, njëzëri, kërkesën të pranueshme;

II. TË KONSTATOJË, me shumicë votash, se Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, E.Rev.nr.32/2019, të 31 korrik 2019, është në përputhshmëri me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;

7. Lënda: KI 09/20
Parashtrues: “SUVA Rechtsabteillung”

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [E. Rev. Nr. 28/2019], të datës 1 gusht 2019, në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ae.nr.265/2017], të datës 5 shkurt 2019 dhe me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Ekonomike [III. Ek. nr. 249/2015], të datës 12 tetor 2017. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me vendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i Kërkesave dhe Përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenet 21.4 dhe 113.7 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 59 (1) të Rregullores së punës,

VENDOS

I. TA DEKLAROJË, njëzëri, kërkesën të pranueshme;

II. TË KONSTATOJË, me shumicë votash, se Aktgjykimi i Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, E. Rev. nr. 28/2019, të 1 gushtit 2019, është në përputhshmëri me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;

8. Lënda: KI 113/20
Parashtrues: IF Skadeforsikring, nga Norvegjia

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [E. Rev. nr. 62/2020], të datës 6 prill 2020, me të cilin pala parashtruese pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë e garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenet 21.4 dhe 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (1) të Rregullores së punës,

VENDOS

I. TË DEKLAROJË, njëzëri, kërkesën të papranueshme;

II. TË KONSTATOJË, me shumicë votash, se nuk ka pasur shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës dhe nenit 6 [E drejta për një proces të rregullt] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;

9. Lënda: KI 188/20
Parashtrues: “SUVA Rechtsabteillung”

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ae.nr.63/2019], të datës 15 tetor 2020, në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Ekonomike [IV.EK.nr.535/2015], të datës 3 janar 2019. Pala parashtruese pretendonte se me vendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës) dhe 47 (Kërkesa Individuale) të Ligjit nr.03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 (Parashtrimi i Kërkesave dhe Përgjigjeve) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me nenet 21.4 dhe 113.7 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 59 (1) të Rregullores së punës:

VENDOS

I. TË DEKLAROJË, njëzëri, kërkesën të pranueshme;

II. TË KONSTATOJË, me shumicë votash, se Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit të Republikës së Kosovës, Ae.nr.63/2019, të 15 tetorit 2020, është në përputhshmëri me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me nenin 6 [E drejta për një proces të rregullt] të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;

10. Lënda: KI 09/21
Parashtrues: Sadat Lekiqi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së Njoftimit të Komisionit ad-hoc Parlamentar të Kuvendit të Republikës Kosovës, për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, të datës 15 shtator 2020. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me aktin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij, të garantuara me nenet: 21 [Parimet e Përgjithshme], 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 24 [Barazia para Ligjit] dhe 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe me nenet: 13 (E drejta për zgjidhje efektive), 14 (Ndalimi i diskriminimit) dhe 17 (Ndalimi i shpërdorimit të të drejtave) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 (Procedimi i kërkesës), 27 (Masat e përkohshme) dhe 47 (Kërkesa individuale) të Ligjit nr.03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullat 32 (Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve) dhe 56 (Kërkesa për masë të përkohshme) të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20, 27 dhe 47.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, dhe në pajtim me rregullat 39 (1)(b), 57 dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

11. Lënda: KI 21/21
Parashtrues: Asllan Meka

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac. nr. 4385/2020], të datës 15 dhjetor 2020, në lidhje me aktvendimin e Gjykatës Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni Civil [PPP. Nr. 52/2020], të datës 15 korrik 2020. Parashtruesi i kërkesës pretendonte se me vendimin e kontestuar i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij, të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) dhe me nenin 32 [E Drejta për Mjet Juridik] të Kushtetutës, në lidhje me nenin 13 (E drejta për zgjidhje efektive) dhe me nenin 1 (Mbrojtja e pronës) të Protokollit nr. 1 të KEDNJ-së.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 27 [Masat e Përkohshme] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullat 32 [Parashtrimi i Kërkesave dhe Përgjigjeve] dhe 56 [Kërkesa për masë të përkohshme] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20, 27 dhe 47.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, dhe në pajtim me rregullat 39 (1)(d) dhe (2), 57 (4) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.