Njoftim për vendimet nga seanca shqyrtuese e mbajtur më 20 maj 2021

20.05.2021

Në seancën shqyrtuese të mbajtur më 20 maj 2021, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesat: 1. KI 81/20; 2. KI 94/20; 3. KI 125/20; 4. KI 142/20; 5. KI 158/20; 6. KI 12/21; 7. KI 45/21 dhe 8. KI 53/21. Më poshtë mund t’i lexoni përmbledhjet e shkurtra të vendimeve (tekstet e plota të vendimeve do t’u dorëzohen palëve, do të publikohen në ueb-faqen e Gjykatës dhe në Gazetën Zyrtare gjatë ditëve në vijim):

1. Lënda: KI 81/20
Parashtrues: Arbër Shkreli

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 457/2019], të datës 30 janar 2020, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij, të garantuara me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], dhe me nenin 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kërkesa bazohej në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

2. Lënda: KI 94/20
Parashtrues: Shefqet Fetahu dhe të tjerët

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës [AC-I-16-0101-A22], të datës 4 shkurt 2020, në ndërlidhje me aktgjykimin e Kolegjit të Specializuar të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës [SCEL-11-0057], të datës 18 prill 2016. Parashtruesit e kërkesës pretendonin se me vendimin e kontestuar u janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tyre, të garantuara me nenet 24 [Barazia para Ligjit] dhe 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

3. Lënda: KI 125/20
Parashtrues: Shaban Shala

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [AA- nr. 6/2020], të datës 6 prill 2020, në ndërlidhje me vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës [KGJK.nr.51/2020], të datës 21 shkurt 2020, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij, të garantuara me nenet: 3 [Barazia para Ligjit], 7 [Vlerat], 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 33 [Parimi i Legalitetit dhe Proporcionalitetit në Rastet Penale] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenet 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe 14 (Ndalimi i diskriminimit) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

4. Lënda: KI 142/20
Parashtrues: Albert Hyseni

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës [PN.nr.426/2020], të datës 23 qershor 2020, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij, të garantuara me nenet: 1 [Përkufizimi i Shtetit], 7 [Vlerat], 3 [Barazia para Ligjit], 21 [Parimet e Përgjithshme], 29 [E Drejta e Lirisë dhe Sigurisë] dhe 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E Drejta për një Proces të Rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 47 [Kërkesat Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, dhe në rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 59 [Llojet e vendimeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

5. Lënda: KI 158/20
Parashtrues: Komuna e Gjilanit

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme [AC-I-17-0689], për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të datës 24 qershor 2020, me të cilin pala parashtruese pretendonte shkeljen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara me nenet: 22 [Zbatimi i Drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [Mjetet Juridike], 46 [Mbrojtja e Pronës], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, si dhe me nenet 6 (E drejta për një proces të rregullt gjyqësor), 13 (E drejta për zgjidhje efektive) dhe me nenin 1 (Mbrojtja e pronës) të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] në lidhje me nenin 21.4 të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesat individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me nenin 21.4 dhe nenin 113.7 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

6. Lënda: KI 12/21
Parashtrues: Violeta Hamidi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [ARJ-UVZP. nr. 31/2020], të datës 16 mars 2020, me të cilin parashtruesja e kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të saj, të garantuara me nenet: 21 [Parimet e Përgjithshme], 22 [Zbatimi i Drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare], 24 [Barazia para Ligjit], 46 [Mbrojtja e Pronës] dhe 49 [E Drejta e Punës dhe Ushtrimit të Profesionit] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit) dhe me nenin 1 të Protokollit nr. 1 (Mbrojtja e pronës) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe me nenet 7 dhe 23 të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut. Parashtruesja e kërkesës kërkoi gjithashtu nga Gjykata që identiteti i saj të mos zbulohet në mënyrë që të mbrojë, “të drejtën e saj për privatësi dhe mbrojtje të integritetit.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 20 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 32 (6) dhe 39 (2) të Rregullores së punës, kërkesa për moszbulim të identitetit të refuzohet dhe që kërkesa të shpallet e papranueshme.

7. Lënda: KI 45/21
Parashtrues: Samedin Bytyqi

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 264/2020], të datës 3 shtator 2020, me të cilin parashtruesi i kërkesës pretendonte se i janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të tij, të garantuara me nenet: 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike] dhe 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës të Republikës së Kosovës, si dhe me nenin 1 (Mbrojtja e pronës) të Protokollit nr. 1, me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe me nenin 13 (E drejta për zgjidhje efektive) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenin 47 [Kërkesat Individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullat 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 59 [Llojet e vendimeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenin 49 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (1) (c) dhe 57 (5) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.

8. Lënda: KI 53/21
Parashtrues: Limak Kosovo International Airport SH.A. “Adem Jashari”

Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Kosovës [Rev. nr. 353/2020], të datës 2 nëntor 2020, me të cilin pala parashtruese pretendonte se i janë shkelur të drejtat e garantuara me nenet: 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] dhe 46 [Mbrojtja e Pronës] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) dhe me nenin 1 (Mbrojtja e pronës) të Protokollit nr. 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Kërkesa bazohej në paragrafin 4 të nenit 21 [Parimet e Përgjithshme] dhe në paragrafin 7 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës] dhe 47 [Kërkesa individuale] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullin 32 [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese.
– Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me nenin 21.4 dhe paragrafët 1 dhe 7 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 20 dhe 47 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 39 (2) dhe 59 (2) të Rregullores së punës, kërkesa të shpallet e papranueshme.