Njoftim për medie

10.05.2012

Ministri i Drejtësisë i Republikës së Kroacisë, z. Orsat Miljenić, do të vizitojë Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të premten, më 11 maj 2012.

Ministrin Miljenić do ta pres në takim zyrtar kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani.

Takimi do të mbahet në Zyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, me fillim nga ora 11:30. Pas takimit do të mbahet një konferencë e përbashkët me gazetarë.