Njoftim për medie

25.04.2012

Në bazë të Nenit 115, paragrafi 2, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar Raportin Vjetor të punës për vitin 2011.

Raporti Vjetor për vitin 2011 është miratuar në Seancën Administrative të Gjykatës Kushtetuese, të mbajtur më 5 mars 2012.

Raportin mund ta gjeni në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës: www.gjk-ks.org.