Njoftim për vendimet nga seanca shqyrtuese e mbajtur më 27 janar 2021

27.01.2021

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 27 janar 2021, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesat: 1. KI 160/19, KI 161/19, KI 162/19, KI 164/19, KI 165/19, KI 166/19, KI 167/19, KI 168/19, KI 169/19, KI 170/19, KI 171/19, KI 172/19, KI 173/19 dhe KI 178/19; 2. KI 181/19, KI 182/19 dhe KI 183/19; 3. KI 39/20 dhe 4. KI 179/20. Më poshtë mund të lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve (tekstet e plota të vendimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

1. Lënda: KI 160/19, KI 161/19, KI 162/19, KI 164/19, KI 165/19, KI 166/19, KI 167/19, KI 168/19, KI 169/19, KI 170/19, KI 171/19, KI 172/19, KI 173/19 dhe KI 178/19
Parashtrues: Muhamet Këndusi dhe të tjerët

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës [AC-I-13-0181-A0008], të datës 29 gusht 2019, me të cilin parashtruesit e kërkesave pretendonin se u janë shkelur të drejtat e tyre garantuara me nenet 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të drejtë dhe të Paanshëm] dhe 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 6.1 (E drejta për një proces të rregullt) dhe nenin 1 të Protokollit nr. 1 (Mbrojtja e pronës) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 59 (1)(a) të Rregullores së punës:

VENDOS

I. TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;

II. TË KONSTATOJË se për kërkesat nr. KI160/19, KI161/19, KI162/19, KI164/19, KI165/19, KI166/19, KI167/19, KI168/19, KI169/19, KI170/19, KI171/19, KI172/19, KI173/19, ka pasur shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;

III. TË SHPALLË të pavlefshëm Aktgjykimin [AC-I-13-0181-A0008] e 29 gushtit 2019 të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme;

IV. TË KTHEJË çështjen në rigjykim në Kolegjin e Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, në përputhje me konstatimet e këtij Aktgjykimi;

V. TË URDHËROJË Kolegjin e Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme që ta njoftojë Gjykatën, në pajtim me rregullin 66 (5) të Rregullores së punës, për masat e ndërmarra për zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës deri më 26 korrik 2021;

VI. TË DEKLAROJË të papranueshme kërkesën me nr. KI178/19 të dorëzuar nga parashtruesi Jakup Abaz Agaj.

2. Lënda: KI 181/19, KI 182/19 dhe KI 183/19
Parashtrues: Fllanza Naka, Fatmire Lima dhe Leman Masar Zhubi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës [AC-I-13-0181-A0008], të datës 29 gusht 2019, me të cilin, parashtruesit e kërkesave pretendonin se u janë shkelur të drejtat e tyre të garantuara me nenet: 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të drejtë dhe të Paanshëm] dhe 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6.1 (E drejta për një proces të rregullt) dhe me nenin 1 të Protokollit nr. 1 (Mbrojtja e pronës) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Gjykata, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 59 (1)(a) të Rregullores së punës:

VENDOS

I. TË DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;

II. TË KONSTATOJË se ka pasur shkelje të nenit 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;

III. TË SHPALLË të pavlefshëm Aktgjykimin [AC-I-13-0181-A0008] e 29 gushtit 2019 të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme;

IV. TË KTHEJË çështjen në rigjykim në Kolegjin e Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, në përputhje me konstatimet e këtij Aktgjykimi;

V. TË URDHËROJË Kolegjin e Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme që ta njoftojë Gjykatën, në pajtim me rregullin 66 (5) të Rregullores së punës, për masat e ndërmarra për zbatimin e Aktgjykimit të Gjykatës deri më 26 korrik 2021;

3. Lënda: KI 39/20
Parashtrues: Cihan Ozkan

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [AA.nr. 669/2019], të datës 22 tetor 2019, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47.2 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullin 39 (1) (b) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

4. Lënda: KI 179/20
Parashtrues: Telekomi i Kosovës Sh.A.

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [Ac. nr. 3610/20], të datës 8 tetor 2020, me të cilin pala parashtruese pretendonte se i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenet 22 [Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 24 [Barazia para Ligjit] dhe 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut. Parashtruesi i kërkesës gjithashtu kërkoi nga Gjykata vendosjen e masës së përkohshme, në mënyrë që të parandalohet ekzekutimi i vendimit të kontestuar, i aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë [PPP.nr. 1486/19], të datës 6 korrik 2020, si dhe i Urdhrit Përmbarimor [P.nr. 491/19], të datës 15 korrik 2019.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, të refuzohet kërkesa e parashtruesit për vendosjen e masës së përkohshme dhe që në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenet 20, 27 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe në pajtim me rregullat 39 (1)(b) e 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.